Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Dalin në ankand sendet e Amy Winehouse, babai i këngëtares tregon se ku do të shkojnë fondet e mbledhura
11 Maj 2021, 11:54Nga DOSJA
SHBA- Babai i këngëtares së ndjerë, Mitch Winehouse tha për prestigjozen “The Mirror” që në nder të 10-vjetorit të vdekjes së së bijës Amy Winehouse do të nxirrnin në ankand dia nga sendet personale të këngëtares.
Ai u shpreh se teksa koha kalon bëhëej më e veshtire të shihnin rrobat dhe sendet e saj personale.
“Sendet e Amy-t kanë qenë të mbyllura për një kohë të gjatë dhe familja vendosi që të mbanim gjërat më të çmuara, personale, për veten tonë, dhe nxjerrja në ankand e të tjerave do të ndihmonte ata që kanë nevojë përmes fondacionit dhe organizatave të tjera bamirëse,” -tha Mitch.
“Me përvjetorin e vdekjes së saj, për familjen është jashtëzakonisht prekëse të shikojë veshjet e saj të bukura të varura në dollap, kështu që ne vendosëm të nxjerrim në ankand këto veshje skenike”, shtoi më tej ai.
Ankandi do të fillojë në muajin nëntor dhe kompania “Julien” tha në faqen e internetit se ankandi do të përfshijë disa nga veshjet më ikonike skenike, të seteve fotografike dhe veshje performuese të Amy-t. Veç veshjeve, pjesë e ankandit do të jenë edhe këpucët, bizhuteritë dhe aksesorët e këngëtares së ndjerë.
Çanta në formë zemre që Amy mori në “Brit Awards 2007” do të jetë një ndër artikujt që do të dalë në ankand. Çanta pritet të arrijë vlerë më të madhe se 19,500 dollarë.
Shtëpia e ankandit ka thënë se të ardhurat do të shkojnë për “Amy Winehouse Foundation”, që u krijua nga prindërit e saj në vitin 2011, pasi ajo ndërroi jetë.
“Duket një mënyrë e përshtatshme për të mbledhur fonde në emrin e saj,“- tha i ati i Winehouse për “The Mirror”.
Amy Winehouse ndërroi jetë më 23 korrik të vitit 2011, për shkak të helmimit nga alkooli, në moshën 27-vjeçare. Në atë kohë, hetimi mjeko-ligjor për vdekjen zbuloi se Amy kishte kaluar më shumë se pesë herë kufirin e alkoolit kur vdiq.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Aktori i famshëm, Tom Cruise ka pohuar se pas probleme që ka patur me “Hollywood Foreign Press Association” ka kthyer të gjitha çmimet e fituara në...
SHBA– Për muaj me rradhë, Olivia Wilde ka qënë në fokusin e mediave për shkak të lidhjes me këngëtarin Harry Styles shumë pak kohë pas ndarjes me Jason Su...
BRITANI– Këngëtarja Adele ka humbur të atin në moshën 57-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë. Ky lajm u bë i ditur nga e prestigjozja ‘T...
SHBA– Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me një sukses ndërkombëtar ka publikuar albumin e saj të dytë pas një pune të gjatë e intensive.Puna duket sikur po...
SHBA– Një fotografi ku gjyshërit e Rita Ora dhe Dua Lipa shihen duke shijuar një pije në Kosovë në vitet 1960 ka qarkulluar në mediat sociale. Kjofotografi e po...
DashiDitë interesante për marrëdhëniet, nuk është e nevojshme ta shtyni veten të dashurojë, nëse mendoni se dikush ju pëlqen ju shkoni për të. Në punë do të ish...
TIRANË– Familja Kujofsa ka humbur një person të shtrenjtë; motrë e saj të vogël! Në një status me fjalë të ndjera në Instagram, ajo shkruan se motra ...
SHBA– Melinda French Gates kishte shqetësime në lidhje me marrëdhëniet e burrit të saj me të dënuarin për sulme seksuale dhe pedofili, Jeffrey Epstein kur...
TIRANË- Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina kanë qenë kohët e fundit në qendër të thashethemeve për një romancë mes tyre. Asnjëri nga konkurentët e emisionit ‘...