All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

DEBATI me Baçin e Dumën! Basha: Jam nga Hotët, s’lejoj Berishën të bunkerizojë PD

18 Tetor 2021, 16:10 Nga DOSJA
DEBATI me Baçin e Dumën! Basha: Jam nga Hotët, s’lejoj
All - Paragraf - 1

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha dhe deputetët e Partisë Demokratike kanë debatuar ashpër në lidhje me foltoren e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar që u zhvillua sot. Luan Baçi është shprehur se ai ka marrë pjesë në takimet e Berishës me demokratët dhe kjo gjë ka bërë që ai të shihet me një tjetër sy. Kjo replikë është pasuar nga ajo e deputetes Grida Duma, e cila është ka kërkuar që demokratët të mos ofendojnë njëri-tjetrin në mënyrë që të ketë bashkim mes tyre. Vetë Basha është shprehur se për hir të demokratëve nuk ka pranuar që t’i përgjigjet foltores së Berishës, por që nuk do ta lejojë kurrsesi që ish-kryeministri të bunkerizojë PD-në për interesa personale.

Debati mes demokratëve:

Edmond Spaho: Të shohim propozimet për ndryshime kushtetuese, të diskutojmë në grup, në organizmat politike të PD dhe mbi këto të marrim vendime. Nuk mund të vendoset për ndryshime kushtetuese me afate deri të mërkurën. Kjo nuk është serioze dhe nuk garanton suksesin e PD.

Luan Baçi: Ne që kemi dal në foltore dhe kemi opinione të ndryshme, nuk po pozicionohemi në komisioni, bëhen diferencime. Përpara se të firmosim amendamentet, duhet të kemi informacione paraprake, duhet të shikojmë draftet.

Grida Duma- Luan Baçit: Edhe pse te kam mik, dhe do te te kem, une nuk mendoj se duke share njeri-tjetrin ne do te bashkohemi.

Flutura Açka: E keni devijuar bisedën te z.Berisha. Unë jam me PD dhe s’jam as me Bashën dhe as me Berishën. A është Berishizmi e ardhmja e PD-së? 

Lulzim Basha: Nuk i jam përgjigjur Berishës në ‘Foltore’, sepse nuk dua të hedh poshtë mundin e demokratëve. Po vetëpërmbahem për të treguar maturi, sepse po qe për t’ju kundërpërgjigjur, unë rrjedh nga një familje si nga Bashët dhe Hotët, që shquhemi edhe për gjëra të tjera. Plani i Berishës është që të marrë PD-në dhe ta bunkerizojë për interesa personale, për shkak të vendimit të SHBA-ve. Unë jam i vendosur më shumë se kurrë për mos ta lejuar këtë gjë. Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur  të jem unë i godituri i këtyre vendimeve. Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA.

Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen non grata të Sali Berishës. Kam mbështetur e mbështes përpjekjet e tij për trasparencë e drejtësi. Për fat te keq ai po kërkon ta lidhë shpalljen e tij non gratta me fatin e Partisë Demokratike. Në një anë ai po  thotë nuk do të votojmë vendimin e qeverise amerikane për shpalljen e tij non gratta. Nga ana tjetër po  kërkon të votojë vendimin e Lulzim Bashës  që është marrë në respekt të vendimit të SHBA. A nuk nuk është e njëjta gjë në aspektin e pasojave politike për PD? 

Albana Vokshi: Nuk bie dakord me motivacionin e shkarkimit (të Nokës), sepse unë gjykoj që duhet të jemi të lirë për të shprehur mendimin tonë. Pjesa e “Foltores”, mendoj që gjithsecili prej nesh është i lirë të zgjedhë të shkojë ‘Foltore’ apo jo. Z. Berisha është thënë që është përjashtuar përkohësisht nga grupi parlamentar, por ai është lideri historik, është anëtar i Këshillit Kombëtar, pra, çfarë të keqe ka që të ndjekim ‘Foltoret’? Pse duhet të gjykohemi apo të bëhemi armiq pse dikush shkon e dikush nuk shkon? Është zgjedhje! Jemi parti demokratike! Dhe e fundit: Pyetja që shtroi Flutura a ka nevojë Partia Demokratike për Berishizmin apo jo? Është një pyetje që nuk duhet të shtrohet këtu, sepse nuk vendosim ne këtu për këtë. Flutura tha që do të vendosim ne nëse i duhet Partisë Domokratike Berishizmi. JO! Vendos baza e Partisë Demokratike! Është një çështje që nuk duhet shtruar fare këtu, sepse ne duhet të flasim për ndryshimet kushtetuese që janë të rëndësishme apo axhendën parlamentare. Pjesa tjetër i takon bazës.

Edmond Spaho: Amendamentet per ndryshimet kushtetuese s’mund të vijnë vetem për firmë, pa u diskutuar. Këtu duhet të vendosë Grupi Parlamnentar dhe Këshilli Kombetar.

Gazment Bardhi: Këtu ka një grup juristësh që kanë përgatitur materialin. Janë përgatitur nga juristët e PD-së, dhe do të diskutohen edhe në komisionin e ligjeve (me anëtaret e PD-së). Grupi parlamentar vendos politikisht, ndërsa juristët vendosin teknikisht dhe profesionalisht. Kështu na i ke sjelle edhe ti këto materiale, vetëm për firmë.

Edmond Spaho: Kam bere shumë gabim që i kam sjelle kështu.

Lulzim Basha: Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekulimeve, genjeshtrave e shpifjeve të ulëta ndaj meje me të cilat po bombardohet prej disa javësh anetarësia e partisë demokratike  dhe opinioni publik. E kam përjashtuar dhe vazhdoj ta përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive në  shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e thjeshtë: nga përballje të  opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të ish kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetem para kater muaj me parimin një anetar një votë, që jam unë. Këtë kënaqësi apo dhuratë, Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë. Unë e refuzoj arenën ku më ftojnë spekullimet dhe shpifjet e ricikluara të listës tëtevjeçare apo gjashtëmbëdhejtëvjeçare të kundështarëve të mi politikë në partinë socialiste, që sot i recitojnë të zemëruarit dhe të keqkuptuarit me vendimin tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me kërkesën e SHBA për shkak të shpalljes së tij ‘non grata’ prej tyre. E kam shpjeguar kontekstin dhe barrën e këtij akti ditën që e shpalla. Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të Partisë Demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur të jem unë i godituri i këtyre vendimeve. Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve.

LAJM KRYESOR: PD mbledh grupin, kërkon Vetting për politikanët, amendamentet dorëzohen në Kuvend

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha pd mbledh grupin 18 tetor 2021 sali berisha lulzim basha pd mbledh grupin 18 tetor 2021 sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj