LIVE UPDATES
Aktualitet

Debati për Camajn e Koliqin, studiuesja Shamku: Ishte gjuhëtar. Kush don Shqipen, nuk ka si s’e don Martinin e Shqipes

10 Korrik 2020, 14:32 Nga DOSJA
Debati për Camajn e Koliqin, studiuesja Shamku: Ishte gjuhëtar. Kush

TIRANË- Studiuesja Ledi Shamku është përfshirë sot në debatin për figurën e Martin Camajt dhe Ernest Koliqit. Në një reagim në mediat sociale, Shamku shkruan se Camaj është një gjuhëtar dhe ka lënë një trashgimi arbëreshe të mirfilltë letrare për t’ia afruar njohjes së vetëdijes kombëtare.

Më tej Shamku shkruan se të gjithë duhet të mrekullohen me Martinin poet por do dashunoheshit me Camajn gjuhëtar. “Po ju shtij në ngasje me nji pohim të tij prej gjuhëtari kur thotë se: “ngjarjet që i kanë ra për hise gjuhës time qenë edhe shkaku ma i thellë qi më ka shtye me u marrë si shkencëtar mbi gjuhën”. Kush don Shqipen, nuk ka si s’e don Martinin e Shqipes”, shkruan ajo.

REAGIMI I PLOTË

MARTIN CAMAJ GJUHËTAR/ Mahniteni me Martinin poet (e si mos me u mahnitë) ngase nuk njihni mirë Camajn gjuhëtar, studentin e Barić, studiuesin e shqipes historike, e hundorësisë te Buzuku (ah sa të bukur e të çmuar e ka kët studim). Nuk njihni Camajn gramatolog, hartues të Gramatikës së Gjuhës Shqipe, e vetmja madje E VETMJA!!! gramatikë që shqipen e sheh të përbërë nga tri koiné: Gegë, Toskë e Arbëresh. Vëzhgim shkencërisht i saktë e kombëtarisht i vyer, pasi askush tjetër nuk pa në trashëgiminë letrare arbëreshe (e cila për shekuj me radhë mbajti gjallë qytetarinë e shqipes si gjuhë e shkruar, ndërkohë që brenda Shqiperisë osmanët ndalonin çdo shkrim a shkollim në shqip), pra qe i vetmi Camaj që pa te trashëgimia arbëreshe një koiné të mirëfilltë letrare për t’ia ofruar njohjes e vetëdijes kombëtare.

E kaq mirë e pa vlerën e kësaj koineje, sa shkoi e studioi (dhe botoi) Gramatikën e Grecit (një fshat arbëresh pak kilometra larg Napolit, të cilin vendasit e quajnë Katundi, dhe thirrej Greci për shkak të ritit fetar te arbëreshëve, i ndryshëm nga ai latin). Shqisa e mprehtë e Camajt historian gjuhe pa te e folmja e Katundit konservacione gjuhësore mjaft të çmuara që, për analizë, e dëshmojnë shqipen në agun e kohëve. Konservacionet gjuhësore shkojnë ngjitas me ndërgjegjen kulturore e kombiare, ndaj jo rastësisht në vitin 2008 Bashkia e Grecit të Martinit (Katundit), finacoi me plot 80 mije euro gatitjen për shtyp dhe botimin e ATLASIT DIALEKTOR TË GJUHËS SHQIPE, punë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e cila priste prej tridhjetë vjetësh në sirtar që të botohej. Atlasi ynë, financuar nga arbëreshët e Katundit, u shtyp në Napoli në vitin 2008 dhe u botua edhe me këmbënguljen e një tjetër arbëreshi tē ndertë, prof. Italo Fortino.

Camaj pra paskësh zgjedhë mirë. E ndoshta nuk njihni as Camajn sociolinguist, i pari që parasheh zhvendosjen qendrës gjeografike të Shqipes së Përbashkët (Vehikulare) nga jugu drejt Tiranës. Pra parasheh qysh herët vendformimin e Neostandartit të Shqipes. Dhe këtë vëzhgim e jep në vitin 1990, i ftuar në një konferencë të organizuar nga Università di Salento. Në këtë konferencë Camaj paraqitet me kumtesën “Una lingua in esilio” (Një gjuhë në syrgjyn). – të më ndjeni për turqizmën, por nuk më vinte ta përktheja “esilio” me “mërgim”, pasi mërgim është kur ikën vetë e jo kur të degdisin me pahir siç i ndodhi një varieteti të rëndësishëm shqipformues të Shqipes. Kolegët e mi të Università di Salento ende e mbajnë mend atë ditë të vitit 1990 kur një gjuhëtar dialektolog shqiptar, asokohe konsull kulturor në Ambasadën Shqiptare në Romë (e mandej pedagog në Tiranë deri në pension), ky gjuhëtar shqiptar pra, përplaste këmbët në dyshemenë e drunjtë në shenjë kundërshtie gjithë kohës që Camaj referonte mbi ndeshtrashat e gjuhës së vet, e gjuhës sonë.

Martin, anì, ti je e ai ka hupë! Mrekulloheni me Martinin poet por do dashunoheshit me Camajn gjuhëtar, e ah sa shumë du un që t’ju zejë ky i bukur qymyr me të. Po ju shtij në ngasje me nji pohim të tij prej gjuhëtari kur thotë se: “ngjarjet që i kanë ra për hise gjuhës time qenë edhe shkaku ma i thellë qi më ka shtye me u marrë si shkencëtar mbi gjuhën”. Kush don Shqipen, nuk ka si s’e don Martinin e Shqipes.

Disa ditë më parë, Auron Tare botoi studimin për dy shkrimtarët, Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Në studim, Tare ka marrë si referencë shkollimin e Camajt, punën në Radio Beogradi dhe përfshirjen në Komitetin e Prizrenit, e cila sipas tij ishte një organizatë, përmes së cilës UDB kishte ndërtuar një rrjet spiunazhi në Shqipëri dhe diasporë. Përsa i përket Koliqit, Tare shkruan, se ka qenë një agjent i CIA-s dhe ka mbështetur ardhjen e Camajt në Romë. Gjithashtu ai shton, se Koliqi ka ndihmuar Camajn, për të kapërcyer dyshimet se ishte i dërguar i komunistëve. Menjëherë pas publikimit të studimit, është ndezur debati publik. Studiuesi Ardian Ndreca e ka quajtur dashakeq dhe të sajuar studimin. Ndërkohë shkrimtari Primo Shllaku ka kërkuar që Akademia e Shkencave të dalë me një qëndrim dhe debati të mos bëhet në Facebook. Së fundmi ka reaguar edhe mbesa e Martina Camajt, Vera Camaj, e cila ka hedhur poshtë të gjithë argumentat e publikuara.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ledi shamku martin camaj studimi i auron tares ledi shamku martin camaj studimi i auron tares

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj