LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëshmi tronditëse për luftën në Kosovë: Serbët më zhveshën, rrahën dhe përdhunuan në sy të prindërve

10 Shtator 2019, 19:57 Nga DOSJA
Dëshmi tronditëse për luftën në Kosovë:

KOSOVË- Përdhunimi i fëmijës në sy të prindërve, kalon çdo krim monstruoz. Kjo është historia e një familje me tre anëtarë e cila u shua pak nga pak pas përdhunimit që serbët i bënë vajzës së tyre.

“Unë kam qenë me dy prindërit, jam fëmijë i vetëm dhe nuk kam as motër as vëlla. Dy prindërit i kam pasur pleq. Serbët na kanë thyer xhamat dhe kanë hyrë brenda dhe drejtë kanë shkuar te babai im. Ai ka patur një kapuç të bardhë , ja kanë hequr e kanë gjuajtur, e kanë rrahur shumë. Ka patur edhe një xhaketë veshur, ja kanë hequr i kanë marrë një leje që ka patur dhe ja kanë grisur, shumë e kanë rrahur tre vetë. Edhe nënës time po ashtu, ja kanë marrë lejen ja kanë bërë me vijë. I kanë thënë ti ske për të marrë pension prej Sllobodanit. Unë kam ndërhyrë mes dy prindërve, më kanë lënë shakull aty ku kam qënë . Më kanë rrahur shumë, njëri më ka dhunuar në sy të dy prindërve, dy të tjerët kanë bërë çfarë kanë dashur me mua. Më kanë grisur rrobat si fillim , më kanë rrahur, më kanë përgjakur . Kam luftuar por s’kam mundur se ata ishin tre burra”, rrëfen gruaja.

Në shtëpi në sy të prindërve të moshuar, vajzën e përdhunoi vetëm njëri prej tyre, më pas e morën dhe e përdhunuan gjithë të tjetrët me radhë duke e rrahur e në fund e kanë hedhur të zhveshur në rrugë.

“Më kanë lënë shakull ashtu të zhveshur krejt, më kanë rrahur , më kanë sakatuar. Më thoshin hajde të të marrim të të çojmë të Qafa e Dules, të të shohin vëllezërit e tu dhe në sy të vëllezërve të tu kemi për të të bërë kështu si ta bëmë në sy të nënës e babës. Kemi për të ti prerë veshkat e zemrën do t’ja çojmë Sllobodanit për të ti matur se sa kilogramë i ke. Më kanë përplasur në një mur aty afër mëhallës dhe kanë ikur. Unë i kam ndjekur nga pas, u kam thënë më vrisni, më mbysni se nuk jamë unë më në gjendje që të jetoj. Unë i kam ndjekur, ata kanë gjuajtur por për fat s’më ka kapur arma, por unë i kam ndjekur nga pas””, rrëfen gruaja.

Nga rruga e ka marrë një fqinj, i cili e ka mbuluar vetëm me një batanije dhe e ka lënë në banjën e shtëpisë që gjendej jashtë, ndërsa vetë ai fshihej në bodrum nga frika.

“Për fatin tim të mirë më shikon një komshi, nga vrimat e dyerve se më ka dëgjuar zërin . Më ka parë ashtu, katastrofë më ka parë të zhveshur, kur ka dalë ai komshia më ka ngritur , ka qënë katastrofë për mua ka qënë vdekje, më ka thën hyr kështu në VC, një banjo jashtë, më ka hedhur vetëm një xhaketë të vetën. Unë kam qënë aty as e gjallë as e vdekur, doja vetëm të hyja në dorë të serbëve të më vrisnin, të mos kthehesha më në shtëpi e gjallë, se ka parë familja tmerr. Deri në 05:00 të mëngjesit aty kam qëndruar, ka ardhur ai komshija, se fshiheshin nëpër bodrume, nuk kanë qëndruar në shtëpi të vetën, por mua më kanë lënë aty se skishte si të çonte se isha krejt e zhveshur. Kur ka shkuar ora pesë e mëngjesit ka ardhur mi ka dhënë një palë pizhama të vetat, nga aty më ka çuar në shtëpi”, rrëfen gruaja.

Babai i saj sapo e ka parë të bijën ka vrapuar që ta përqafoj, por ajo e ka refuzuar prej turpit që kishte, për atë që i kishte ndodhur. Një dramë emocionale e fortë, e papërshkrueshme dhe ku njeriut i shuhet motivi i jetës.

“Kur kam shkuar në shtëpi më ka dalë babai të më përqafojë por e kam shtyrë prej turpit të asaj që më ka ndodhur. Kam hyrë brenda, kam shkuar në një dhomë si shuk se shtëpia e vjetër. S’kam dashur të flas me asnjë. Por kur kam hyrë brenda nëna ime s’më ka njohur, ajo vetëm ka thënë ma vranë vajzën se ka dëgjuar armët, ajo se ka ditur më që e ka evlatin gjallë. Unë skam dashur më as të ha e as të pij, ka ardhur tezja dhe më ka larë, më ka lidhur trupin me çarçaf të bardhë se e kam pasur trupin katastrofë, as nuk mundesha të ulesha asgjë”, rrëfen gruaja.

Rrëfimi i saj bëhet edhe më tronditës. Nëna e saj nuk mund të përballonte dhunën që ju ushtrua vajzës së saj në prezencën e të dy prindërve. Ajo vret vetën duke u mbytur në pusin e shtëpisë.

“Babin ma la zemra, atëherë tezja e la shtëpinë e vetë dhe ka ardhur aty të na shohë mua dhe nënën. Por unë edhe që rrija aty me ata krejt e humbur kam qenë, kisha qejf me mbyt veten me vdekë kur më shkojë baba. Unë babën e kam patur si vëlla se s’kam patur as vëlla as motër, isha vetëm. E nëna duke më kërkuar mua, ka menduar se më kanë hedhur shkjajt në pus, ka rënë vetë. Pusi ishte 20 metra, tezja po e kërkonte dhe tha se nuk është askund. Kur dola kishte rënë në pus, aty më ka humbur shikimi krejt . Dhe më ëshët bërë zi, sot e atë ditë shpesh herë. Kur ka ardhur ambulanca e ka marrë mamin e ka çuar tezja në spital, unë skam qenë as andej as këtej. Pas dy ditëve vdiq edhe nëna… mbeta vetëm”, rrëfen gruaja. Për të u kujdes tezja deri në momentin që u martua. Por trauma e saj vijon të jetë e madhe pasi ajo jeton në shtëpinë ku është dhunuar.

“Tezja më ka bërë shërbimet, më ka larë çarçafët që më mbështillte trupin, se kam patur katastrofë, i lante me ujë të vakët . Më bënte për të ngrënë, se nuk më shkonte asgjë poshtë. Unë e kam edhe shtëpinë aty ku më ka rënë nëna në pus. Të gjithë atë traumë e kam aty. Shpesh herë gjatë natës nuk flej, çohem ashtu sonambul, gjithë stres …”, tregon gruaja. Si çdo viktimë tjetër, ajo kërkon drejtësi për atë që i ka ndodhur. Ajo nuk ka guxim të dalë e të flasë hapur, për historinë e saj trodintëse, pasi ndihet ende e turpëruar për atë që i ka ndodhur.

“Po po gjithë lagjia e di , familja e di . E turpëruar , katastrofë , ke turp të dalësh dhe akoma më vjen turpë. Më duket sikur dikush më përflet pas krahëve, aty më vjen të ha vetën”, tregon gruaja.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deshmi perdhunimi lufta në kosovë perdhunimet e serbeve deshmi perdhunimi lufta në kosovë perdhunimet e serbeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj