LIVE UPDATES
Editorial

Covid-19: Gjermania e lë pas Francën në menaxhimin e krizës, si e përballuan pandeminë dy shtetet, pse fitoi sistemi feder

5 Maj 2020, 06:27 Nga DOSJA
Covid-19: Gjermania e lë pas Francën në menaxhimin e krizës,

Gjermania- Në Francë, opinioni dhe mediat e kanë shoqëruar me respekt dhe habi efikasitetin e reagimit të Gjermanisë ndaj Covid-19. Me kureshtje analistë francezë janë përpjekur të zbulojnë sekretin e efikasitetit gjerman edhe në luftën e fundit, për frenimin e vrasësit të padukshëm Covid-19. “Politikanët francezë duhet të mësojnë shumë mësime nga rezistenca gjermane ndaj Covid-19”, shkruan këto ditë “Le Monde”. Në të njëjtën frymë kjo gazetë konstaton një “fiasko të shtetit” francez në përgjigjen ndaj krizës së Coronas.

Kriza e Covid-19 e rifuti Francën në një grup të papreferuar përsa u përket parametrave të frenimit të virusit: në grupin e shteteve të krizës Itali e Spanjë. Ekonomia e dytë për nga madhësia në BE e sheh veten në pozita më të forta vetëm përballë këtyre shteteve. Këtë grup Franca sapo e kishte braktisur në mënyrë mbresëlënëse vitin e kaluar: me një rritje ekonomike prej 1.3 përqind, dyfishin e rritjes ekonomike të Gjermanisë. Franca është lokomotiva e re e rritjes ekonomike të BE, konstatonin disa vëzhgues. Përpjekja këmbëngulëse e Presidentit Macron për ta reformuar tregun e punës në Francë dhe për reformën e pensioneve u përshëndet si impuls nga ekonomia franceze, e cila kaloi në një atmosferë euforike.

Në këtë valë krenarie, nga Franca nuk munguan as thumbimet ndaj fqinjit gjerman: thuajse saktësisht një vit më parë, Presidenti francez Emmanuel Macron formuloi në një konferencë shtypi në Pallatin Elysee fjalinë lënduese për Berlinin se “Gjermania është ndoshta në fund të modelit të saj të rritjes ekonomike”. Kundërshtimi nga Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble se “ne mund të jemi në fund të një cikli rritjeje, por jo të një modeli rritjeje” bëri pak përshtypje në Paris.

Kjo ishte atmosfera kur në fillim të marsit të këtij viti Gjermania dhe Franca u goditën nga Covid-19. Goditja nga virusi e ktheu pandeminë në një test stresi për politikën dhe strukturat shtetërore në të dyja vendet. Faktet flasin që Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel janë treguar më të suksesshëm në menaxhimin e krizës.

Brutaliteti i shifrave na detyron të heqim dorë nga zakoni që shpjegohet me historinë dhe afërsinë: nga vlerësimi (më i lartë) i performancës së vendit tonë kundër asaj të Gjermanisë, shkroi këto ditë (25.04.) e përditshmja franceze “Le Monde”. Shifrat flasin qartë: 25.000 të vdekur në Francë prej gjithsej 168.925 të infektuarish (në një popullsi me 66 milionë banorë) përballë 6866 të vdekurish në Gjermani nga gjithsej 165.664 të infektuar (në një popullsi prej 83 milionë banorësh.)

 

Sistemi federal gjerman e favorizoi sistemin shëndetësor

Çfarë e bëri qasjen gjermane më të suksesshme se ajo franceze në përgjigjen ndaj krizës së virusit? Covid-19 nuk është mposhtur dhe këto konstatime nuk janë përfundimtare. Por pas frenimit të goditjes së parë, mund të nxirren disa përfundime.

Organizimi i shtetit në Gjermani favorizoi një përgjigje më efektive të sistemit shëndetësor gjerman ndaj Covid-19. Sistemi federal u dha landeve në Gjermani (të cilat veç kompetencave të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes, kanë të gjitha kompetencat e një republike) zhdërvjelltësi në testimin vendimtar të popullatës. Me shpejtësi u testua popullata në rrjetin e dendur të spitaleve në çdo land dhe në laboratore, të cilat fituan pa humbur kohë të drejtën për të bërë testime për Covid-19. Deri në 30 prill Gjermania kishte testuar mesatarisht 30.400 vetë për 1 milion banorë.

Krejt ndryshe eci puna në Francë. Sipas burimeve franceze, deri në mes të prillit Parisi ndoqi një qasje thellësisht të centralizuar për kundërmasat dhe kufizimet ndaj Covid-19. Por pakënaqësia në rajone dhe ngadalësimi i funksionimit të administratës e nxitën Presidentin Macron që javën e fundit të prillit ta ndryshojë qasjen e tij. Presidenti kërkoi që në të ardhmen në rajone të ndryshme të avancohej mbi bazën e një logjike të ndryshme, p.sh. për heqjen e masave kufizuese.

Sistemi i centralizuar francez frenoi testimet në masë

Edhe testimet në masë të popullatës u frenuan nga plogështia e administratës në Francë. Shumë laboratorë privatë në Francë u ofruan të gatshëm të bënin testime në masë të popullatës. Por kjo nuk funksionoi. Në sistemin e centralizuar shëndetësor francez, laboratorëve private u nevojitej për këtë qëllim leja e ministrisë së Shëndetësisë në Paris. Kjo leje u vonua në mënyrë të konsiderueshme. Megjithë rritjen graduale të kapaciteteve për testim, edhe aktualisht (30.04.) Franca arrin të testojë 7.103 vetë për milion banorë.

Parimi i trajtimit të barabartë të rajoneve në sistemin francez solli parregullsi edhe në furnizimin me maska mbrojtëse të popullatës. Në medie u raportuan raste kur Parisi konfiskoi në aeroport maska të porositura nga rajonet për popullatën lokale, për t’i dërguar në rajone me nevoja më të mëdha. Kjo do të ishte e vështirë për t’u përfytyruar në Gjermani, përballë autonomisë së gjerë të landeve.

Gjermania e përgatitur më mirë se Franca për një pandemi

Në Gjermani, përgatitja e sistemit shëndetësor për një epidemi rezultoi më e mirë se në Francë. Përsa i përket numrit të shtretërve të kujdesit intensiv, Gjermania kishte që në krye të epidemisë dyfishin e atyre të Francës: 33,9 shtretër për 100.000 banorë në Gjermani përballë 16,3 në Francë. Kjo i dha mundësi Gjermanisë që të ndihmojë edhe Francën: për kurim në reanimacionin gjerman deri tani kanë ardhur 130 pacientë francezë, të cilëve Gjermania u ka ofruar t’u paguajë edhe shpenzimet.

Edhe numri i përgjithshëm i shtretërve në spitalet e Gjermanisë është më i lartë: në Gjermani janë mesatarisht gjashtë shtretër për 1000 banorë, ndërsa në Francë kjo shifër është te mesatarisht 3,1.

 

Ndihma e Gjermanisë për ekonominë – dyfishi i ndihmës  franceze

Dallimi i dytë i madh qëndron me vëllimin e ndihmave shtetërore që Gjermania dhe Franca u kanë dhënë ekonomive të tyre për të përballuar Covid-19. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, mjetet financiare që ka vënë në dispozicion Gjermania janë 34 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), kurse ato të Francës janë vetëm 15 përqind. Gjermanisë ia dha këtë mundësi rritja ekonomike e pandërprerë dhjetëvjeçare dhe tepricat në buxhete. Edhe borxhi i Gjermanisë është i ulët, para krizës së Covid-19 ai ishte 60 % e PBB (tani do të rritet në 70 përqind të PBB).

Kurse gjendja ekonomike nga niset Franca është tjetër: borxhi i Francës në krye të krizës ishte 100 % e PBB (tani pritet të arrijë në 115 përqind).

Ndihma rekord e shtetit u ofron sipërmarrjeve gjermane një bazë më të mirë për të dalë nga recesioni që do të godasë edhe Gjermaninë. Gjendja në frenimin e virusit i ka lejuar Gjermanisë edhe të fillojë më herët se Franca heqjen e kufizimeve publike. Në kohën kur çdo javë kufizime rëndon ndjeshëm prodhimin ekonomik të vendit, në Francë ekonomia ka shprehur drojën se Franca do të mbetet sërish mbrapa të tjerëve.

Themelet e brishta ku u mbështet rritja ekonomike franceze e vitit 2019 i tregon fakti i rënies drastike të PBB në periudhën janar – mars 2020, kur kufizimet për shkak të Covid-19 kishin ndikuar vetëm dy javë: 5,8 përqind ra PBB, rënia më e madhe në një tremujor prej vitit 1949. Ndërsa në Gjermani rënia  për të njëjtën periudhë pritet të jetë në nivelin 2 ose 3 përqind.

 

Raportet e pushtetit: Merkeli në qendër të politikës evropiane

Kriza e Covid-19 hodhi dritë edhe në raportet e vërteta të pushtetit në Evropë: kancelarja Angela Merkel sërish shihet se është “në qendër të lojës politike” në Gjermani dhe në Evropë. Sipas ZDF, 80 % e gjermanëve janë të kënaqur me punën e saj. Në Evropë rindërtimi pas epokës së Covid-19 do të varet nga miratimi i saj për fondet evropiane që do të shkojnë drejt jugut të Evropës.

Ndërsa në Francë, punën e presidentit Emmanuel Macron e vlerësojnë pozitivisht jo më shumë se 46 % e francezëve. Covid-19 bëri që Macroni të pezullojë edhe reformën e pensioneve dhe të sigurimit të papunësisë, për të cilën ai luftoi me vendosmëri vitin e kaluar. Kur kryeministri Edouard Philippe deklaron për Francën se “nuk do të ketë kthim pas në kohën para krizës”, shtrohet pyetja se çfarë do të mbetet pas pandemisë edhe nga politika e Macronit. Performanca e lëkundur në menaxhimin e krizës dhe dobësimi i efikasitetit ekonomik të vendit e dobësojnë fuqinë integruese dhe peshën e Presidentit francez edhe në politikën evropiane.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial angela merkel emmanuel macron angela merkel emmanuel macron


Sondazh

Poll
Editorial 2 Maj 2020, 05:46

Falënderimi i takon Vuçiqit

Kosovë- Ia gërditën shtetin popullit sa ta kujtojë me mall Jugosllavinë, apo ta dëshirojë atë! U arsyetuan investimet e Shërbimit Sekret Serb, që nëpërmjet lake...

Editorial 25 Prill 2020, 12:58

“Bravo i koft valla!” – Merkelmania

“Mediat në Izrael”, thotë Amichai Stein për Deutsche Wellen, “e konsiderojnë atë si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në të gjithë b...

Editorial 20 Prill 2020, 07:18

Evropa ime: Qytetari i diktuar

A qëndron roli i shtetit aty, që mua, familjes sime dhe shumë grupeve shoqërore, që cilësohen si grupe të rrezikuara t’ua përcaktojë, se me cilat rreziqe duhet ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë