“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Rihapet gara, PD: 5 miliardë lekë më shumë për një lot, qoka e re e Unazës?!
2 Nëntor 2021, 18:20Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati e konsideroi vjedhje vendimin e fundit të qeverisë për hapjen e tenderit të ri për lotin e parë të Unazës së Madhe, të cilës i janë shtuar si fond dhe 5 miliardë lekë. Në një postim në “Facebook”, deputeti demokrat akuzoi ARRSH-në dhe Ministrinë e Infrastrukturës duke sqaruar se loti i parë është prokuruar njëherë, duke ngritur dyshimet se hapja e garës është një tjetër aferë korruptive të qeverisë shqiptare.
“Asnjë shpjegim përse në mënyrë tê beftë, u dhanë edhe rreth 5 milionë euro për një punë tashmë të prokuruar një herë. Cfarë ndodhi vallë, cilat rrethana ndryshuan për një shtesë në buxhet në këto përmasa? Dyshimet e arsyeshme janë se kjo ka të bëjë me orekset në rritje të rilindjes për të përfituar sa më shumë nga pushteti. Autoritetet, Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH janë nën akuzë para këtyre të dhënave. Duhet transparencë dhe e menjëhershme,”-shkruan ai.
POSTIMI I HELIDON BUSHATIT
Projekti i Unazës së Re ka shkaktuar përplasje të mëdha mes mazhorancës dhe opozitës prej disa vitesh për shkak të shumës që kushton ky projekt. Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po zbaton një skemë të pastër korruptive duke favorizuar disa prej oligarkëve më të fuqishëm në vend. Për lotin e parë, në muajin tetor u çel gara për dhënien e tenderit të ndërtimit te mbikalimit “Rruga Teodor Keko-Sheshi Shqiponja”, por nuk u arrit të shpallej fituesi pasi konkurentët nuk plotësonin kushtet teknike.
TIRANË – Mjeku Tritan Kalo u bëri thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë të vaksinohen. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, infektologu zb...
SARANDË– Një shqiptar i identifikuar si Gardian Mirakaj është vënë në pranga pas 30 kilometrash ndjekjeje nga Policia e Shtetit. Pasditen e sotme, 39...
SARANDË– Identifikohet personi që rrezikoi jetën e policëve shqiptarë dhe grekë gjatë pasdites së sotme në pikën doganore të Qafë Botës. Mësohet se b...
GREQI– Personi që shihni në foton e mëposhtme është shqiptari, drejtuesi i makinës që përplasi për vdekje postierin me motor disa ditë më parë. Sipas “Pro...
TIRANË– 6 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: dy qytetarë ...
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar verifikimin dhe nisjen e hetimeve mbi shpërdorimin me pasoja të rënda të Kaskadës së Drinit në pro...
TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin e shkeljeve të kryera në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit, ku u votua për Kuvendin. Në to...
Pronësia mbi tokën ku është ndërtuar depo e ujit në fshatin Kurjan, ka futur në konflikt familjen e Xhemal Xhemalit me Bashkinë e Roskovecit. Të dyja palët pret...