LIVE UPDATES
Bota

“Dejtoni ishte instrument jo perfekt dhe duhet reformuar”

13 Nëntor 2020, 08:49 Nga DOSJA
“Dejtoni ishte instrument jo perfekt dhe duhet reformuar”

Diskutimi i organizuar si webinar u organizua dhe drejtua nga Profesorja për çështjet ndërkombëtare,Tanya Domi. Dejtoni ishte për të ndaluar luftën dhe vrasjet. “Por Dejtoni ka qenë një instrument jo perfekt dhe duhet reformuar. Po si? ”

Ambasador Robert S. Geldbard, flet për mungesën e lidershipit. Duke bërë histori të angazhimit të SHBA në rajon, ai thotë se administrata e Bushit nuk donte të merrej me Bosnjë-Hercegovinën, sepse me të ishte marrë Clintoni, kështu që u fokusua më shumë në Kosovë. Administrata e Obamës nuk ka qenë shumë e interesuar në rajon. “Ideja e politikës amerikane ka qenë rajoni i Ballkanit është zonë ku duhet të veprojë Europa, dhe vazhdon të presë që të ndodhë diçka,” thotë ambasadori Geldbard.

Europa duhet të bëjë më shumë

Europa duhet të marrë më shumë përsipër në Ballkan, thotë ai dhe përmend bisedën Biden-Merkel, si dhe Biden-Johnson, pas zgjedhjeve amerikane. SHBA duhet të ndihmojë më shumë, thotë ambasadori. Gelbard mendon se duhet gjetur mënyra për ta bërë Republika Srpskan që të bashkëpunojë, duhet larguar nga posti Dodik, fqinjët duhet të bashkëpunojnë më shumë duke filluar me Kroacinë si anëtare e BE e vazhduar me Serbinë, ku Vuçiq ka luajtur rol interesant për nxitjen e idesë së “Serbisë së Madhe”. “Po humbasim kohë,” thotë ambasadori Geldbard, që në karrierën 35 vjeçare në diplomaci ka qenë ndër të tjera edhe përfaqësuesi special i Presidentit Clinton në Ballkan si dhe anëtar i Grupit të Ohrit.

Reuf Bajrovic, bashkëkryetar i Aleancës SHBA- BE, thotë se SHBA do t’i kthehet Ballkanit. Presidenti i sapozgjedhur, Biden ka qenë më shumë në Bosnjë-Hercegovinë se sa në Kosovë, thotë ai. Kur i kthehet Europës, ai kujton se Bosnje-Hercegovina është vend me shumicë myslimane dhe Europa ka bërë gjithçka që të ndryshojë përbërjen demografike të vendit. Ai kërkon rol më të madh të kancelares gjermane Angela Merkel në angazhimin europian në rajon dhe kërkon që qëndrimi gjerman të ndryshojë sa i përket sanksioneve kundër Dodikut.

Formula e perspektivës së pranimit në BE dhe në NATO nuk ka funksionuar

Kurt Bassuender, bashkëkrijues i Këshillit për politikat demokratizuese, një think tank me qendër në Berlin, thotë se formula e përdorur deri tani për rajonin duke ofruar perspektivën e pranimit në BE dhe në NATO dhe duke i lidhur këto me kushte, nuk ka funksionuar deri tani. Ai kërkon “partnership me elitat”, duke kontrolluar që partnerët të jenë demokratë. Bassuender, që ka jetuar në Sarajevë nga  2005-2016 kërkon rivendosjen e rregullave për Bosnjë-Hercegovinën. Ai ka shkruajtur disertacionin me temën “”Peace Cartels: Internationally Brokered Power-Sharing and Perpetual Oligarchy in Bosnia and Herzegovina and North Macedonia”.

Almir Šećkanović, nga grupi medias Oslobodjenje, thotë se 25 vjet pas Dejtonit, në Bosnjë – Hercegovinë sigurimi shëndetësor varet nga vendi ku jeton. Mediat janë të ndara dhe i shërbejnë grupeve etnike. Dikush në Banja Luka lexon shtypin e Serbisë, dhe jo atë të Sarajevës. Mediat dhe gazetarët e kanë të vështirë sepse opinioni publik është i përçarë.

Tanya Domi, e sheh çështjen e migracionit çështje të sigurisë kombëtare si në afat të shkurtër edhe në afat të gjatë.

Ambasadori Gelbard është i sigurt se administrata e presidentit Biden do e ketë prioritet rajonin e Ballkanit, “por sa i madh do jetë ky partneritet?” pyet ai. Kështu që ai i kthehet partneritetit SHBA-BE dhe kërkon që Europa të ketë vullnetin politik për t’u angazhuar në Bosnjë. Ai kërkon edhe nga Bosnja vetë që të bëjë më shumë brenda “kuadrit të mundësive”. Qytetarët duhet të angazohen më shumë që institucionet e tyre të bëhen funksionuese, thotë ai.

Tanya Domi, ndërhyn duke iu kthyer myslimanizmit të vendit. Ajo kujton ambasadorin francez Macron që ka luajtur një rol për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. “SHBA e ka të vështirë të kuptojë Europën,” thotë ajo, duke mos kursyer fjalën “racizëm”.

Reuf Bajrovici, tregon se vendimet në Bosnjë Hercegovinë merren nga elitat lokale, dhe Dodik nuk lëviz nga vendi. Ai vazhdon të ëndërrojë për “Serbinë e Madhe”, dhe BE i ka lejuar Vuçiqit që të luajë lojë të rrezikshme në Republikan Srpska. BE i ka dhënë Vuçiqit çdo gjë që ka dashur, thotë ai, siç i ka pas dhënë is- presidentit Tadiç. “Serbia po pret momentin për të bërë Serbinë e Madhe”, thotë Bajrovici. Pyetjes se sa realist është Minishengeni ballkanik, Kurt Bassuender, i përgjigjet, se nuk i duhet kushtuar shumë rëndësi. Për të ardhmen, rruga është që Bideni duhet të punojë më ngushtë me BE, i dërguari special i BE në Bosnjë-Hervegovinë, Valentin Inzko duhet të marrë më shumë kompetenca për të arritur më shumë. Ambasadori Gildbard është i sigurt se kur Presidenti Biden të japë orientimin e duhur e gjithë administrata do ta pasojë. Reuf Bajrovic kërkon që me rajonin të merret direkt Shtëpia e Bardhë.

Historik i shkurtër

Lufta e Bosnjës filloi në mars 1992 dhe mbaroi pas tre vjetësh, pasi ushtria e serbëve të Bosnjës kishte kryer gjenocid dhe vrasje me paramendim të më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanëve, më 11 korrik 1995. Gjë që pasoi me sulme ajrore të koordinuara nga ushtria amerikane dhe NATO. Armëpushimi u inicua dhe bisedimet për marrëveshjen e paqes filluan më 1 nëntor 1995 dhe përfunduan me sukses më 21 nëntor, në bazën ajrore amerikane Wright-Patterson.

Marrëveshja e paqes e Dejtonit u nënshkrua në Paris më 4 dhjetor 1995, në prani të presidentit amerikan Clinton, ministrit të Jashtëm spanjoll Gonzalez, presidentit francez Shirak, kryeministrit britanik John Major, kancelarit gjerman Helmut Kohl dhe kryeministrit rus, Viktor Çernomerdin.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bosnjë-hercegovinën shba tanya domi. bosnjë-hercegovinën shba tanya domi.

Sondazh

Poll
Bota 13 Nëntor 2020, 07:37

Zaev: Ka çështje për të cilat nuk negociohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se është optimist se mosmarrëveshjet me Bullgarinë mund të zgjidhen dhe se po bëhet çmos për të arri...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj