LIVE UPDATES
Sport

Dalin DOKUMENTAT, Veliaj aksioner i paligjshëm te klubi Tirana

30 Janar 2022, 13:50 Nga DOSJA

TIRANË- Erion Veliaj e argumenton ndërhyrjen e tij të fuqishme në procesin për zgjedhjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), me atë që ai e konsideron si “interes i ligjshëm”, për shkak të faktit se Bashkia e kryeqytetit që ai drejton është aksionere në Klubin e Futbollit “Tirana”.

Veliaj, në një reagim pas audio-regjistrimit skandaloz, ku ai dëgjohej të përdorte fjalor rrugaçëror dhe presion ndaj kreut aktual të FSHF-së, Armando Duka, në një takim informal me përfaqësues të shoqatave sportive të Tiranës, e theksoi faktin se ai është aksioner në klubin futbollistik kryeqytetas.

U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj! Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit ‘Tirona’, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së…” thuhet ndër të tjera në reagim.

Por, sa legjitime janë aksionet e Bashkisë së Tiranës në Klubin Sportiv “Tirana” dhe më tej, sa i legjitimuar është Erion Veliaj për të ndërmarrë “betejën e jetës” së tij kundër Armando Dukës?

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, “Klubi i Futbollit Tirana” është në pronësi të biznesmenit Refik Halili, me 66 përqind të aksioneve dhe Bashkisë së Tiranës, me 34 përqind të aksioneve.

Aksionet që zotëron Bashkia e Tiranës në klubin e futbollit “Tirana” janë në kundërshtim me ligjin “Për Sportin”.

Më konkretisht;

Në 26 Korrik 2020, Parlamenti miratoi disa ndryshime në “Ligjin për Sportin”. Bazuar në këto ndryshime, neni 22 i ligjit formulohet në mënyrë të tillë:

“1. Institucionet  publike  qendrore  dhe  vendore, që  kanë  në  zotërim  aksione  të  shoqërive  tregtare sportive, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji i  nxjerrin  ato  në  shitje  në  përputhje  me  rregullat dhe  procedurat  e  përcaktuara  në  legjislacionin  në fuqi.

• Pas kalimit të këtij afati, institucionet publike qendrore dhe vendore  nuk  mund  të  zotërojnë aksione të shoqërive tregtare sportive.

• Nëse në  përfundim  të  periudhës  një-vjeçare, aksionet  e  zotëruara  nga  institucionet  publike  në shoqëritë   tregtare   sportive   nuk   shiten,   këto   të fundit  marrin  formën  sipas  përcaktimeve  të  nenit 21 të këtij ligji.” Këto ndryshime ligjore janë botuar në “Fletoren Zyrtare” në 26 Gusht 2020 dhe kanë hyrë në fuqi 15 ditë më pas, në 10 Shtator 2020.

Po ashtu, Bashkia e Kukësit, megjithëse me vonesë, ka shpallur në Dhjetor 2021 tenderin me objekt “Vlerësimi i aseteve dhe përgatitja e dokumentave për shitjen me ankand të aksioneve të Futboll Klub Kukësi Sh.a”. Ndërkohë, ekipe të mirënjohura shqiptare, si “Partizani” dhe “Dinamo” apo “Teuta” tashmë janë 100 përqind në pronësi të subjekteve private.

Partizani është në pronësi të plotë të Gazment Demit, ndërsa Dinamo është në pronësi të biznesmenit Ardian Bardhi.

Klubi durrsak, “Teuta”, është në pronësi të disa aksionerëve privatë, ku shumicën e zotëron Edmond Hasanballi. Ndërkohë, edhe njësi vendore të vogla kanë ndërmarrë procedura për shitjen e aksioneve, në zbatim të ligjit “Për Sportin”. Kështu, Bashkia e Sarandës ka shpallur në Dhjetor 2021 ankandin për shitjen e 100 përqind të aksioneve të klubit të futbollit “Butrinti”.

Bashkia e Pogradecit shpalli në Gusht të vitit 2021 procedurën e ankandit për shitjen e 100 përqind të aksioneve të skuadrës së futbollit të qytetit, megjithëse u anulua për shkak të konkurencës. Pra, duket qartë se Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë ndërmarrë as përpjekjet më minimale për të tjetëruar aksionet e tyre në Klubin e Futbollit “Tirana”, në respekt të ligjit “Për Sportin”.

Dhe, nëpërmjet kësaj situate anti-ligjore, Veliaj betohet se “do të kapë edhe FSHF-në si i vetmi ishull që ka mbetur pa e vënë në dorë”, siç dëgjohet në audio-regjistrimin e publikuar pak ditë më parë.

Marre nga Boldnews

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport erion veliaj klubi tirana erion veliaj klubi tirana


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit