LIVE UPDATES
Aktualitet

Nëna me fëmijët në Gjermani, gjykata shqiptare i jep kujdestarinë të atit

5 Janar 2022, 20:43 Nga DOSJA
Nëna me fëmijët në Gjermani, gjykata shqiptare i jep

TIRANË- Ana Gjokola nga Berlini solli shqetësimin e saj në redaksinë e Stop” në lidhje me një proces divorci të bërë në Tiranë, sipas të cilit 3 fëmijët i janë dhënë babait. Ky i fundit ka mbi 5 vjet, që nuk ka asnjë komunikim fëmijët.

Ana tregon, se në vitin 2015 u shpërngulën familjarisht në Gjermani, por për shkak të dhunës psikologjike dhe verbale u nda me bashkëshortin.

Tre muaj pasi burri doli nga shtëpia, Shërbimi Social merr fëmijët për 23 muaj. Ana thotë, se ka bërë 3 herë gjyqe në Berlin, për të fituar kujdestarinë e fëmijëve. Ish-bashkëshortin e kthen policia në Shqipëri dhe rastësisht më vonë, zonja merr vesh, që ishte divorcuar dhe fëmijët i kishin kaluar të atit nga gjykata shqiptare.

“Unë jam Ana Gjokola, jetoj në Berlin dhe kam 3 fëmijë. Në 2015 ne vijmë familjarisht për një jetë më të mirë në Gjermani. Ama dhuna psikologjike dhe dhuna verbale nuk na la, që të jetonim bashkë. Ndahemi. Në Janar ai doli nga shtëpia, në Prill fëmijët i merr Shërbimi Social për 23 muaj. Kam bërë 3 herë gjyqe në Berlin, për të fituar kujdestarinë e fëmijëve. Në Shkurt 2017 atë e ka dëbuar policia për Shqipëri. Në Dhjetor të 2017 unë i kam marrë fëmijët dhe kam rregulluar dhe letrat. Jam me letra gjermane dhe fëmijët i kam në shkollë, kanë një jetë normale. Unë aksidentalisht marr vesh, që unë isha ndarë dhe fëmijët i kanë kaluar babait. Pa asnjë lloj kontakti, pa e ditur për fëmijët, sesi janë, qysh janë, tek janë, ku janë. Ai ka thënë –“I ka braktis mami dhe ka ik me dikë tjetër.” Unë nuk i kam braktis fëmijët e mi për asnjë moment. Gjykata Shqiptare ia ka dhënë atij”, tha denoncuesja.

“Stop” shkoi në fshatin Allgjatë të Vaqarrit, për të takuar ish-bashkëshortin Lulëzim Feza. Por atje gjetën vëllain e tij.

Gazetarja: Si jeni? Unë jam Domenika, gazetare e Stop-it. Do kisha dëshirë të takohesha me Lulëzimin!

Vëllai: S’është këtu!

Gazetarja: Çfarë pune bën?

Vëllai: Punëtor i thjeshtë!

Gazetarja: Ndërtim? Ku?

Vëllai: Po, po!

Gazetarja: Punon në Tiranë!

Vëllai: Po!

Gazetarja: Vetëm Luli punon këtu, te shtëpia?

Vëllai: Po, Luli!

Gazetarja: Sa persona jeni në familje?

Vëllai: Gjithsej jemi 7!

Gazetarja: 7 persona! Vetëm Luli punon!

Vëllai: Vetëm Luli!

Vetë Lulëzim Feza pranon se punon punëtor dhe me pagën e tij jetojnë 7 veta, por nuk ka ndërmend të heqë dorë nga fëmijët.

“Kontakti im me fëmijët i fundit ka qenë përpara se të largohesha nga Gjermania.Unë kisha ditën e fëmijëve dhe më erdhi policia në darkë. Më thanë që do të kthehesh për Shqipëri. Po unë erdha këtu, kapa një avokat. Kam bërë shumë seanca gjyqi, e kam fituar. Gjyqtar kam pas Martin Dedën dhe gjyqin e kam fituar. Psikologia nuk ka folur me fëmijët sepse nuk ka pasur asnjë lloj rekomandimi. Unë marr një rrogë 500 mijë lekë, mbaj 7 persona. Mbahet familja, si nuk mbahet familja”, tha ai.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ana gjokola gjermani ana gjokola gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj