Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Federata Shqiptare dhe Kristian Panuci nga një marrëdhënie miqësore e lidhur me një kontratë për të cilën italiani falenderonte FSHF në çdo dalje publike dhe jo vetëm, që i dha mundësinë e madhe të karrierës si trajner, po kthehet në urrejtje.
Një respekt i maskuar që paralajmëronte, këtë revansh me fjalinë “Presidenti vendosi të më shkarkojë”, duke mos pranuar asnjëherë dorëheqjen dhe pse rezultatet flasin vetë 9 humbje 2 barazimesh e 4 fitoresh. Shumë shpejt palët mund të përfundojë në gjykatën e arbitrazhit sportiv të Lozanës. Top Channel ka mundur të sigurojë kërkesën që studio ligjore që përfaqëson ish-trajnerin kuq e zi Kristian Panucin ka sjellë pranë FSHF-s.
Mes të tjerave në këtë kërkesë Federatës Shqiptare të Futbollit i kujtohet kontrata që ka patur me ish-trajnerin Panuci ku bëhen edhe përllogaritjet e bonuseve që ai do të duhet të përfitojë sipas saj. Barazime e arritura në shtëpi kanë një bonus prej 4000 eurosh, në transfertë 8000, ndërkohë që fitoret e arritura në shtëpi arrijnë shifrën e bonusit prej 10.000 eurosh dhe fitorja në transfertë 15.000. Si rrjedhojë avokatët kanë renditur të gjitha ndeshjet e kombëtares kuqezi me rezultatet pozitive, ndeshje të cilat i ka fituar Sulejman Mema dhe Ervin Bulku në Andorra, takimi i parë dhe më pas Edi Reja. Pavarësisht se nuk ka asnjë kontribut Kristian Panuci në këto rezultate, avokatët nxitojnë FSHF duke i vendosur edhe afate të shpejta pagese, për të mos çuar çështjen më tej në gjyq.
“Në vazhdim të asaj që është thënë më sipër, nga klienti ynë Cristian Panucci, i kërkojmë Federatës shqiptare të Futbollit të respektojë detyrimin për pagesën prej 54 mijë Eurosh ndaj tij në bazë të kontratës, një pagesë që duhet bërë brenda 7 ditëve nga marrja e kësaj letre. Në rast se ky detyrim nuk shlyhet brenda afatit kohor të përcaktuar më sipër, do të çojmë kërkesën tonë në një shkallë tjetër siç e parashikon ligji për të mbrojtur interesat e klientit tonë. Besojmë se kjo çështje do të zgjidhet në mënyrë miqësore, brenda afatit të përcaktuar”.
Ndërkohë që edhe FSHF nga ana e saj ka marrë masat duke u konsultuar me avokaten që e përfaqëson në CAS dhe çështjet ndërkombëtare, si Antonio Rigozzi, i njohur për gjyqin e fituar ndaj Serbisë në KAS të Lozanës, për ndeshjen e ndërprerë nga droni.
“Federata Shqiptare e Futbollit duhet t’i dërgojë ish-trajnerit një letër ku të sqarohet se bonuset janë vetëm për ndeshjet që ai ka drejtuar skuadrën dhe ftojeni atë në CAS nëse mendon se gjykata mund të ketë ndonjë interpretim tjetër”.
Marrë nga Top Channel
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI- Inter rikthehet te fitorja dhe ketë e bën në mënyrë spektakolare kundrejt një kundërshtari si Genoa që u duk sikur kishte ardhur në Milano për “turizëm”....
Skuadra e Ajax dalë në një komunikatë zyrtare dhe ka bërë me dije se mbrojtësi Daley Blind ka një problem në zemër.Problemet 29 vjeçari i shfaqi në ndesh...
TIRANË- Bekim Balaj dhe Odise Roshi, dy futbollistët e Kombëtares vizituan Spitalin e Traumës në Tiranë, për t’i bërë një surprizë vogëlushit 10 vjeç...
Cristian Ansaldi, futbollisti i Torinos, ishte viktimë e një vjedhje në shtëpinë e tij.Në momentin që hajdutët morën çdo gjë me vlerë, familja e tij nuk ...
TIRANË- Ditë të qetë para stuhisë, kështu mund të përkufizohet atmosfera tek Flamurtari,në pritje të likujdimit për pagat e pakryera nga klubi. Në fakt, ës...
Uefa ka gjobitur Federatën e Futbollit të Turqisë dhe ka paralajmëruar më shumë se 20 lojtarë për përshëndetjen ushtarake në ndeshjet e Tetorit të vlefshme për ...
TIRANË– Christian Panuçi, ish-trajneri i Shqipërisë ka paditur Federatën Shqiptare të Futbollit. Italiani pretendon bonuset sipas pikëve që ka marrë...
ITALI- Për Interin përballja me Genoan mund të konsiderohet sfida më e rëndësishme për vitin 2019. Në Giussepe Meazza zikaltrit nuk kërkojnë më asnjë hap fals p...
KATAR- Botërori i Klubeve që po organizohet në Katar po shërben si provë për këtë shtet i cili do të organizojë Botërorin e 2022. Infrastruktura dhe siguria jan...
ARGJENTINË- Diego Armando Maradona. I kthjellët, pa filtra, në stilin e tij maradonian. “El Diez” flet për gjithçka dhe për këdo në intervistën për ...