LIVE UPDATES
Insights

“Dashuria s’të bën të vuash”, gruaja nga Saranda që rifilloi të jetojë pas 20 vitesh xhelozi e dhunë

12 Dhjetor 2019, 20:50 Nga DOSJA
“Dashuria s’të bën të vuash”, gruaja nga

TIRANË- Kur Entela Gjoni, drejtoresha e shoqatës “Jona” në Sarandë më tregoi pak historinë e Ninës, nuk e mohoj që prisja të takohesha me një grua të “vrarë” në fytyrë dhe isha gati e sigurt se vuajtja do të ishte krejt e lexueshme tek ajo. “Një grua që vuan prej 20 vitesh me një burrë xheloz deri në sëmundje edhe të dhunshmëm”, mendova, “duhet të jetë e sfilitur”.

Por kur hymë në dyqanin ku punon Nina, një grua flokë gështenjë e buzëqeshur, madje me një shkëlqim të syve gjithë shpresë, mi rrëzoi të gjitha paragjykimet. Nina është lindur e rritur në një fshat të Tepelenës dhe nuk arriti dot të shkollohej në ato kushte të vështira ku jetonte familja e saj.

“Jemi martuar me mblesëri. Kemi qenë si i thonë të parët “unë s’dija ç’ishte, edhe ai s’dinte”-më thotë duke buzëqeshur ndërsa ulemi në një qoshe të dyqanit e unë jam gjithë sy e veshë për të dëgjuar historinë e saj. Problemet me të shoqin nisën që kur u martuan e madje që herët ajo kishte dashur të ndaheshin por pritja e fëmijës së parë e detyroi të qëndronte me të, me shpresën që gjërat do të ndryshonin.

“Ishte shumë xheloz, i fiksuar, gati i sëmurë, mos dil, mos bëj. I thosha gjithmonë, po të kishe ndonjë grua të bukur ç’do bëhej, se nuk isha as ndonjë tip që kam pas qejf të vishesha”. Në përpjekje për të ndryshuar sadopak jetën e tyre, familjarët e saj i ndihmuan të zhvendosën në fshatin Gjashtë në Sarandë. Por sërish, bashkëshorti jo vetëm që “I nxinte jetën” nga xhelozia por edhe nuk punonte. Ndërkohë pas vazjës, kishte ardhur në jetë fëmija e tyre i dytë, një djalë.

“Nuk punonte, kishte atë fiksimin, nuk po iki të punoj se mos më ikën kjo. E shtymë si e shtymë për qeranë, për të ngrënë dhe hanim dhe s’hanim. Pastaj u sëmur dhe djali, filloi të mbyllte dhe derën me kyç. Natën zinte derën se kishte hall se mos e zinte gjumi dhe dilja unë përjashta”.

Fiksimi i të shoqit se ajo mos largohej natën, gati i mori jetën djalit të tyre një natë ndërsa fëmija u sëmur me temperaturë të lartë. Hallet u shtuan dhe për 3 vite u deshën kura të vazhdueshme mjekësore. Veç kësaj, xhelozia vazhdonte ndërsa i shoqi thuajse nuk punonte fare ndërsa nisi të bëhej i dhunshmëm.

Një moment i vështirë dhe i keq për të shoqin, duket se ndryshoi rrjedhën e jetës për Ninën dhe fëmijët veçanërisht. Atë e burgosën (jo për dhunë) dhe kështu Nina mundi të fillojë punë. Më pas, përmes disa shoqeve, ajo u njoh me vajzat dhe gratë e Shoqatës “Jona” në Sarandë të cilat jo vetëm e këshilluan si të vepronte, por i ofruan ndihmë ligjore dhe psikologjike.

“Vajzat e shoqatës më dhanë guximin, më kanë ndihmuar jashtë mase. Më kanë ndihmuar edhe me avokatë, psikologë. E takuan dhe atë (burrin) 2-3 herë dhe sikur janë qetësuar, janë më ndryshe gjërat. Shyqyr gjeta punë, gjeta përkrahje te Entela, te Xheni, shumë mbështetje. Më ndihmuan edhe të gjeja shtëpi. Kam punën këtu afër, kam edhe psikologen që çoj vajzën se janë stresuar dhe ata se gjithmonë sherr”.

Ndihma psikologjike iu ofrua edhe 2 fëmijëve, të cilët siç tregon vetë Nina ishin të dërrmuar nga problemet e vazhdueshme brenda familjes. Por pavarësisht gjithë çka hequr, Nina nuk është e sigurt nëse do që të divorcohet nga i shoqi. Për më tepër, ajo mendon se fëmijëve u nevojitet babai dhe shpreson që ai të ndryshojë.

“Kur mendoj për fëmijët, nuk e mendoj ndarjen. E shikoj që është tjetër gjë kur është ai. Edhe unë jam më e sigurt për fëmijët kur kam atë në shtëpi. Por nëse ai nuk do ndryshojë… Tani nuk bën më naze, po unë akoma vazhdoj të paguaj çdo gjë. Është shumë më ndryshe nga çfarë ishte 20 vjet më përpara”.

Mes rrëfimit që ajo përpiqet ta justifikojë, mbase nga mënyra dhe ambjenti ku është rritur. Mbase kështu e kanë mësuar që “gruaja duhet të rrijë e mbyllur në shtëpi”. Por kur e pyes se si mund të quhet ajo që ndien i shoqi, për Ninën kjo nuk është dashuri.

“Dashuria nuk të bën të vuash. Ai mua më bën të vuaj, ndaj nuk e quaj dashuri. Ia kam thënë shumë herë, por më thotë që ty dua të kem vetëm për vete. Unë nuk mendoj se është dashuri, fiksim po”. Sot Nina është më e qetë, fëmijët po rriten dhe e ndihmojnë. Por ajo që e bën të buzëqeshë sërish është pikërisht puna dhe njerëzit që e rrethojnë.

“Më bën të ndihem mirë puna, shoqëria, ambienti që kam gjetur. Kur isha e mbyllur në shtëpi, kam qenë tjetër njeri dhe gati arrita në depresion. Tani kam edhe punën që më pëlqen. Përveç anës financiare ndihem mirë dhe nga pronarët, më respektojnë. Që kur kam ardhur në punë kam ndryshuar edhe si njeri, jam më e qeshur”.

Ajo vazhdon të takohet me Entelën dhe Xhenin, apo edhe anëtaret e tjera të Shoqatës “Jona” dhe falë përkrahjes së tyre, ndryshe nga shumë vite më parë, Nina nuk i trembet më opinionit apo gjykimit të njerëzve. Ajo madje dëshiron ta tregojë historinë e saj për të gjitha ato gra që si ajo, nuk dinë ku të gjejnë mbështetje.

“Jona” është një shoqatë jo-fitimprurese, e cila vepron në Sarandë që nga viti 2001 dhe është pjesë e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas (AWEN). Me më shumë se 50 anëtare, kjo shoqatë ka 18 vite që kontribuon në mbrojtjen e të drejtave të grave si pjesë e të drejtave të njeriut, rritjen e imazhit publik të gruas përmes prezencës së saj në jetën politike e publike dhe zhvillimin e mundësive për të forcuar pozicionin e grave në komunitet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog erjona rusi historia e gruas nga saranda erjona rusi historia e gruas nga saranda

Sondazh

Poll
Insights 10 Dhjetor 2019, 09:52

Samit sipas shijes ruse

Nuk ka si bëhet më mirë, duhet të ketë menduar presidenti rus, Vladimir Putin në samitin e Ukrainës në Paris. Perëndimi dhe Ukraina janë të gatshëm për lëshime ...

Insights 9 Dhjetor 2019, 20:18

Nga Elkier Bushkolaj Tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 vdekur,qindra të plagosur dhe dhjetëra familje të pastreha po rezulton të jetë KÇK-ja e fundit pë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë