LIVE UPDATES
Aktualitet

AP rrëzon SKEMËN e rimbursimit të barnave COVID, thirrje qeverisë: Hiqni procedurat, qytetarët s’po përfitojnë

16 Mars 2021, 18:04 Nga DOSJA
AP rrëzon SKEMËN e rimbursimit të barnave COVID, thirrje

TIRANË– Avokatja e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca ka ngritur një tjetër problematikë lidhur me mënyrën sesi qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë po menaxhojnë pandeminë e koronavirusit.

Ballanca ka bërë me dije se Avokatura e Shtetit ka hetuar lidhur me rimbursimet që shteti ka shpërndarë për të infektuarit nga pandemia e koronavirusit për të mbuluar shpenzimet për ilaçe. Në një lidhje direkte për Syri.net, ajo ka bërë me dije se nga hetimi ka rezultuar se deri më janar nga VKM-ja ka lëshuar është 2988 persona, ndërsa të infektuarit kanë qenë të paktën 50 mijë persona.

Po ashtu ajo ngre problematika të tjera të VKM-së, duke përmendur faktin që shteti nuk i njeh tamponët e bërë në institucionet private, dhe po ashtu nuk i mbulon analizat laboratorike, që janë kusht për të përcaktuar diagnozën e pacientit nga mjekët. 

“Për sëmundjet infektive, shteti ndërmerr përsipër detyrime të tjera. Ligji për sëmundjet infektive thotë se çdo person ka të drejtë të përfitojë nga masat dhe të drejtën e detyrimin të kurohen falas. Në kuadër të këtij detyrimi doli dhe vendimi i VKM-së, në bazë të të cilit pacientët përfitonin. Paketa u nda në dy stade për çdo individë. Unë e kisha të qartë që një vlerë e tillë, ishte tejet e ulët. Nisim hetimet për të kuptuar nëse qytetarët i kishin marrë dëmshpërblimet. Tamponi duhet të jetë bërë vetëm në shtet për të përfituar nga paketat. Është diskiminuese. Sugjeruam që të gjithë të përfitonin. Problemi i dytë, janë qytetarët e kaluan virusin para VKM-së. Po ashtu do të duhet të pagueshin edhe analizat e gjakut, prej të cilave mjekët vendosin dhe diagnozën. Kemi hetuar sa receta janë shpërndarë, por nuk i kemi ndarë në cilin stat janë shpërndarë. Bëhet fjalë për 2988 persona, ndërsa numri i të infekturve më tampon është shumë më i lartë. Bëhet fjalë për diku 50 mijë të infektuar. Nga janari numri i të infektuarve është dyfishuar, por nuk i kemi këto të dhëna,“-tha ajo në fjalën e saj.

AVOKATI I POPULLIT REKOMANDON RRITJEN E MBËSHTETJES PËR QYTETARËT E PREKUR NGA COVID-19

Avokati i Popullit i ka kërkuar Qeverisë të ndërmarrë hapa të shpejtë për t’u mundësuar qytetarëve të prekur nga Covid-19 mbështetje të mjaftueshme dhe pa diskriminim me barna dhe shërbim shëndetësor, konform ligjeve në fuqi.  Institucioni vëren se ndonëse në nëntor të vitit të kaluar është miratuar një Vendim i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e paketës së trajtimit COVID-19 ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19”, numri i përfituesve ka qenë tepër i ulët krahasuar me shkallën e gjerë të prekjes së popullatës nga kjo sëmundje pandemike.  Në një rekomandim adresuar Ministrisë së Shëndetësisë, Avokati i Popullit ka kerkuar marrjen e masave të menjëherëshme për zgjerimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19, duke përfshirë në të analizat laboratorike dhe ekzaminimet imazherike për diagnostikim dhe monitorim të ecurisë klinike të pacientit. 
Avokati i Popullit ka kërkuar po ashtu garantimin e ofrimit pa asnjë diskriminim të shërbimit shëndetësor, duke përfshirë si kategori përfituese edhe individët të diagnostokuar me Covid -19, për periudhën Mars-Nëntor 2020. Në një tjetër pikë, institucioni më i madh i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vend, ka kerkuar nga autoritetet shëndetësore për garantimin e ofrimit pa asnjë diskriminim të shërbimit shëndetësor – paketë barnash, duke mos e kufizuar atë vetëm për pacientët e konfirmuar pozitivë me tampon nga institucionet shëndetësore publike por duke e ofruar atë për të tërë pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje infektive pavarësisht mënyrës së kryerjes së ekzaminimit apo institucionit shëndetësor kur është kryer ai. Në informacionin e marrë zyrtarisht nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lidhur me numrin e pacientëve përfitues për periudhën 19.11.2020 deri në datë 31.01.2021 rezulton të jenë ekzekutuar 2988 receta me rimbursim. Ndërkohë që numri real i personave të prekur me Covid 19 dhe bërë publik çdo ditë nga MSHMS: për periudhën 19 Nëntor 2020 deri në 31 Janar 2021 është 47 982 persona, pra mesatarisht 648 të prekur në ditë. Ndërsa ky numër deri në dt.10.03.2021, është 85 406 persona. Pra nga sa rezulton konstatohet se numri i përfituesve është jashtëzakonisht i vogël në raport me numrin e të infektuarve. Institucioni i Avokatit të Popullit sjell në vëmendje se mbrojtja e shëndetit dhe e drejta për kujdes shëndetësor është një e drejtë e mbrojtur jo vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shiqipërisë dhe aktet ligjore në RSH, por edhe nga një sërë aktesh ndërkombëtare në të cilat vendi ynë ka aderuar, të tilla si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Karta Sociale Evropiane, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, etj. 

Më 18 nëntor, Këshilli i Ministrave firmosi paketën e rimbursimit të barnave COVID për të gjithë të prekurit nga pandemia në vendin tonë. Sipas VKM-së së publikuar, për të gjithë ata që kanë pasur simptoma të lehta do të marrin jo më shumë se 165 mijë lekë të vjetra, ndërsa të tjerët do të marrin thuajse 1 milion lekë të vjetra.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokatura e shtetit erinda ballanca pandemia e koronavirusit ne shqiperi avokatura e shtetit erinda ballanca pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet