Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Zgjedhjet për presidentin/Balla: Po afron dita, deputetët të paraqesin ‘short list’ me emra
28 Mars 2022, 09:36Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se së bashku me ministren Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknurin do të jenë të mandatuar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Balla tha se ky proces ndodh brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe dëshira e socialistëve është për konsultim e dialog nga të gjitha palët. Këto deklarata Balla i bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar. Po ashtu ai shtoi se deputetëve u kanë kërkuar një listë me kandidatët që mendojnë për në krye të shtetit.
‘Po afron dita që të kemi një kalendar për zgjedhjet e presidentit të republikës. Duhet të fillojë procesi, dëshira jonë është që të ketë një proces të hapur konsultimesh. Bashkë me mua do të jetë edhe Spiropali edhe Gjiknuri si të mandatuar nga grupi parlamentar për të konsultuar me grupe të tjera, me deputetë për të krijuar një dialog në funksion të procesit të zgjedhjes së presidentit. Prej sot kanë nisur brenda grupit parlamentar, u është kërkuar deputetëve që të vijnë me propozime, një short list të atyre që mund të jenë kandidatë.‘- tha Balla.
TIRANË– Efektivët e komisariatit të policisë nr.5 në Kamëz janë përpjekur të shuajnë vetë flakët që përfshinë dhomat e izolimit mbrëmjen e të shtunës...
TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga qelia e izolimit në komisariatin numër 5 që u shkrumbua mbrëmjen e të shtunës. Në dhomën ku mbeti i vdekur 26-...
TIRANE– Ekspertët dyshojnë se në Shqipëri mund të ketë hyrë një tjetër variant i Covid-19. Saktësisht, dyshimet janë për një nënvariant të Omicron, quajtu...
TIRANË-Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit në Shqipëri (rezident në Romë), Sh.T.Z. Jauhar S...
TIRANË– Alfred Balla është zgjedhur Kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të ri pas largimit të Gent I...
BRITANI E MADHE- Disa shqiptarë kanë tentuar të futen në Angli me avion privat. Tentativa e tyre dështoi pasi u kapën nga autoritetet vendase. Piloti Richard St...
TIRANË– Ditën e sotme 30 familje në Krujë kanë protestuar pranë AKSH në lidhje me shtëpitë e tyre. Ata kanë blerë disa banesa në një pallat në Krujë,...