LIVE UPDATES
Aktualitet

Debati për Camajn e Koliqin, Lisandri Kola kundër Tares: Studimi juaj i bazuar në dokumente të kontekstualizuara vetëm në

6 Korrik 2020, 19:07 Nga DOSJA
Debati për Camajn e Koliqin, Lisandri Kola kundër Tares: Studimi juaj

TIRANË- Studiuesi Lisandri Kola është përfshirë në debatin me Auron Taren dhe Ardian Ndrecën, për studimin e ish-drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit për shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj.

Kola në një reagim shkruan se studimi i Tares është i bazuar në dokumente të kontekstualizuara vetëm në një kah interpretimi. “Që Camaj, Koliqi, Luzaj, e shumë të tjerë të vetekziluem janë pjesë e arkivave të CIA-s (a qendrave të tjera të inteligjencës), kjo asht e ditun. Por, ajo që të ban përshtypje në analizën e materialeve që vên në dispozicion, z. Tare, asht mungesa e relativizimit të landës dokumentative”, shton pedagogu Kola.

REAGIMI NGA Lisandri dhe Aristea Kola

Nji artikull hulumtues, me nji titull ‘Martin Camaj & Ernest Koliqi, të pazbuluar’ me autor z. Auron Tare, doli dje (5 korrik 2020) në qarkullim elektronik në ‘Peizazhe të fjalës’. Qysh në prolog, kuptohet se titulli bazik i autorit asht ‘Mitet e rreme’, dhe se akuzon drejtpërdrejt nji ndër konferencat bashkorganizative (Shqipni-Kosovë) për vlerësimin e dy autorëve bazikë të letërsisë shqipe, Camaj e Koliqi. Z. Tare, nuk pretendon se e njeh letërsinë (edhe pse kritikon Ministritë respektive për konferencën këtu e tri vjet ma herët) dhe se pohon çuditnisht në epilog tue referue specialistët [se kush janë ata nuk mësohet në shkrim] se shkrimet e Camajt ‘kanë vlerë letrare por nuk janë letërsi antikomuniste’. Me këto dy pohime, merret vesh se autori ka kompetencë të vorfën në këtë fushë dhe asht e pavend me ndërtue argumente kundërshtuese.

Shkrimi mbështetet në të dhana, dokumente të deklasifikueme të CIA-s, ish-Sigurimit enverist dhe materiale të tjera. Shpesh mungojnë faksimilet, e në vend të tyne janë përkthime a përshtatje, prej burimeve, njisive origjinale. Që Camaj, Koliqi, Luzaj, e shumë të tjerë të vetekziluem janë pjesë e arkivave të CIA-s (a qendrave të tjera të inteligjencës), kjo asht e ditun. Por, ajo që të ban përshtypje në analizën e materialeve që vên në dispozicion, z. Tare, asht mungesa e relativizimit të landës dokumentative. Edhe pse të gjenduna në fondin e aksesueshëm (masivisht) të CIA-s, ato dokumente për motive historike dhe distancë në sigurimin e informacionit, asht e mira të relativizohen sot dhe të adresohen ma me ftohtësi. Pika tjetër, e kritikueshme e artikullit prej 37 faqesh (do thoni asht studim; jo të nderuem sepse përqindja ma e madhe e faqeve asht me imazhe) asht mosrespektimi i statusit profesional (mësues në Prekal) dhe atij politik (emigrant) të Camajt.

Përveçse në Shqipni, kjo gjuhë joetike nuk mund të pranohet kund. Me qenë mësues në Prekal, z. Tare, në vitet e përgjakshme 1947-48, dëshmon shpërndamje demografike e historisë së të ‘kuqve’. Barabar si me qenë mësues në Kardhiq a kudo tjetër. Po, ky fakt nuk ka sfumue kompetencën e nji intelektuali e për ma tepër të nji gege, e kjo përnjimend ju ban çudë ju sesi ia duel Camaj, për me ndriçue edhe jashtë Shqipnisë moniste. E dyta, me qenë emigrant nuk ju jep gjithnji të drejtë me shtrue pyetje që nuk keni kërçik veçse me i lanë të tilla, pra pyetje. E në këtë pikë keni fye krejt faktorin emigracional të shqiptarëve. Këtë gja, duhet ta dinit ma mirë se shumëkush. Me qenë emigrant nuk të ban ma të padijshëm se nji vendalí a kombsi tjetër.

Ju keni nxjerrë dokumente, dhe i keni kontekstualizue në nji kahe interpretimi që në dukje përban nji provokacion, që lidhet kryekëput me emnin e dy figurave të randësishme si Camaj e Koliqi, po nuk jua asht ndalë ‘penda’ pa cekë edhe Oroshin, Gjeçajn e Sheldinë, e madje ju vjen habi se pse kanë ndêjtë bashkë. Për tri arsye të thjeshta, zotnia juej. Nji se janë veriorë, dy se janë katolikë dhe e treta antikomunistë. E jo për arsye ‘rekrutimi’ si mëtoni ju me e ua paraqitë lexuesve. Se cilat janë qëllimet ‘e ndershme’ tueja me mprehë lapsin ndaj trinisë së masipërme, këtë ka me e vërtetue koha. Nuk asht e para herë që asht përfolë për Camajn dhe ‘agjenturën’ e tij. Në mënyrë periodike del kjo. Se sa ka qenë Camaj bashkëpunëtor i Sigurimit e tregon arratisja e tij. Nënshkrimi i nji copë letre, nuk tregon gjithçka. Po, do të ishte ma e hijshme, ma burrnore (nëse e keni këtë fjalë në kodin tuej civil) që me e përpunue ma ndryshe artikulimin ndaj nji letre dhe finalitetit të saj në kushte mbase të pavullnetshme, a me forma operative të asaj kohe që ju duhet t’i njihni mjaft mirë.

Ju ban përshtypje pse Roma, ka qenë pikë gravitacionale e masës emigruese (asohere), njëjtë siç mund t’i bante shumëkujt përshtypje për Midhat Frashërin, i cili mandej prej aty shkoi në Amerikë. Lëvizjet e emigrantëve-intelektualë shqiptarë janë komplekse e jo njivektorëshe. Kushdo që asht arratisë prej Shqipnisë enveriste e ka ba aktin heroik, dhe sot ne na duhet me kuptue se pika e kalimit kah ish-Jugosllavia ka pasë ‘o qafën o nafakën’. Pra, o me dekë o me mbijetue. Që nji pjesë e emigracionit me pasë nji rol antikomunist, antisistem (ndaj diktaturës komuniste shqiptare) asht njilloj sikur nji aleancë emigrantësh shqiptarë sot me u ba kundër qeverisë akuale në Shqipni. E madje me u financue edhe prej lobeve, organizatave të hueja. Nuk kuptojmë dot se çka ju habitë kaq shumë pse shumë organe botuese janë financue prej iks buxheti. Asht tashma e ditun, se nji pjesë e studimeve të Nolit janë financue prej kundërshtarit të tij politik, Ahmet Zogut. Mjafton me lexue lutjet e Nolit prej Bostonit, si ndaj Zogut si ndaj Geraldinës. Sikurse asht me u theksue edhe ‘shërbimi ekstra’ i Nolit në delegacionin shqiptar komunist, në Amerikë dikur. S’po flasim për korrespondencat e tij të zjarrta me diktatorin Hoxha. Bolshevizmi i nji kleriku, zotnia juej, ka ditë me u relativizue në kritikën e letrave shqipe apo në sfondin e gjanë kulturor.

Shumë deduksione të artikullshkruesit, ngjajnë përveçse naive por edhe qëllimshme. Po i referohemi nji pasazhi në f. 34. Si mund të ngjajnë të çuditshme bisedat e nji profesori gjuhësie, i arratisun politik me temë kushtet politike në Shqipni? A mendon, z. Tare, që Camaj ka lanë nji familje para se të mendojë se ato biseda i kishte për qëllime ‘informuese’? Sot, a mund të mendohet që nji emigrant shqiptar në nji bisedë të çfarëdoshme, e të çfarëdo profesioni, mos me pyetë për kushtet politike në Shqipni? Këto janë aludime, e trille shkrimore, që nuk gjejnë përkimsi logjike. Barabar si me pyetjen që shtroni se mos Camaj dinte ma shumë për vdekjen e Dom Lazer Sheldisë. Që Camaj ka pohue në letër se Sigurimi ka gisht, nuk asht ndonji çudi e madhe i nderti z. Tare.

Ngjani shumë infantil në pohimin tuej [f. 35] “të duket shumë e çuditshme, që një prift katolik i larguar shumë heret me aktivitet fetar në Amerikën Latine dhe me një aktivitet periferik në emigracionit e Neë Yorkut, të vritej nga Shërbimi Sekret Shqiptar. Aq më shumë në fundit e vitit 1988 ku Shërbimi inteligjent nuk kishte as motiv dhe as mundësi për të bërë një atentat të tillë ndaj dikujt që nuk kishte aktivitet të dukshëm kundër regjimit’. Vetëm nji vit ma parë (1987) agjentura shqiptare, me sa përflitet, eliminoi Aleksandër Kondon. Pra, ishte e mundshme me krye shërbesa në favor të Tiranës zyrtare. Po kjo, asht e qartë që ju jeni çue peshë ndaj faktorit të katolicizmit shqiptar në emigracion. Po kjo gja nuk na jep të drejtë profesionale dhe etike me ju drejtue pyetjen, se kush fshihet mbas shkrimit tuej? Don me thanë se nuk mund të aludojmë, sikurse ju, dhe me ra pre e nji arbitrariteti me vektor dekonstruktiv, si në rastin tuej ndaj dy personaliteteve si Camaj e Koliqi. Me këtë yrysh, nuk mund të jetë e largtë dita që të aludoni për Pipën a ndokend tjetër, që ka ikonizue ekzilin shqiptar.

Çka asht evdidente, asht se me këtë punë ju keni konfirmue antikomunizmin e këtyne dy autorëve (edhe përmes vetë burimeve të CIA-s, f. 4), gja që mund të mos ju interesojë ju me zgjatjen e sotme të komunizmit shqiptar. Për fatin tuej të keq, me burimet që keni në dispozicion, keni konfirmue se nji malësor (ose me fjalët tueja nji mësuesi nga Prekali) emigrant [f. 5, dok. 26 shkurt 1954], mundet me jetue falë statusit të tij si azilant dhe rezultave të tij nalta në Universitet. Pra, oficeri i UDB-së (e cila financonte jetesën e nji azilanti si kudo tjetër sot nji iks shtet) kontrollonte notat, dhe siguronte nji jetesë aq sa. Njilloj si me benefitet qeveritare në vendet e ndryshme të botës, me rastin e pandemisë, kur përfitojnë edhe personat me status të ndryshëm social. Kështu që, koherenca e juej interpretuese asht e mangët.

Kontaktet e tjera Camaj (‘si refugjat’), nisë edhe prej statusit socio-politik të grues së tij të parë dhe familjes së saj (i ati i Ninës, ish-nënkryetari i Bashkisë së Beogradit), nuk duhet t’i ketë pasë të vështira me i sigurue. Diku ma poshtë në mënyrë kontradiktore e keni pranue edhe vetë, se fati i ka ndihë prej ish relatës bashkëshortore. Ndërsa çêshtjen e pozicionit të Universitetit e keni përthellue si lidhje rektruese, por nuk keni shtjellue letrën e Camajt drejtue Sheldisë. Konkretisht atë që pohon Camaj, se postin e tij në Universitet e ka sigurue me zotsi të vet. Këtë e keni anashkue pa/me dashje. Keni ngritë e faturue hipoteza qoftë edhe kur emni i Camajt nuk asht i shfaqun fare në njisinë dokumentative. Ky, asht spekulacion i pastër diletant. E sa e sa probleme të tjera, që vetëm mbesin pyetje pa përgjigje. Këto pyetje duhet t’i jepnit ju ma së parit, sepse keni pasë mirësinë me prû nji diskutim të tillë në fushën e traditës shqipe, dhe të asaj që quhet trashëgimi jashtë kontureve socrealiste.

Nuk asht e thanë, që të gjithë emigrantët me i shërbue ‘me besë e nder’, si ndokush ma nalt, qeverisë së Hoxhës e as me lobue te ndërkombtarët për drapnin e kuq. Aktualisht Katedra shqipe në Myhih po funksionon falë punës së Camajt, e nëse do të ishte informator, do të ishte mbyllë me vdekjen e tij; dhe ndërkohë në Romë, reflektohet trashëgimia e Koliqit, i cili ka pasë në qendër kulturën e dijen, jo rekrutimin zotnia juej. Nëse emigracioni shqiptar, do të vijojë në rrugën e çelun prej tyne (sikurse edhe prej Stavro Skendit, Arshi Pipës, Isuf Luzajt, Peter Priftit, Mhill Markut etc.), të jeni të sigurt se nuk do të kishim pasë këtë Ministri Diaspore, sikurse asht sot në Shqipni. Por, mungesa gravidacionale e nji formacioni intelektual, jashtë vendit, asht fati i sotëm politik në Shqipni, ku ‘kërpudhat e kuqe’ mbijnë herë mbas here, siç asht edhe shembulli i këtij artikulli tuej, z. Tare.

DEBATI PËR STUDIMIN E TARES

Studiuesi Auron Tare ka publikuar sot një studim në lidhje me dy shkrimtarët, Ernest Koliqi dhe Martim Camaj. Në studimin e botuar në portalin“Peizazhe të fjalës”, Tare shprehet se dy shkrimtarët shqiptarë Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, kanë qenë agjentë të shërbimeve sekrete të huaja, si UDB dhe CIA. Në studim, Tare ka marrë si referencë shkollimin e Camajt, punën në Radio Beogradi dhe përfshirjen në Komitetin e Prizrenit, e cila sipas tij ishte një organizatë, përmes së cilës UDB kishte ndërtuar një rrjet spiunazhi në Shqipëri dhe diasporë. Përsa i përket Koliqit, Tare shkruan, se ka qenë një agjent i CIA-s dhe ka mbështetur ardhjen e Camajt në Romë. Pas publikimit të këtij studimi ka ardhur një reagim nga Ardian Ndreca, i cili thotë se studimi i Tares është i bazuar në hamendësime dhe makinacione dashakeqëse. Ndreca thotë se ky është një shkrim që kurrsesi nuk quhet “studim historik”, ndërsa vijon duke shkruar se të dy shkrimtarët, si Koliqi ashtu edhe Camaj, kanë qenë të rreshtuar në anën e duhur të historisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet auron tare ernest koliqi lisandri kola martim caman spiunet e cias ne shqiperi auron tare ernest koliqi lisandri kola martim caman spiunet e cias ne shqiperi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje