LIVE UPDATES
Bota

E drejta e votës në SHBA, Biden mban fjalim në Filadelfia për atë që ai e konsideron si sfidën më të keqe për demokrac

14 Korrik 2021, 07:06 Nga DOSJA
E drejta e votës në SHBA, Biden mban fjalim në Filadelfia

SHBA– Presidenti amerikan, Joe Biden foli të martën në Filadelfia, në vendlindjen e kushtetutës amerikane, për të deklaruar se manovrimi republikan po e vendos demokracinë në rrezikun më të madh që nga Lufta Civile.

Fjalimi në qytetin ku u hartua dhe u nënshkrua dokumenti themeltar i sistemit demokratik amerikan në vitin 1787 ishte përpjekja e profilit më të lartë deri më tani e Presidentit Biden, në një polemikë për të cilën republikanët dhe demokratët përdorin terma të forta.

Sipas Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve të Kongresit, republikanët po përdorin legjislaturat e shteteve për të kufizuar të drejtat e votimit në të gjithë vendin, nën mbulimin e rritjes së sigurisë së zgjedhjeve.

Të udhëhequr nga ish-Presidenti Donald Trump dhe fushata e tij e paprecedentë dhe e bazuar në të pavërteta për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje përballë Presidentit Biden, republikanët këmbëngulin se duhen rregulla më të ashpra votimi për të goditur manipulimin elektoral.

Kjo rezulton në gjëra të tilla si pakësimin e votave nëpërmjet postës, shkurtimin e orarit të qendrave të votimit dhe vendosjen e gjobave të mëdha ndaj punonjësve zgjedhorë që bëjnë gabime. Ndërsa republikanët thonë se masa të tilla do të pastronin zgjedhjet amerikane, demokratët përmendin një frekuencë tashmë jashtëzakonisht të ulët të manipulimit dhe thonë se këto masa vendosin synojnë votuesit afrikano-amerikanë dhe votuesit e tjerë jo të bardhë, të cilët kanë tendencën të votojnë për demokratët.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha të hënën se Presidenti Biden do të “parashtronte çështjen morale se përse mohimi i së drejtës për të votuar është një formë e shtypjes dhe një formë e heshtjes”.

Presidenti Biden e sheh këtë si “sfidën më të keqe për demokracinë tonë që nga Lufta Civile”, tha ajo.

Megjithatë, nuk është e qartë se çfarë ndryshimi mund të sjellë Presidenti Biden.

Duke qenë se kanë vetëm një shumicë të ngushtë, demokratët në Kongres janë përpjekur dhe nuk kanë arritur të miratojnë ligje federale që do të mbronin qasjen tek vota.

Ngërçi ka sjellë në qendër të vëmendjes rregullin e Senatit të njohur si ‘filibuster’ ku sipas zakonit – megjithëse jo me ligj – duhen 60 nga 100 senatorët për të miratuar shumicën e ligjeve.

Kjo mundëson që republikanët të mund të bllokojnë me lehtësi çdo projektligj, pasi Senati është i ndarë 50-50. Megjithatë, Presidenti Biden ka hezituar të nxisë një ndryshim të këtij rregulli.

Në episodin më dramatik të luftës së vazhdueshme për qasjen tek vota, ligjvënësit demokratë në Teksas u larguan nga shteti të hënën për të parandaluar një kuorum në legjislaturë, ku shumica republikane ishte gati të votonte për kufizime të reja.

Eksodi i demokratëve ishte hera e dytë që ata përdorin këtë taktikë të pazakontë për të shmangur projektligjin. Teksanët u drejtuan për në Uashington ku po lobojnë ligjvënësit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të nxitur miratimin e ligjeve federale për mbrojtjen e votës.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump jen psaki joe biden donald trump jen psaki joe biden

Sondazh

Poll
Bota 14 Korrik 2021, 06:39

SHBA– Kurba COVID-19 në SHBA po rritet përsëri pas muajve të rënies, me numrin e rasteve të reja ditore që po dyfishohen gjatë tre javëve të fundit, të nx...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen