Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se Evropa duhet të kërkojë më këmbëngulje, dënimin e politikanëve pjesëmarrës në qeverinë serbe që urdhëroi krimet gjenocidale. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai ka thënë se vetë Serbia duhet të çlirohet nga e shkuara e saj, dhe sipas Kurtit ajo duhet të pranojë krimet, si dhe të dënojë fajtorët e të njohë Kosovën.
Ndër të tjera ai ka shkruar se pavarësisht gjetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, Beogradi zyrtar vazhdon të mos e pranojë fajin për krimet e tij të kryera në Kosovë. Kurti shton se Kizhevaku është vendi i pestë ku zbulohen varreza masive në Serbi, pas Batajnicës, Peruçacit, Petrovo Selos dhe Rudnicës, por megjithatë Serbia nuk pranon fajet duke shtuar se kjo e fundit sipas ish-kryeministrit nuk ka hequr dorë nga nga projekti i vjetër i cili solli gjenocidin
Postimi i plotë:
Pesëdhjetë vjet më parë Ëilly Brandt-i, figura më e shquar e socialdemokracisë gjermane, u përgjunj në Varshavë, para memorialit të viktimave të Gjermanisë Naziste, të masakruara në geton e Varshavës në 1943. Ai nuk shtoi fjalë, viktimat nuk kanë nevojë për fjalë, e nuk e tha asnjë “por”, sepse pranimi i përgjegjësisë nuk bëhet duke i ikur fajit. E kujtojmë me respekt të thellë atë gjest të tijin, sepse duhet marrë si model e shembull prej atyre politikanëve të cilët në fund të shekullit XX deshën të përsërisin modelin e Gjermanisë naziste, në përmasa ballkanike. Ditët e fundit në Kizhevak të Rashkës janë gjetur trupa të varrosur nën mbetje gurthyesish e materialesh ndërtimi. Kizhevaku është vendi i pestë ku zbulohen varreza masive në Serbi, pas Batajnicës, Peruçacit, Petrovo Selos dhe Rudnicës. E nga Serbia jo vetëm që nuk po vjen pranimi i fajit, dënimi i fajtorëve e kërkimi i faljes, por dëgjojmë këmbënguljen se “Kosova është Serbi”. Kjo qasje e qeveritarëve serbë, të cilët vitet e fundit po ri-armatosen me intensitet, nënkupton se nuk kanë hequr dorë nga projekti i vjetër i cili solli gjenocidin, luftën e këto varre masive. Pa gjyqin e Nurembergut e pa përgjunjen e Willy Brandt-it, pajtimi evropian me Gjermaninë e pasluftës, nuk do të ndodhte kurrë. Dënimi i rreptë i kriminelëve, dhe pendimi i thellë e reflektimi pranues mbi fajet e veta, që erdhi prej politikanëve, akademikëve, artistëve, historianëve dhe mbarë popullit gjerman, i dhuroi Evropës paqen e zhvillimin, e Gjermaninë e çliroi prej së shkuarës dhe e bëri vend model për demokracinë dhe zhvillimin. Evropa me këmbëngulje duhet të kërkojë dënimin e politikanëve pjesëmarrës në qeverinë serbe që urdhëroi krimet gjenocidale, e vetë Serbia duhet të çlirohet nga e shkuara e saj, të pranojë krimet, të dënojë fajtorët e të njohë Kosovën, nëse duam vërtet që Ballkani të ecë drejt Evropës, e të mos kemi gjithnjë ankthin dhe pasigurinë e së ardhmes.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se në fundjavë do të mbajë një mbledhje së bashku me qeverinë për të diskutuar mbi masat anti-...
SHBA- Gjyqtarët në SHBA hodhën poshtë të hënën paditë e ngritura nga një aleate e Presidentit Donald Trump për të anuluar çertifikimin e fitores së Presi...
SHBA- Drejtoresha e OBSH-së për vaksinat anti-Covid, Kate O’Brien tha se detyrimi i njerëzve për të marrë vaksinat është i ndaluar. Në një dekaratë për mediat a...
ITALI– Ministrja e Brendshme në Itali, Luciana Lamorgese, është infektuar me koronavisur. Sipas mediave të huaja, ajo është larguar nga godina e qeverisë ...
RUMANI-Kryeministri i Rumanisë, Ludoviç Orban ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri në ...
TAJVAN- Një burrë në Tajvanë është gjobitur me 3500 dollarë vetëm sepse ka thyer rregullat për 8 sekonda.Mediat e huaja, bëjnë me dije se emigranti filipinas i...
BRITANI– Kryeministri Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen pritet të diskutojnë mbi marrëveshjen tregtare pas Brexit, ndërsa do përpiqen që të thyejnë n...
SHBA- Një infermiere në SHBA që mori pjesë në provën e vaksiës anti-Covid të Pfizer dhe BioNTech tregoi disa nga efektet anësore që përjetoi. Në një intervistë...
GJERMANI– Ditën e sotme, liderët gjermanë, kanë thënë se në vend duhet të merren masa të reja kufizuese për parandalimin e Covid-19. Sipas mediave të huaj...
LONDËR– Po zhvillohet një test gjaku, që sipas studuesve mund ta parashikojë nëse një pacient me Covid-19 do të ketë nevojë për kujdes intensiv, apo ...