All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Na ke marrë nderin e mamasë”/ Si e gjobitën të rinjtë nga Hasi punëdhënësin: 50 mijë euro, silli në qese të zeza

10 Korrik 2020, 10:51 Nga DOSJA
“Na ke marrë nderin e mamasë”/ Si e gjobitën të
All - Paragraf - 1

Gazeta “Si” ka raportuar shpesh ekskluzivisht për të rinj që po përdorin rrjetet sociale si mjet përfitimi të shpejtë. Një ndër to është edhe aksesimi i Facebook duke vjedhur llogaritë personale të të tjerëve e duke kërkuar para në formë urgjente. Grupi më i fundit i zbuluar dhe nën hetim përdor pikërisht këtë formulë, pohoi një burim i sigurt i gazetës “Si”. Burimi policor tregoi se si nëntë të hetuarit më të fundit ku bëjnë pjesë edhe femra, studionin gjendjen sociale të viktimave të tyre dhe më pas sulmojnë llogarinë Facebook. Një rast i denoncuar më herët nga gazeta “Si” bën fjalë pikërisht për këtë skemë, ku një person që jeton në Greqi i kërkoi para përmes Facebook një të njohurit të tij, ndërkohë që në të vërtetë ai nuk kishte asnjë dijeni.

Nga Hasi

Por viktimat më të shumta të skemës së vjedhjes së Facebook dhe kërkimit të parave borxh janë emigrantë në Angli, pohoi eksperti i policisë kundër krimit ekonomiko-financiar. Veç personave të zbuluar gjatë javës, ka nën hetim edhe të tjerë që vazhdojnë të gjurmohen.

“Nuk mund të themi se sa është shuma e përvetësuar, por dimë të themi që ata për tërheqjen e shumave gjasmë, të marra borxh nga i afërmi përdornin njerëz të papunë që me shumë gjasë i gënjenin me 500 lekë apo 1 mijë lekë, të cilët paraqesin kartën e identitetit dhe marrin shumën”.

Siç bën me dije një burim policor i gazetës “Si”, grupi i Facebook, pasi identifikon personat në gjendje të mire ekonomike dhe që kanë të afërm jashtë vendit, ju hakerojnë llogarinë e Facebook dhe ju shkruajnë sikur të jenë të afërmit. në një rast të identifikuar kushëriri fals i shkruan emigrantit.

“Të lutem më ndihmo, kam nevojë për 2 mijë paund, por mos i thuaj askujt në të kundërt, do më divorcojë gruaja, i kam humbur të gjitha të bixhoz…”. Pikërisht mbajtja e sekretit mes kushërinjve ka qenë edhe karremi që e bindte palën tjetër se kushëriri në Facebook kishte nevojë dhe duhej shpëtuar. Deri ditën kur njëri nga viktimat e telefonoi i çuditur të afërmin që së paku duhej ta telefononte dhe e pyeti “a e mbylle hallin?”

Të rinj të talentuar

Bëhet fjalë për të rinj që njohin dhe aksesojnë më së miri jetën virtuale, por edhe teknologjinë, tha burimi i gazetës “Si”, i cili disa herë ka ngritur shqetësimin e krimeve të reja që po ndodhin përmes kibernetikës.

Në një nga dosjet që gazeta “Si” disponon tregohet se si dy të rinj vëllezër me njëri-tjetrin i kërkuan 50 mijë euro një punëdhënësi, me justifikimin na ke ngacmuar mamanë.

Në dosje shkruhet edhe denoncimi i të gjobiturit “Sapo i ka takuar ata e kanë ulur me zor në tavolinë dhe i kanë marrë telefonin duke ja kontrolluar në lidhje me sms që ky shtetas kishte në telefon. Pasi e kanë parë telefonin ia kanë kthyer sërish duke i thënë se i kishte marrë nderin e nënës së tyre (H.) dhe për këtë i kanë kërkuar një shumë prej 50 mijë euro duke e kapur nga këmisha dhe duke e kërcënuar në lokalin ku ata po qëndronin”. I shqetësuar nga kjo situatë e krijuar shtetasi M. R i ka sqaruar ata duke i thënë se kjo që ata mendonin nuk ishte aspak e vërtetë dhe se ishte një keqkuptim nga ana e tyre.

Në vendimin e gjykatës përmendet se si A dhe Xh. T. i vendosën afat se brenda ditës i kërkonin 50 mijë eurot që madje duheshin dorëzuar në qese të zezë që mos të binin të sy.

Përmes telefonit brenda pak orësh njëri nga vëllezërit shkruan “ju kaloj ora” dhe duke i kërkuar detyrimin prej 50 mijë euro” që nëse nuk do i çonin në vendin ku ata i kishin thënë për 2 minuta ata do të bënin namin.

Të rriturit e të dyja familjeve kanë komunikuar me njëri-tjetrin duke ngritur shqetësimin se çfarë po ndodhte, por ndërkohë nga ana tjetër vëllezërit nuk hoqën dorë derisa në derë ia behu policia që i arrestoi. Për këtë rast gjobëvënieje përmes telefonit, gjykata i dënoi nga 18 muaj burgim duke u treguar bujare jo vetëm për shkak të moshës së re të tyre, por edhe miqësisë që ekzistonte mes dy familjeve.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi skema e vjedhjes ne facebook greqi skema e vjedhjes ne facebook

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë