LIVE UPDATES
Insights

Si ua shkel Edi Rama dinjitetin qytetarëve sa herë që u flet

5 Dhjetor 2019, 21:12 Nga DOSJA
Si ua shkel Edi Rama dinjitetin qytetarëve sa herë që u flet

Çdo ditë luhet me dinjitetin e njeriut dhe shumë pak ndalen seriozisht në të. Janëskena që ndodhin para syve tanë, nga njerëz që kanë njëfarë pushteti, dhe këtu nuke kam fjalën vetëm për atë politik. Çdokush që ka një pozicion dominant në familje,shoqëri, komunitet e jetë publike ka riskun e madh që të shkelë dinjitetin e dikujt,dashur ose padashur (megjithëse unë nuk i besoj padashjes).

Përmes përdorimit tëfyerjeve, etiketimeve, stigmave, talljeve, pseudo-humorit, nënçmimeve njerëzitcënojnë atë që quhet dinjitet.Çfarë është dinjiteti? Gjendja apo ndjenja që kemi ose përjetojmë për shkak tëvlerave që ia dimë vetes dhe që kemi dëshirë t’i shfaqim e presim që të tjerët të na irespektojnë. Të qenët i nderuar ose vlerësuar nga të tjerët dhe të paturit vetë-respektthonë fjalorë të ndryshëm.

Do të thotë se njeriu, pavarësisht çdo diference me tëtjerët, gëzon vlera të padiskutueshme. Çdokush që vë në lojë, tallet, dhunon, përbuz,përçmon dikë, nëpërkëmb fillimisht dinjitetin e personit. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u theksuar sepse prej shkeljes së dinjitetit rrjedhin gjithë pasojat e tjera negative që i ndodhin njeriut në jetën e tij kryesisht sociale e emocionale. Madje për të mbrojtur nderin e dinjitetin, njerëzit përgjatë historisë kanë ndërmarrë masa nga më ekstremet. Kjo për të treguar sesa rëndësi ka dinjiteti për jetën e njeriut.Por a e di këtë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kur në mënyrë të përsëritur e tëpaprecedentë dhunon dinjitetin e individëve që për një arsye të caktuar i gjendenpërballë dhe komunikojnë me të?

Ja për shembull, këto ditët e katastrofës natyrore,kur kryeministri nuk pati turp të bënte shoë në kurriz të fatkeqëve, një burrë ishqetësuar i formuloi një ankesë sipas mënyrës së tij. Dhe ç’bëri Edi Rama do thoni ju? Sigurisht që u tall, baltosi dinjitetin e të vuajturit dhe si një palaço i oborrit të tij, gajasi ndjekësit e nënshtruar. Gjithë mediat e transmetuan. Burri i panjohur si pasojë e objektifikimit të tij nga kryeministri bëri xhiron e rrjetit. Tjetër rast, një grua i shpreh admirim, kryeministri sërish tallet, pasi humor nuk di të bëjë, duke e paralajmëruar se mos e sheh burri nga ekrani.

Ç’donte të thoshte Edi Rama në këtë rast? Sërish objektifikoi individin duke ia përdhosur dinjitetin, dhe sërish videoja me zonjën, për shkak të kryeministrit po bën xhiro në rrjet.Këtë punë bën rregullisht Rama edhe në Facebook. Nëse bëni një vëzhgim të shpejtëtë përgjigjeve të tij, do të konstatoni ironi, sarkazëm, batuta me gjurmë narcisismi,përgjigje me njolla personaliteti histrionik, reagime me tipare anti-sociale. Të gjithai bashkon përçmimi i atyre që nuk janë në rrjedhën e tij.

Pra Edi Rama nuk di tërespektojë diferencën, nuk di të vlerësojë e të dallojë njeriun si qënie nga opinioni itij. Pavarësisht të qeshurave që i vishen këtyre rasteve, ato përfaqësojnë qartazimosrepektimin e diferencave mes njerëzve dhe shtypjen e tyre akoma edhe mëshumë në shtresën që u takon -të nënshtruarit, të shtypurit, të tjerët. Edhe në rastetkur sforcohet të respektojë kamarierin shqiptar në Itali, sërish i drejtohet si “laclagjeje” “O figurë” dhe pa i marrë leje tjetrit e objektifikon sërish përmes kamerasdhe e poston në rrjete sociale. Pra Edi Rama nuk do, nuk pranon kurrsesi t’i trajtojënjerëzit si qënie dinjitoze dhe të pavarura prej qëllimeve të tij.Më e rënda fare është kur Edi Rama ndërvepron me fëmijët.

E bëri për të qarë njëdjalë të vogël kur i tha “Mos ma drejto mua automatikun”. Kryeministri ka vështirësitë konsiderojë moshën e fëmijës, lodrën e tij, si dhe kontekstin. Ai thjesht synon tëbëjë për të qeshur audiencën, pa menduar aspak se po shkel mbi dinjitetin dhepersonalitetin e një vogëlushi. Ai i jep të drejtën vetes të vendosë se çfarë duhet tëbëjë djali i vogël, të ikë apo t’i ulet në prehër sulltanit të madhërishëm. E bën këtëpa i marrë leje fëmijës, por si një sadist par exellence, e objektifikon fëmijën nëpublik, bashkë me lotët e tij të pastër.

Dhe kështu, kryeministri i Shqipërisë, fatkeqësisht nuk ndalet. Ai nuk ua mbrondinjitetin shtetasve të tij, siç detyra ia kërkon, përkundrazi ua dëmton rëndë. Ai ushtron përçmime, tallje, etiketime, bullizëm jo vetëm ndaj individëve por edhekomuniteteve gjithashtu. Ai marxhinalizon mediat dhe gazetarët duke i quajturkazan, marxhinalizon aktivistët duke tentuar t’ua zhvlerësojë figurën përmesakuzave të pabaza.

Por a e ka lexuar kryeministri kushtetutën e vendit të tij, nenin 3 ekzaktësisht sipastë cilit, dinjiteti i njeriut bën pjesë tek ato shtyllat kryesore të shtetit të cilat janë tëdetyrueshme të respektohen dhe mbrohen? Pra, do/s’do kryeministri, i pëlqejnë apos’i pëlqejnë bashkëqytetarët e bashkëfshatarët e tij duhet të frenojë cinizmin dhe tëshprehë përulje siç edhe ligji e detyron dhe feja e këshillon. Përndryshe, organizatatqë merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, falë Zotit marrin fonde boll, duhet tësolidarizohen e të formulojnë çështje gjyqësore kundër kryetarit të qeverisëshqiptare, i cili çdo ditë me prepotencën e njeriut të paditur e fodull shkel qëllimisht dinjitetin e shtetasve të tij.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione edi rama jeta dedja edi rama jeta dedja

Sondazh

Poll
Insights 4 Dhjetor 2019, 15:14

Borxh në kohërat e tërmetit

TIRANË- Në industrinë e sigurimeve ka një aksiomë: Nuk ka risk të pasigurueshëm, por ka risqe për të cilin njerëzit nuk janë të gatshëm të paguajnë primin ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj