LIVE UPDATES
Aktualitet

DEL DOKUMENTI/ Autoriteti i Dosjeve: Arben Kraja hetues i komunizmit, trajtoi dosjen për “arratisje” më ’90

20 Dhjetor 2019, 21:36 Nga DOSJA

TIRANË– Një ditë pasi “Gazeta Shqiptare” botoi përgjigjen zyrtare të Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit mbi 8 prokurorët e SPAK, ku thuhej se janë emra për të cilët nuk ka dosje tek Ish-Sigurimi i Shtetit, dalin në dritë dokumente të reja. Duke qenë se të enjten Autoriteti vuri në dispozicion vendimet në versionet e tyre të shkurtuara, ‘Gazeta Shqiptare’, në zbatim të ligjit ‘Për të drejtën e informimit’, kërkoi versionin e gjatë të vendimit nr. 185 datë 03.04.2019 sa i takon kreut të SPAK, zotit Arben Kraja.

Njëherësh, “Gazeta Shqiptare” kërkoi të dinte nëse Autoriteti ka dokumente që vërtetojnë apo hedhin poshtë deklaratat publike, sipas të cilave z. Kraja ka qenë hetues para vitit 1990, pra në kohën e komunizmit.

Kërkesa në fjalë u përligj kur studiues të periudhës së diktaturës sinjalizuan dhe kur ish-drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, z.Agron Tufa, tha publikisht se “Ish-sigurimi komunist i diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish-hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë ‘krimesh e kriminelësh të komunizmit, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!”.

Për sa më sipër, pas kërkesës së “GSH”-së, koordinatori Për të Drejtën e Informimit në AIDSSH, Selami Zalli, thotë se, “duke vlerësuar rëndësinë e rastit dhe në funksion të transparencës maksimale, vë në dispozicion versionin e gjatë e të pashkurtuar të vendimit të muajit prill”, ndonëse refuzoi të vërë në dispozicion procesverbalin e mbledhjes me argumentin se “në procesverbal janë pasqyruar të dhëna personale dhe informacione që kanë të bëjnë me shumë persona, njohja e të cilave nuk është e lejueshme, përveç rrethit të personave të parashikuar me ligjin 45/2015”.

Sipas versionit të gjatë të vendimit, Autoriteti pohon që z.Kraja ka qenë hetues më 1990-ën dhe se ka hetuar çështje të kalimit të paligjshëm të kufirit. Kujtojmë se gjatë kalimeve të paligjshme të kufirit, dhjetëra qytetarë shqiptarë janë vrarë.

KËRKESA E ‘GSH’-së
Të nderuar

Për t’i ardhur në ndihmë informacionit të saktë publik, në bazë të ligjit nr. 119/2014 neni 15 pika 1 dhe 2 (Për të drejtën e informimit), kërkojmë të na vihen në dispozicion vendimi i AIDSSH nr. 185 datë 03.04.2019, versioni i gjatë, i pashkurtuar dhe procesverbali i diskutimit (përfshirë mendimet paralele) për z.Arben Kraja, atëkohë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, sot kryetar i SPAK.

Njëherësh kërkojmë nga ana juaj të dimë, nëse keni dokumente që vërtetojnë apo hedhin poshtë deklaratat publike, sipas të cilave, subjekti i vendimit nr.185 datë 03.04.2019 ka qenë hetues para vitit 1990 në vendin tonë.

PËRGJIGJA E AUTORITETIT
E nderuar znj. Nikolli,

Në përgjigje, të kërkesës për informacion nr.1736/2 e datës 19.12.2019, në zbatim të dispozitave ligjore të përcaktuara në Ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, në lidhje me vazhdimin e kërkesës për informacion për vënien në dispozicion të vendimit nr. 185 datë 03.04.2019 të AIDSSH, versioni i gjatë, i pashkurtuar dhe procesverbali i diskutimit (përfshirë mendimet paralele) për z.Arben Kraja, atëkohë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, sot kryetar i SPAK, ju informoj sa me poshtë:

Vendimet e marra nga ana e AIDSH–së gjenden të gjitha të publikuara në faqen zyrtare të institucionit tonë, www.autoritetidosjeve.gov.al.

Duke vlerësuar rëndësinë e rastit dhe në funksion të transparencës maksimale, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin e plotë për qëllimin e kërkuar nga ana juaj, i cili përmbush në mënyrë të plotë të gjitha kërkesat tuaja në lidhje me informimin e saktë të publikut, në bazë të parashikimeve të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Në lidhje me procesverbalin e mbledhjes dhe diskutimet e bëra, nuk mund t’ju vihen në dispozicion, pasi në vendim është pasqyruar gjithçka e kërkuar, për të përmbushur qëllimin e kërkimit tuaj, si dhe për faktin se diskutimet në këto raste kanë vlerën e dhomës së këshillimit në proces dhe në procesverbal janë pasqyruar të dhëna personale dhe informacione që kanë të bëjnë me shumë persona, njohja e të cilave nuk është e lejueshme, përveç rrethit të personave të parashikuar me ligjin 45/2015.

Me respekt,

Koordinatori Për të Drejtën e Informimit

Selami Zalli

DOKUMENTI I PLOTË

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit me pjesëmarrjen e anëtarëve znj.Gentiana Sula kryetare, Altin Hoxha anëtar, z.Marenglen Kasmi anëtar dhe z.Simon Mirakaj anëtar.

OBJEKT

Kërkesa e paraqitur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me shkresën nr.144 “Kërkesë për verifikimin e pastërtisë së figurës, përpara emërimit të kandidatëve për prokuror të Prokurorisë së Posaçme, kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

AIDSSH pasi shqyrtoi kërkesën për informacion, paraqitur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me shkresën nr.144/1, datë 21.02. 2019 sipas objektit të saj,

VËREN     

Nga përmbajtja e shkresës nr. 144/1 prot. datë 21.02.2019, “Kërkesë për verifikimin e figurës së pastërtisë, përpara emërimit të kandidatëve për prokuror të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” sipas listës së dërguar Institucioni Këshilli i Lartë i Prokurorisë në zbatim të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga Ligji nr. 45/ 2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste Shqipërisë nenit 34, pika 2, germa g) të ligjit 95/2016 ‘Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar’ i ka kërkuar Autoritetit nëse disponon informacion, të dhëna apo dokumente, lidhur me procesin e verifikimit të cilësive etike, morale dhe profesionale të punonjësve të tyre, me përbërje sipas shkresës së dërguar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Me shkresën nr. 144/1 prot. datë 21.02.2019, institucioni ka dërguar formularët e aplikimit, të plotësuar nga punonjësit që aplikojnë për prokuror të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se, shtetasi A.K. ka qenë me detyrë hetues në Hetuesinë e Rrethit Shkodër në vitin 1990, pra përpara datës 2 korrik të vitit 1991, që është edhe fushëveprimi i ligjit mbi bazën e të cilit vepron Autoriteti. Nga përmbajtja e dokumentacionit që ndodhet në arkivat tona rezulton se z. A.K., ka hetuar një çështje penale në ngarkim të dy të pandehurve për kalim të paligjshëm kufiri në bashkëpunim. Si vepër penale, kalimi i paligjshëm i kufirit bën pjesë në kreun 8 të ‘Krime kundër rendit administrativ’ dhe jo në kreun ‘Krime kundër shtetit’, vepra penale këto, të parashikuara në kreun e parë neni 47 të Kodit Penal të vitit 1977.

Si e tillë, vepra penale “kalim i paligjshëm kufiri” nuk bën pjesë në kategorinë e veprave penale në kuptim të ligjit nr. 7514, datë 30.09 1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” dhe si rrjedhim nuk bën pjesë në fushën e veprimit të ligjit nr.45/ 2015 neni 2, sipas të cilit, ‘Ky ligj zbatohet për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar më 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë dhe që lidhen me veprat penale politike të parashikuara në ligjin nr. 7514, datë 30.9.1991.

Për këto arsye, Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, vendosi që:

Të informojë Institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për informacionin që kërkohet me shkresën nr., 144/1 prot. datë 21.02.2019, “Kërkesë për verifikimin e figurës së pastërtisë, përpara

emërimit të kandidatëve për Prokuror të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” se:

a).Për zotin A.K., nga verifikimet e kryera deri tani, nuk figuron të ketë materiale, në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, në emër të tij, sipas Nenit 29, pika 2 të Ligjit Nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Marrë nga gazetaShqiptare

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa arben kraja agron tufa arben kraja


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje