LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëshmitë e emigrantëve/ Trafiku i klandestinëve, shqiptarët bashkëpunojnë me serbët

27 Nëntor 2021, 13:42 Nga DOSJA
Dëshmitë e emigrantëve/ Trafiku i klandestinëve,

‘Kam ardhur në Shqipëri për punë dhe kam qëndruar tek një hotel në Tiranë”, kështu e nis rrëfimin e tij siriani D. Al Saleh. Ai qëndroi në kryeqytet me një shok të quajtur M. D. por nisjen drejt Evropës e kreu përmes rrjeteve sociale. Në rastin e tij udhëtimi i mëpasshëm drejt Evropës vijoi  përmes komunikimeve në platformën e Facebook

“ Na kontaktoi një grup arab që qëndron në Shqipëri, na dhanë kontakte dhe vendndodhjen, udhëtimi ynë më pas ishte i tillë ne duhet të shkonim në Kosovë. Na thanë rrini në atë vend dhe do vijmë t’ju marrim. Ne u nisëm dhe kur policia e ndaloi makinën tonë zbuluan nga telefonat tanë se për udhëtimin nga Tirana në Kosovë ne paguanim 400 euro për person”

Ky rrëfim që Gazetasi.al disponon është pjesë e një dëshmie të një shtetasi sirian të ndaluar rastësisht nga policia që pikasi një makinë me pasagjerë dhe u bëri shenjë të ndalonin.Por shoferi një djalë i ri në moshë, që më pas rezultoi se ishte një 25 vjecar nga Kukësi manovroi dhe u përpoq që të largohej, ndonëse kjo arrati zgjati vetëm pak minuta. Në bordin e makinës u gjetën dy shokët sirianë, ndërkohë që shoferi ngriti supet dhe pranoi vetëm kaq: Është hera e parë që e bëj këtë gjë, jam pa punë dhe do t’i çoja si pasagjerë deri në Morinë

Por trafiku i emigrantëve të paligjshëm që po lulëzon prej muajsh, ka ngritur rrjete të mirëfillta të lëvizjes së shtetasve që udhëtojnë mijëra kilometra larg Lindjes së Mesme.

“Pa asnjë dyshim dy qytete janë kthyer në porta të kalimit të emigrantëve, udhëtimin e të cilëve e garantojnë hallka të ndërlidhura mirë me njëra tjetrën” deklaron një zyrtar policie për Gazetasi.al sipas të cilit këto qytete janë Vlora dhe Kukësi.

“Përmes këtyre dy qyteteve që janë pranë pikave kufitare që kapërcehet drejt Italisë dhe Kosovës, besojmë se rrjetet janë riaktivizuar, ndonëse shoferë mjetesh apo taksistë pretendojnë se pasagjerët në mjetet e tyre janë rastësore. Duhet bërë më shumë në aspektin e zbulueshmërisë, rastet e goditura janë në nivel transportuesish, por ende nuk ka evidenca për bazat ku strehohen dhe formatet e sofistikuara të kalimit të emigrantëve përtej kufirit shqiptar”- këmbëngul gjatë intervistës një punonjësi i policisë së kufirit, i cili është i bindur se një kontroll më i fortë i vijës bregdetare midis Greqisë dhe Gjirokastrës apo Korcës është vetëm njëra nga detyrat. Të tjerat i përkasin strukturave që duhet të parandalojnë krijimin e këtyre rrjeteve që sidomos gjatë COVID19 ilustruan se mbi të gjitha kriminelët çanë çdo masë kufizuese dhe u ndërlidhën

D. Al Saleh rrëfen në dosjen hetimore se ai nuk kishte asnjë informacion se di do ja dilte të realizonte udhëtimin e tij të parregullt nga Tirana ku u strehua dhe u mbajt në një hotel drejt Kosovës

“Unë erdha për punë këtu, por këtu na treguan se mund të ikja në Kosovë se mund të merrja më shumë para atje. Plani që u bë ishte do shkoja në Kosovë, pastaj në Serbi dhe do kaloja përkohësisht në Austri dhe Gjermani

Megjithatë me emra arabësh disa prej të cilëve kanë agjenci turistike dhe pune në Tiranë, agjentët e policisë së Tiranës këmbëngulin për gazetën Si se janë të bindur se në kryeqytet emrat e trafikantëve që organizojnë lëvizjet janë të ditura nga të interesuarit. Edhe në dosjen që ju tregua Gazetasi.al, emigrant pyetet: A e njeh S.?  Siriani ashtu sic pritej nga agjentët përgjigjet kategorikisht mohues: unë nuk e njoh,  por në grupin e Facebook dikush më shkroi unë jam shoferi dhe më dërgoi vendndodhjen

Adresa që ju dërgua emigrantit ishte pikërisht vendi ku ata duhet të dilnin dhe prej nga ku do të merrnin mjetin që i priste për të vijuar udhëtimin e tyre nëpër Evropë

Për policinë veprimet e mëpasshme hetimore zgjerohen në kqyrjen e telefonit dhe të bashkëbiseduesve që orientojnë sirianin.

Njëri ndër ta është edhe shoferi që u kap në flagrancë. I riu me inicialet K.G, shfajëson gjithë të tjerët dhe pretendon se kapi çastin për të fituar dy lekë më shumë mbasi është i papunë

“ Anglishtja ime është e dobët, edhe kaq e kam mësuar gjatë kohës kur isha në Angli . Makinën e mora me qera, megjithatë një shok i imi që se mbaj mend më kërkoi të merrja dy qytetarë e t’i hidhja deri në Morinë. Udhëtova në rrugë dytësore dhe jo kryesore dhe pranë Institutit policia kërkoi që të ndalojmë,” rrëfen 25 vjeçari që u arrestua për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit. Veprimet e policisë zbuluan se edhe ai u pagua përmes rrjeteve sociale me 150 euro për të kryer transportin, ndërkohë që agjentët besojnë se ky rast është pikërisht një nga ato hetime që përfshin edhe trafikantë të tjerë që do të vijonin kalimin, si disa numra serbë dhe kosovarë , por edhe arabë që jetojnë në kryeqytet dhe që janë edhe më herët të hetuar e proceduar për raste të tilla. Që megjithatë në të gjitha rastet i kanë shpëtuar drejtësisë, me metoda që ende nuk sqarohen se si

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet nisjen drejt evropës shqiperi trafiku i emigranteve nisjen drejt evropës shqiperi trafiku i emigranteve

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait