LIVE UPDATES
Ekonomi

“Nuk do të të gëzojë as burri që ke në burg…”/ 48-vjeçarja “ndan” të dashurin 10 vjet më të ri, si kontrollo

7 Shkurt 2021, 15:31 Nga DOSJA
“Nuk do të të gëzojë as burri që ke në

Një grua që e ka burrin në burg dhe që ra në dashuri me një djalë beqar, ka kërkuar mbrojte në polici, jo prej burrit të saj i cili po vuan një dënim prej 20 vitesh, por prej të dashurit që kërkon lidhje intensive. Gruaja e cila synonte të mbante një lidhje të fshehtë dhe larg syve të të gjithëve, është gjendur nën kërkesat e të riut, i cili jeton me qira në periferi të Tiranës dhe i lutet asaj që ta ndajnë jetën bashkë. Por teksa historia e tyre ka zgjatur disa vite, 38-vjeçari kërkon që ajo të bashkejetojë me të. Këto kërkesa janë refuzuar nga gruaja që ia ka bërë të ditur se “është një grua e martuar dhe nuk e braktis të shoqin”

Gruaja me inicialet V.B nga Tirana – sipas burimeve të Gazetës “Si” – është e moshës 48-vjeçe dhe ka dy fëmijë. Ajo u njoh me 38-vjeçarin në vendin ku punonte dhe, sipas saj, kur ai u bë posesiv, ajo u tremb prej tij dhe nxitoi t’i japë duart. “Dilemat nisën kur kërkonte të flija në shtëpinë e tij dhe këtë nuk ia plotësoja dot, pasi jam kryefamiljare dhe kam fëmijë për të rritur”, thotë 48-vjeçarja në polici. gjithsesi, kur ajo kur ka parë të dashurin që t’i shoqërohet në komisariat më vonë, ka tentuar ta lehtësojë pozitën e tij.

“Rashë në dashuri me të dhe vitin e fundit hymë në krizë. Ka filluar të ushtrojë dhunë psikologjike, “do të vras” më tha. “Ti nuk e gëzon jetën me askënd tjetër përveç meje”, më tha”, shprehet në komisariatin numër tre 48-vjeçarja nga kryeqyteti. Sipas saj, i dashuri beqar ka shfaqur shenja xhelozie për bashkëshortin që gruaja e ka në burg

Sipas denoncueses, burri i dashuruar dhe më i vogël se ajo në moshë, kishte arritur deri aty sa kishte nisur ta kërcënonte edhe nga i shoqi.

“Më kërcënoi për burrin që kam në burg, pasi sipas tij nuk do ta gëzoja dot kur të dilja, me një fjalë u bë i frikshëm. Bashkëshortin e kam pritur tërë këto vite. Nuk mund ta falja për këtë kanosje që më bëri, ky djalë e dinte që jam e martuar, por nuk kontrollohet më dhe kërkon të jetoj me të”, shprehet denoncuesja.

Agjentët e policisë e kanë pyetur gruan e të dënuarit që të tregojë raste konkrete dhe me dëshmitarë në të cilat ajo është kërcënuar. Këto pyetje të agjentëve drejtohen për t’u bindur që 48-vjeçarja është në vështirësi dhe se nuk po përdor uniformat blu për të mbyllur një lidhje të fshehtë.

“Ishte errësuar. Mbase ishte ora 18.00, dola në dyqan të blija diçka për darkën. Nuk ia kisha hapur telefonin tërë ditën. E pashë që kishte kapërcyer murin dhe ndodhej në avlli. Më tha hajde me mua, më shtriu përtokë, më kapi për fyti. Ishte i nevrikosur”, detajon 48-vjeçarja, duke shtuar se ka mundur t’i shpëtojë nga duart dhe të dalë nga oborri i banesës private.

“I shkova mbrapa në lokal, ai mori çaj kurse unë një teke raki. Ishte i tensionuar dhe u përpoqa ta qetësoja. Më pas shkuam tek një zgarë, jemi ulur të dy dhe porositëm për të ngrënë. U mundova sërisht ta qetësoj. Ai mori kafe unë mora veç ushqimit edhe një teke raki. Gjatë bisedës që po bënim, ai mori pirunin dhe ma drejtoi në fytyrë, më paralajmëroi, “unë t’i nxjerr sytë, nuk ke pse tallesh me mua. I them burgut hapu dhe nuk ta bëj burgun hallall”. Nga frika i kërkova falje”, shton gruaja, e cila i ka detyruar policët që të shkruajnë fjalë për fjalë cfarë thoshte ajo. Sakaq policët e kanë pyetur se përse ajo pas sulmit nuk u mbyll në shtëpi, por doli për të pirë alkool në lagje. Gruaja pretendon se këtë veprim e kreu për të mos shkaktuar zhurmë në shtëpi dhe mandej në lagje.

“Mbasi mbaruam së ngrëni, më kërkoi të çoja bukën në shtëpi dhe ta shoqëroja në banesën e tij. Ai jeton vetëm. Atë natë qëndrova me të, kaluam mirë dhe nuk patëm debate. Por e kam të pamundur t’i ndaj netët me të”, rrëfen gruaja.

Ajo tregon se, pavarërisht frikës, ajo qëndroi atë natë me të dashurin që kishte vendosur ta linte pasi ai i kishte marrë telefonin dhe gruaja shpresonte që t’ia kthente. Gruaja thotë se i dashuri ia dha telefonin përpara largimit nga banesa e tij.

“Në mëngjes shkova në shtëpi dhe u shtriva pasi nuk ndihesha mirë. Më telefonoi nga dreka, më urdhëroi “hajde të pijmë kafe”. I thashë “po më zien truri, se kam fëmijë e kam halle e më duhen të ardhura”. Më vonë më telefonoi dhe më kërkoi të dilja tek porta se do të më jepte para”, shton gruaja, sipas të cilës çdo sjellje e saj nuk e ka stepur të dashurin që t’i qëndronte në dispozicion.

Gruaja tregon se pas kësaj, mbasdite i dashuri i saj ka shpërthyer sërisht në nerva dhe sërisht shkak ka qenë mos hapja e telefonit; diçka që ajo po e eksperimentonte për ta mësuar djaloshin me mungesën e saj.

“Afër darkës më telefonoi, nuk ia hapa telefonin. I ra shumë herë dhe iu përgjija, më kërkoi të dilja. Kur refuzova dhe i tregova se isha sëmurë, më kanosi. Nuk iu përgjigja, mandej erdhi në portë dhe e godiste me forcë dhe shante. Në këtë moment telefonova 129 dhe kërkova ndihmë”, shton 48-vjeçarja. Ajo pranon se ndihet e kërcënuar, por kur është pyetur nga policët për arrestimin e 38-vjecarit, ajo ka kundërshtuar.

“Jo, mos e arrestoni, nuk kam frikë për jetën. Nuk më ka rrahur, por po ushtron dhunë psikologjike dhe kjo më streson. Nuk dua të vijë pas meje, ndaj e denoncova”, shton më tej gruaja që me kallëzimin e saj duket se tashmë ia ka dalë mbanë që të ndahet.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale tirana tirana

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet