LIVE UPDATES
Bota

‘Dënojmë dhunën dhe kërkojmë lirimin e të arrestuarve’, SHBA-ja bën thirrje për qetësi në Kubë

14 Korrik 2021, 07:51 Nga DOSJA
‘Dënojmë dhunën dhe kërkojmë lirimin e të

SHBA– Departamenti amerikan i Shtetit bëri thirrje të martën për “qetësi” në Kubë pasi protestat më të mëdha në dekada kundër qeverisë komuniste trazuan vendin të dielën.

Bëjmë thirrje për qetësi dhe dënojmë dhunën ndaj atyre që protestojnë në mënyrë paqësore. Gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë kubane të lirojë të gjithë të arrestuarit për protestë paqësore”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Rreth 150 protestues janë arrestuar dhe, sipas agjensisë së lajmeve Reuters, vetëm 12 janë liruar.

Zoti Price shtoi se qeveria amerikane po shqyrtonte se çfarë mund të bëjë për të ndihmuar mijëra protestuesit që kanë dalë në rrugët e vendit për të protestuar ndaj një krize ekonomike që ka mbërthyer ishullin dhe trajtimin e pandemisë COVID-19 nga sistemi i kujdesit shëndetësor që dikur merrte vlerësime.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell u tha gazetarëve të martën se “ne mbështesim popullin e Kubës. Ky ka qenë një regjim i egër, i dhunshëm për rreth 70 vjet tashmë”. Ai shtoi se nuk e dinte nëse protestat ishin të forta mjaftueshëm për të “mbizotëruar ndaj banditëve”.

Ndërkohë, qasja tek platformat e mediave sociale mbeti të paktën pjesërisht e kufizuar të martën pasi u njoftua se qeveria i mbylli ato të hënën. NetBlocks, një organizatë me qendër në Londër, tha se rrjetet Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Telegram ishin mes platformave që u kufizuan.

Zyrtarët në Kubë nuk kanë komentuar mbi qasjen tek këto platforma në vendin ishull.

Qeveria kubane fajëson Shtetet e Bashkuara për trazirat, duke thënë se embargoja është arsyeja për shqetësimet ekonomike të vendit, të cilat e bënë ekonominë të tkurrej me 11%, sipas njoftimeve të qeverisë kubane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të hënën se fajësimi i Shteteve të Bashkuara për protestat do të ishte një “gabim i rëndë” dhe prova se qeveria kubane nuk po dëgjonte shqetësimet e publikut kuban. Si shenjë se qeveria kubane është e shqetësuar për protestat, ish-kreu i Partisë Komuniste Kubane, Raul Castro mori pjesë në një takim të zyrës politike për të diskutuar “provokimet”, siç u tha në mediat e drejtuara nga shteti. Castro u tërhoq nga pozicioni në prill dhe u zëvendësua nga Miguel Díaz-Canel.

Protestat janë të rralla në Kubë, ku forcat e brendshme të sigurisë kontrollojnë rreptësisht popullsinë, por kushtet ekonomike po bëjnë që shumë të kërkojnë ndryshime.

Ajo që duam është ndryshimi”, i tha agjensisë së lajme AFP, Yamila Monte, një punëtore shtëpiake kubane. “M’u sos durimi”.

Njerëzit “janë të zemëruar sepse nuk ka ushqim, sepse ka probleme”, tha për AFP-në 39-vjeçari Yudeiky Valverde, punonjës i një shkolle fillore.

Një protestues i cili foli për Associated Press, por që nuk pranoi ta identifikonte veten nga frika e arrestimit të mundshëm, tha: “Jemi të lodhur nga radhët, mungesat. Prandaj jam këtu”.

Maykel, një banor i Havanas i cili foli për agjensinë e lajmeve Reuters dhe nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij, përshkroi situatën në Kubë duke thënë se “po bëhet e pamundur të jetosh këtu”.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antony blinken mitch mcconnell ned price protesta ne kube raul castro antony blinken mitch mcconnell ned price protesta ne kube raul castro

Sondazh

Poll
Bota 14 Korrik 2021, 06:39

SHBA– Kurba COVID-19 në SHBA po rritet përsëri pas muajve të rënies, me numrin e rasteve të reja ditore që po dyfishohen gjatë tre javëve të fundit, të nx...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj