LIVE UPDATES
Politike

DEKRETI/ Një ditë para arrestimit, Thaçi fali dy të dënuar për vrasje

6 Nëntor 2020, 19:06 Nga DOSJA
DEKRETI/ Një ditë para arrestimit, Thaçi fali dy të

KOSOVE– Një ditë para dorëheqjes së tij, ish-Presidenti Hashim Thaçi ka nxjerrë dekret për falje të dënimit ndaj pesë të burgosurve.

Thaçi ka falur Shpresim Ukën dhe Bekim Sylën, të dy të akuzuar për rastin “Bllaca”, të parin me 4 vjet e të dytin me 3 vjet e gjashtë muaj.

Uka është dënuar me 15 vjet burg në vitin 2012 për vrasje të rëndë dhe tentim-vrasje të rëndë, ndërsa u arrestua në vitin 2015 pasi ishte në arrati.

Uka është përmendur fillimisht në një video-incizim të Nazim Bllacës, i cili në nëntor të 2009-s deklaroi publikisht se kishte marrë pjesë në vrasje, keqtrajtim dhe veprime kriminale në rreth 17 raste pas luftës në Kosovë.

E, Bekim Syla është dënuar me 12 vjet burg në po të njëjtin vit, por vetëm në vitin 2017 ka arritur të bie në prangat e Policisë së Kosovës. Syla ishte pjesë e Rastit “Bllaca II”, që ishte vazhdimësi e “Bllaca I”, në të cilin, Fahredin Gashi qe dënuar me 18 vjet burg për vrasjen e Salih Gashit, vrasje që u klasifikua si krim i luftës. “Bllaca II” filloi në shtator të 2011-s për të përfunduar në dhjetor të 2012-s. U mbajtën mbi 40 seanca, nën akuzë ishin 6 persona: Shpresim Uka, Shaban e Bekim Syla, Driton Hajdari, Sadik Abazi dhe Fahredin Gashi.

Bekim Syla, Sadik Abazi e Shpresim Uka më 17 dhjetor 2012 u patën shpallur fajtorë nga ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë, se në bashkëkryerje me dëshmitarin bashkëpunues Nazim Bllaca kishin vrarë Ibush Kllokoqin.

Veton Gjoshi, i dënuar me 12 vjet burg pasi u shpall fajtor në vitin 2018, është i akuzuar për vrasje të trefishtë në një lokal në Gjakovë në gusht të vitit 2016.

Gjoshi u dënua me 11 vjet burg për vrasje dhe 1 vit për armëmbajtje pa leje.

Më 26 gusht 2016, rreth orës 16:40, në kryqëzimin e rrugës “Sylejman Hadum Aga” dhe “Shefki Shasivari”, saktësisht në lokalin “Deep Bar”, ishin privuar nga jeta Zef Krasniqi, Valon Islamaj dhe Ali Islamaj. Sipas Prokurorisë, kjo vrasje e trefishtë, e cila kishte ndodhur në “Çardhinë e Vjetër” në Gjakovë, ishte motivuar nga hakmarrja. Të dyshuarit kishin qëlluar me dy armë nga vetura e tyre “Skoda” me ngjyrë të zezë dhe të njëjtit ishin dorëzuar pas gjashtë muajsh në Polici.

Safet Haliti është dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burg për tentim vrasje. Sipas aktakuzës, Safet Haliti, Valbone Zeneli dhe Zelfije Haliti, akuzohen se më 21 shtator 2016, në bashkëkryerje dhe me dashje kanë tentuar të privojnë nga jeta të dëmtuarin, Faruk Spahiu. Sipas aktakuzës, Haliti pas një konflikti me të dëmtuarin Spahiu, ka shtënë me armë në drejtim të tij duke e goditur në gjoks dhe në disa pjesë të trupit, me ç’rast nga lëndimet e marra i dëmtuari ka rënë në tokë, kurse të akuzuarat Valbone dhe Zelfije Zeneli, ia kanë drejtuar revolen të dëmtuarit dhe e kanë goditur me shqelma në kokë. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në shtator të 2017-s, Safet Haliti e kishte pranuar fajësinë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Sipas dekretit të nxjerrë, Thaçi ka vendosur t’ia falë dy vjet Veton Gjoshit që vuan dënimin në po këtë qendër, tre vite e gjashtë muaj Bekim Sylës i cili është në Burgun e Sigurisë së Lartë, katër vite Shpresim Ukës në po të njëjtin burg, gjashtë muaj Safet Halitit i cili vuan dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe dy vjet Ilir Morinës i cili vuan dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë, e për të cilin nuk janë gjetur informata lidhur me akuzën ndaj tij.

/Koha

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hashim thaci hashim thaci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj