Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Çmimi i naftës në bursë bie me 6%, Bordi e fikson deri më 1 Prill
28 Mars 2022, 11:05Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Çmimi i naftës në Shqipëri nuk do ndryshojë deri te premten, edhe pse në bursa ka pësuar ulje me rreth 6%. Fiksimi i çmimeve nuk po i kënaq qytetarët, të cilët lajmërojnë protestë masive këtë të martë.
Një litër naftë do të blihet në pikat e karburanteve për 245 lekë deri më 1 prill.
Vendimi i bordit të ngritur nga qeveria, është i pakthyeshëm që nga e shtuna, edhe pse në tregun ndërkombëtar çmimi për fuçi ka rënë 6 % këtë të hënë.
Pra, qeveria del nga angazhimi për të kontrolluar abuzimin me marzhin minimal të fitimit.
Në këtë mënyrë ajo po luan lotari, e cila është pranuar edhe nga furnitorët e naftës për të shitur mbi marzhin e përcaktuar ose për të dalë më humbje në rastin më të keq.
Bursa e nisi javën me trend në rënie, por kjo nuk i kënaq qytetarët e as bizneset. Ata do të vazhdojnë të blejnë shtrenjtë, duke iu nënshtruar çmimit të transparencës.
Pra, ngritja e komisionit të çmimeve, nuk ka sjellë lehtësim në treg. Kjo shihet në krahasim edhe me vendet e rajonit, ku vendi ynë kryeson me naftën e shtrenjtë.
Pakënaqësitë në rritje për shtrenjtimin e çmimeve, po rikthejnë sërish qytetarët në shesh. Ata lajmërojnë për një protestë masive pasditen e 29 marsit përballë kryeministrisë./Euronews/
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TROPOJË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tropojës pasi janë kapur duke organizuar lojëra fati me anë të telefonit.Sipas njoftimit të policisë në pr...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se së bashku me ministren Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknurin do të j...
TIRANË– Efektivët e komisariatit të policisë nr.5 në Kamëz janë përpjekur të shuajnë vetë flakët që përfshinë dhomat e izolimit mbrëmjen e të shtunës...
TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga qelia e izolimit në komisariatin numër 5 që u shkrumbua mbrëmjen e të shtunës. Në dhomën ku mbeti i vdekur 26-...
TIRANE– Ekspertët dyshojnë se në Shqipëri mund të ketë hyrë një tjetër variant i Covid-19. Saktësisht, dyshimet janë për një nënvariant të Omicron, quajtu...
TIRANË-Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit në Shqipëri (rezident në Romë), Sh.T.Z. Jauhar S...
TIRANË– Alfred Balla është zgjedhur Kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të ri pas largimit të Gent I...