Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Insights
8-vjeçarja: Babi e mami më thonë mos ki frikë nga tërmeti, por vetë dridhen
1 Dhjetor 2019, 20:57Nga DOSJA
TIRANË- Ana është një vajzë tetë vjeçe dhe unë e kam mikeshë të vogël. Ajo më thërret në emër, pasi më konsideron shoqen e saj. Me lejen e mamit, kemi edhe ndonje sekret siç kanë të gjitha shoqet e mira.
Sa më pa sot në rrugë, erdhi me vrap dhe pasi më përqafoi, më pyeti:- u trembe nga termeti? -Po Ana, shumë, po ti? Ana duke qeshur mu përgjigj:- Unë fare Lira, po babi me mamin dhe nënën, janë trembur shumë.
Kur ra tërmeti babi më rëmbeu nga krevati dhe më mbante në krah duke ndenjur te dera. Mami bënte “obobo” me zë të ulët, ndërsa nëna lutej. Kemi dy ditë që rrimë në makinë. Sa shkojnë në shtëpi të marrin diçka dhe dalin me vrap. –po kanë frikë Ana dhe frika nuk është turp. Mund të bjeri prapë një tërmet- po jo në Tiranë- ndërhyri Ana:- se e tha dhe ai xhaxhi shkencëtari, që studion tërmetet, po babi dhe mami nuk besojnë.
Po ti Lira, beson te xhaxhi shkencëtari? –po xhan, besoj. -Mua më thonë mos ki frikë dhe vetë dridhen. -Po edhe ne të rriturit nuk i bëjmë gjithnjë gjërat siç deshirojmë. Mami dhe babi nuk kanë parë e ndjerë tërmet më parë edhe ata si ty, po e provojnë për herë të parë, prandaj janë kështu konfuzë. Po e kuptoj, po unë u lodha dhe dua të shkoj në shtëpi. Sot ishte edhe dita e pavarësisë por nuk bëmë asgjë, siç bënim herët e tjera.
Ana do të na falësh ne të rriturve, që edhe ne, si ju fëmijët, nuk i bëjmë mirë detyrat tona. Ana më përqafoi edhe një herë fort dhe iku me nënën e saj.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Diku në jug të Detit të Vdekur, dikur kanë pas ekzistuar dy qytete, Sodoma dhe Gomorrah. Historia e tyre përmendet në Bibël, në Kur’an dhe Torrah. ...
Këto ditë do të kisha festuar 40 vitet e mia ne gazetari. Për të paktën 15 vite kam ndjekur historinë e mafias në Itali. Gati gjithmonë, ishin të këqinjtë të vd...
Duke degjuar zonjen ne ekran teksa fliste m’u kujtua ajo shprehja qe shpesh ma permendin prinderit: “Ne kohen tone behej shkolle, ju tani me shume t...
TIRANË- Transmetim live i nje ceremonie mortore në varreza? Ej, seriozisht? Mirë facebook-u i një individi, që mund të jetë edhe vetë kryeministri, por edh...
SHQIPËRI– Prej tre ditësh kamerat fiksojnë portretet e njerëzve fatkeqë që përveçse humbën familjarët e tyre kanë mbetur të pastrehë dhe të pangrënë...
Në Thumanë, vendbanimi me gjasë më i prekur nga tërmeti në Shqipëri, shpëtimtarët nga Republika e Serbisë kanë nxjerrë nga rrënojat dy kufoma. Ekipi i zjarrfikë...
GJERMANI- Një goditje e fortë, e papritur, vetëm në fund: Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK), prej një viti kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU, shtroi pyet...
Në një dehje të kthjellët, mes emigrimit për një jetë më të mirë dhe qëndrimit në atdhe, Virion Graçi ka sjellë së fundmi për lexuesit një tablo të shkar...
Beci,kështu i thërras Besnikut shokut tim të zyrës,erdhi në lokal kur isha gati duke u ngritur. E kishim lënë që të pinim kafe në orën dhjetë. Si e shtunë donim...