Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KORÇË– Restaurimi dhe muzealizimi i Mësonjëtores së parë shqipe (Muzeut të Arsimit në Korçë) ka hapur debate në rrjet lidhur me zhvendosjen e obeliskut simbol të “ABC” në oborrin e godinës. Pas lajmit të publikuar në Dosja.al, ish-përgjegjësi i muzeut të arsimit, Vladimir Toroveci ka dhënë një intervistë për Report Tv, duke i mëshuar faktit se përdorimi i elementëve modern në rikonstruksionin e muzeut, zbeh kontekstin historik të saj.
“Një muze ka kuptim atëherë kur materialet që janë brenda tij lidhen me kontekstin historik kur kanë ndodhur ngjarjet. Zëvendësimi i objekteve brenda ndërtesës, ngjyrat, parketi, ndriçimi, prania e tepruar e teknologjisë dhe doza e pavend e modernizimit i kanë zbehur vlerat e shkollës së parë shqipe, e cila nuk është më si dikur,”- shprehet ish-përgjegjësi i muzeut të Arsimit, Vladimir Toroveci. Por ndryshe mendon studiuesi i historisë, Niko Kotherja, njëherazi dhe vlerësues i projektit. Sipas Kotheres, bankat e hequra janë vendosur në 100-vjetorin e hapjes së shkollës dhe nuk ishin origjinale, ndaj nuk kanë asnjë vlerë kulturore.
“Atyre skeptikëve që ju i quani intelektualë, një pjesë të mirë të këtyre zërave, jam shurdhuar prej tyre, edhe më vjen keq që pjesë e ekraneve janë bërë njerëz që s’kanë shërbyer aspak, por kanë ruajtur me fanatizëm zhulin e krijuar për vite të tëra. Unë dua të them se Mësonjëtorja e parë Shqipe ka pas shkatërrimet e saj nga agjentë atmosferikë edhe fatkeqësi natyre. E vetmja gjë origjinale ka qenë karrigia e drejtorit të parë të mësonjëtores Pandeli Sotirit deri në 1978, që është vendos në ish Muzeun e Rilindjes në Gjirokastër. E kam kërkuar në ambientet e ish- muzeut, por ka qenë e pamundur që ta gjenim. Me zhdukjen e asaj karrigeje merr fund pjesa e objekteve origjinale, që mund të mendohet se ka pas godina e mësonjëtores së parë shqipe. Bankat e dikurshme të cilat tashme janë rikonceptuar në një të vetme,ishin prodhim i zdruktharisë së Korçës së vitit 1987 dhe nuk kanë qenë bankat origjinale të ndërtesës,”- thotë Kotherja.
Grupi i punës që ka vlerësuar fondet ekzistuese të muzeut përbëhet nga: Gjet Ndoji (drejtor i DPPZHK), ndërsa anëtarët janë Fjoralba Prifti (drejtoreshë e muzeut të Arsimit Korçë), Niko Kotherja (ekspert), Amarda Kodra (eksperte etnologe). Amanda Cici (arkitekte DRKK Korçë), Gent Agolli (arkitekt), Benida Kraja (arkitekte IMK). Ministria e Kulturës ka miratuar për zbatimin e projektit të studios IRI dhe “Fusha sh.p.k” fondin prej 30 milionë lekësh.
Por çfarë ndodhi në Korçë? Dosja.al vëzhgoi nga afër të gjithë projektin e miratuar nga Ministria e Kulturës në muzeun e godinës që u përdorur si shkolla e parë laike shqipe. Për të parë të plotë zhvillimet (SHIKO KËTU)
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Vaksina AstraZeneca që po përdoret në Shqipëri për vaksinimin e mësuesve nuk është nga i njëjti lot i pezulluar në disa vende të Europës. Specialis...
TIRANË– Avokatja e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca ka ngritur një tjetër problematikë lidhur me mënyrën sesi qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë p...
SHKODËR– Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve në Shkodër, ku do të marrin vaksinën 1350 mësues. Disa prej tyre kanë qenë të gatshë...
TIRANË– Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, në një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës...
TIRANË– 17 viktima dhe 475 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë...
KUKËS– Muhamet Lleshi, infermieri nga Hasi që ka shfaqur komplikacione me shëndetin pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Në një lidhje telefo...
HAS– Shënohet rasti i parë i komplikacioneve të shkakuar nga vaksina anti-COVID e kompanisë “Pfizer”. Muhamet Lleshi, infermier në qytetin e Hasit, ndodhet në s...
BELGJIKË– Xhuljeta Lala, 33 vjeçe, është vrarë ditën e djeshme barbarisht në një hotel në Bruksel, ku punonte si sanitare. Mediat belge, bëjnë me di...
BLEGJIKË– Më ndaloni, unë e vrava atë sepse djalli më kërkoi”, ky është rrëfimi i 36-vjeçarit, i cili ka vrarë ditën e sotme shqiptaren ...