LIVE UPDATES
Bota

Covid-19 solli “epokën” e çiklistëve/ Biçikletat po ‘mposhtin’ makinat në rrugët e Europës

4 Korrik 2020, 14:13 Nga DOSJA

ROMË– Edhe para pandemisë, biçikletat po shijonin një rritje të kërkesës nga konsumatorët e ndërgjegjshëm për mjedisin, por rreziku i infektimit në autobusë dhe metro e ka rritur më tej ndërgjegjësimin për të mos frekuentuar mjedise të mbyllura dhe të populluara. Rritja e ofertës për biçikleta elektrike të cilat kanë një fuqi të shtuar përmes një motorri elektrik, kanë eleminuar faktorin djersë, duke e bërë biçikletën një mundësi të vlefshme për më shumë konsumatorë menjëherë pas bllokimit të shumë aktiviteteve pas shpalljes së pandemisë globale.

Qeveritë janë duke e ushqyer këtë trend, duke ofruar incentiva në blerje që variojnë nga 100 euro (113 dollarë) deri në 1.500 euro për përdoruesit e “biznesit të rëndë” të biçikletave elektrike. Sipas Federatës së Ciklistëve Europian, qytetet nga Berlini në Lisbonë po hapin edhe më shumë hapësirë për pedaluesit, me gati 1.500 kilometra (930 milje) korsi të reja të premtuara si rezultat i krizës së shëndetit publik.

“Njerëzit duan lëvizje vetë-mbështetëse dhe të qëndrueshme, që është një transformim në shoqëri,” tha Susanne Puello, një veteran në industri që ndihmon në drejtimin e biznesit e-bike di Pierer Mobility AG, duke përfshirë markat Husqvarna dhe R Raymon. “Corona është një nxitje fenomenale në atë drejtim.”

Të ardhurat do të trefishohen në më shumë se 100 milion euro (113 milion dollarë) në vitin 2020 krahasuar me dy vjet më parë, dhe prodhuesi pret që shitjet të rriten në rreth 500 milion euro deri në vitin 2025, duke e vendosur atë në mesin e kompanive me peshë të industrisë si prodhuesi holandez Açell Group NV, Specialized Bicycle Components Inc të SHBA-ve, dhe Taiëan Giant Manufacturing Co. e Merida Industry Co.

Kërkesa në rritje ka shtyrë edhe shërbime të reja si Sëapfiets (shërbim biçiklete, ku ti paguan një tarifë mujore dhe ke në dispozicion kompaninë me një telefonatë në çdo moment). Kompania me qendër në Amsterdam që ofron abonime për biçikletat, ditën e enjte njoftoi se planifikon të zgjerohet në Londër, Milano dhe Paris para fundit të vitit, pasi rriti kërkesën gjatë pandemisë ngriti bazën e saj të klientëve në më shumë se 200,000 mijë persona.

Kompania – me shumicë pronësie të Pon Holdings BV, prodhuesi i biçikletave Gazelle dhe Kalkhoff – planifikon të shtojë më shumë biçikleta elektrike dhe skutera në gamën e saj. Swapfiets ofron me qira afatgjata dhe ndryshon nga shërbimet ad-hoc si Jump i Uber Technologies Inc., i cili ndryshoi shërbimet në mes të përhapjes së sëmundjes.

“Corona kontribuon vetëm në vendim, por nuk është në të vërtetë shkaku,” tha Onno Huyghe, drejtor menaxhues në Sëapfiets. “Shumica e njerëzve thjesht e kuptojnë se biçikleta është mjeti më i mirë i transportit” në qytet.

Gjatë mbylljes, njerëzit në të gjithë Gjermaninë kaluan dy herë më shumë kohë duke hipur në biçikleta se më parë, sipas Stephanie Krone, një ekspert i trafikut në shoqatën gjermane të çiklizmit ADFC. Dyqanet e biçikletave aktualisht po shohin një “bum të paparë”, por që kjo të vazhdojë, komunat duhet të përmirësojnë infrastrukturën për të akomoduar të gjithë të ardhurit, tha ajo.

Kërkesa në ekonominë më të madhe të Europës mbështetet pjesërisht nga programet si përfitime fiskale për punëdhënësit për të siguruar biçikleta me qira për punëtorët, si pjesë e përpjekjeve të Gjermanisë për të luftuar ndryshimin e klimës. Puello vlerëson se një në katër biçikleta elektrike, që zakonisht kushtojnë më shumë se 2,000 euro, ishte dhënë me qira vitin e kaluar.

Gjermania është deri tani tregu më i madh i biçikletave në Europë, me 1.36 milion biçikleta elektrike të shitura në vitin 2019 – më shumë se dyfishi i numrit krahasuar me tre vjet më parë. Për krahasim, 3.6 milion makina u shitën në vend vitin e kaluar, dhe tregu ka rënë 35% në gjysmën e parë të vitit 2020.

Sipas Federatës së Çiklistëve Europianë, ky bllokim bëri që autoritetet në 32 nga qytetet më të mëdha të Bashkimit Europian të bëjnë përmirësime të planifikuara. Belgjika, Danimarka dhe Hollanda janë pionierë të korsive të shpejta të krijuara për pedaluesit.

Shumë nga planet vijnë në kurriz të trafikut të makinave. Për shembull, Roma e mbingarkuar keq, kryesisht me korsi biçikletash, ka pikturuar në rrugët ekzistuese korsi të reja biçikletash, dhe Berlini dhe Parisi vendosën korsi pop-up në mes të pandemisë.

Gratë janë një nga nxitësit kryesorë për rritjen e shitjeve të biçikletave. Giant krijoi një markë të veçantë të përqendruar tek femrat, ndërsa Puello i Pierer konfirmoi që Husqvarna kishte një qasje gjinore tradicionale, sepse portofoli i ndërmarrjeve suedeze fokusohej tek makinat qepëse.

Në një farë mase, fitimi i industrisë së biçikletave është dhimbja e konsumatorëve të makinave. Më shumë se gjysma e konsumatorëve i shikojnë biçikletat elektrike si një zëvendësues të përshtatshëm për disa përdorime të makinave, dhe 28% shohin biçikletën elektrike në pozitë të njëjtë duke qenë tërësisht e zëvendësueshme për makinat për transport të brendshëm në qytet, sipas sondazhit nga Internetstores, një shitës me pakicë i biçikletave në internet në pronësi të miliarderit austriak Signa Holding GmbH i Rene Benko.

Kompania pret që tendencat e pedalizmit ta ndihmojnë atë të rritet me rreth 30% në vit në vitet e ardhshme, një normë që mund ta vendosë atë të arrijë në 1 miliardë euro të ardhura qysh në vitin 2023.

“Njerëzit kalojnë nga makina në biçikletë për të përmirësuar shëndetin dhe formën e tyre fizike, për të kursyer para, sepse ata kënaqen duke pedaluar për hir të mjedisit dhe shëndetit dhe kursejnë paratë e përdorimit të makinës dhe palestrës,” tha Hans Dohrmann, drejtori menaxhues i Internetstores. “Ata duan palestër pa rezervuar një orar.”

Marrë nga Gazeta SI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote


Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait