Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dëshmia e banorit në Laç: U plagos ‘bossi’ i zonës, është në gjendje të rëndë
29 Prill 2019, 10:10Nga DOSJA
Një dëshmi e fortë vjen nga Laçi, aty ku mbrëmjen e djeshme u përgjak Pashka Ortodokse. Një nga banorët që jeton në pallatin ku ndodhi vrasja e dy kushërinjve, Kelvin Jushi dhe Mikel Jushi, ka folur për mediat dhe ka thënë se përveç dy viktimave, në këtë ngjarje është plagosur i forti i Laçit, Gentian Suti. Suti, i dënuar për një sërë ngarjesh kriminale, si vrasje, armëmbajtje pa leje, e përplasje me policinë, sipas dëshmitarit është plagosur mbrëmjen e djeshme. Ky informacion nuk rezulton në asnjë nga njoftimet që policia e Shtetit ka dhënë për mediat.
Dëshmia e banorit në Laç:
Si ka ndodhur ngjarja?
Në Laç kam që në vitin 1959 dhe këta nuk kanë bërë fjalë me ndonjë. Sesi dhe cfarë ka ndodhur nuk e dimë gjë.
Nga kanë ardhur?
Këta kanë qenë në lokal tjetër aty brenda dhe kanë dalë prej aty dhe nuk e di.
Vendngjarja ka ndodhur këtu? Po këtu. Në lokal kanë pasur debat
Sa kanë qenë me armë?
Nuk dihet, nuk di çfarë me të thënë. Nuk kam qenë këtu, kur kam ardhur kam parë policinë që ka bllokuar terrenin.
Kanë vdekur të dy në vend?
Po! I nisën në Tiranë, por kot, pasi kanë vdekur këtu, njëri është në gjendje të rëndë.
Kush është i plagosuri? Gentian Suti. Është në gjendje të rëndë
Jeni të shqetësuar? Është shqetësuar i gjithë Laçi mbrëmë. Nuk kam ngrënë darkë mbrëmë. I thashë gruas nuk mund të ha bukë, dhimbje koke. Nuk kanë bërë fjalë ndonjë herë me kënd këta.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Prishet “magjia” e pushimeve pranverore për administratën shtetërore dhe të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar.Ditën e premte u dha lajmi se administrat...
Mikel Jushi një nga kushërinjtë që u ekzekutua një natë më parë në qendër të qytetit të Laçit ka pasur njohje dhe një miqësi të ngushtë me aktorin e humo...
Gazeta e njohur gjermane «Süddeutsche Zeitung» i ka quajtur eksperimente me eksploziv planet e presidentit serb dhe përkrahësve të tij nga Prishtina dhe Tirana ...
TIRANË– “Daja” nga Kosova ka refuzuar të japë shpjegime përpara grupit hetimor në lidhje me akuzat ndaj tij. Ragip Hajdini, u arrestua t ë premten si...
“Reforma”, në Diplomaci duket se më shumë do të jetë një ndërrim emrash sesa reformë reale në funksion të shërbimit të jashtëm diplomatik.Dosja.al ka mësuar se ...
Shqipëria u zbraz nga popullsia e saj dhe ky është një realitet i prekshëm jo vetëm nga ata që të afërmit ju emigruan larg për një jetë më të mirë, por këtë rea...