LIVE UPDATES
Ekonomi

Dasma dhe funerale; COVID-19 lulëzon biznesin e lokaleve ‘portative’, zgjidhja që kanë gjetur për qejf e ‘

8 Shkurt 2021, 16:33 Nga DOSJA
Dasma dhe funerale; COVID-19 lulëzon biznesin e lokaleve

Pal Nikolli nga Zadrima e Lezhës e kishte vendosur datën e dasmës së vajzës së tij 1 vit më parë dhe kishte planifikuar ta organizonte në një lokal të zonës. Por për shkak të masave të marra nga qeveria për parandalimin e COVID-19 dhe aktit normativ të këshillit të Ministrave që ndalon organizimet me shumë se 10 pjesëmarrës, pronari i lokalit ku kishte planfikuar të organizonte festën familjare me 250 të ftuar e anuloi prenotimin nga frika e policisë.

“Kjo më trembi pak, por mendova se në verë, kur kisha unë dasmën, situata do të përmirësohet dhe do të vijojë normaliteti,” tha Nikolli. “Mirëpo masat u shtrënguan edhe më shumë dhe 1 javë para dasmës, pronari i lokalit më tha se nuk mund ta marr përsipër,” shtoi ai.

Nikolli kujton se kjo situatë e vuri në tension, duke qenë se i kishte shpërndarë ftesat për të ftuarit dhe nuk mund ta anulonte dasmën. Zgjidhja erdhi falë sigurimit të një ‘lokali portativ’ dhe në këto kushte, ai vendosi që dasmën ta organojë në shtëpi.

“Unë i kisha shpërndarë ftesat tek të ftuarit për dasmën dhe nuk kisha mundësi që ta anuloja,” shpjegoi ai. “Për fat të mirë gjeta një lokal portativ (çadër) me të gjitha shërbimet dhe më shkoi siç duhet,” shtoi Nikolli.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mars, 79934 persona janë prekur nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa 1398 pacientë kanë humbur jetën.

Për të parandaluar shpërndarjen e virusit, qeveria ka ndërmarrë disa herë masa shtrënguese nëpërmjet akteve normative, përfshirë mbylljen e bizneseve të bareve dhe restoranteve në muajt mars-prill dhe më pas lejimin e aktivitetit të tyre nëpërmjet një protokolli strikt, ku përfshihet rregulla përsa i përket higjienës, distancimit fizik, muzikës, orarit të operimit, numrit të klientëve, etj. Shkelja e këtyre rregullave është shoqëruar me masa administrative ndëshkuese.

Autoritet shëndetësore i kanë identifikuara dasmat dhe festat familjare me shumë të ftuar si aktivitete të rrezikshme, nga ku koronavirusi përhapet masivisht.

Sipas të dhënave të siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi, në rang kombëtar që nga fillimi i kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë më 12 mars dhe deri më 20 dhjetor, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) ka kryer 371.900 inspektime dhe monitorime për zbatimin e masave anti-COVID.

ISHSH i tha BIRN se ka vendosur 889 masa administrative, nga të cilat 544 janë gjoba dhe 345 janë vendime të ndërmjetme për pezullim aktiviteti. Referuar të dhënave të policisë, vetëm në zonën e Lezhës gjatë periudhës së verës janë gjobitur rreth 20 subjekte shërbimesh, të cilët u kapën duke organizuar ceremoni martesore.

Masat administrative ndaj bizneseve i kanë shtyrë shumë persona që të gjejnë mënyra alternative për t’i organizuar ceremonitë familjare që i kishin planifikuar, edhe pse këto grumbullime janë njësoj të paligjshme.

Organizimi pranë banesave të tyre në lokale portative ishte mënyra që zgjodhën shumë persona për të organizuar ceremonitë që kishin planifikuar.

Gazmend Lazri, administrator i një biznesi me lokale portative në Lezhë, thotë se që prej nisjes së pandemisë së COVID-19, kërkesat për lokale të tilla janë shtuar.

“Që prej nisjes së pandemisë, puna më është shtuar masivisht dhe madje nuk kam mundur as ta përballoj,” tha Lazri.

Sipas Lazrit, duke qenë se eventet nuk u lejuan nëpër salla dasmash, të gjithë ata që kishin planifikuar gëzime familjare u detyrun t’i organizonin në kushte shtëpie dhe detyrimisht lokali portativ u bë i domosdoshëm.

“Kjo më ka nxitur që të investoj edhe më shumë në këtë drejtim, duke u munduar që t’i realizoj të gjitha kushtet e nevojshme,” theksoi Lazri.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe një tjetër administrator lokalesh portative në zonën e Lezhës. Shtjefen Gjoka thotë gjithashtu se kërkesa për këtë shërbim është rritur që prej nisjes së pandemisë së COVID-19.

“Duke qenë se nuk lejohen organizimet në salla të mbyllura, njerëzit janë munduar që të gjejnë zgjidhje për rastet e ndryshme familjare,” shpjegoi Gjoka.

Ai thekson se krahas organizimeve të ceremonive martesore në kushte shtëpie, kërkesë ka pasur edhe për organizimin e ceremonive mortore.

“Të them të drejtën, jemi munduar të respektojmë masat dhe normalisht në fshatra jemi dhe larg syrit të policisë e të institucioneve të tjera ligjzbatuese dhe nuk na kanë bezdisur, duke na lejuar që të punojmë,” përfundoi Gjoka.

Marrë nga Reporter.al

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale dasma ne kohe pandemie koronavirusi ne shqiperi dasma ne kohe pandemie koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj