LIVE UPDATES
Politike

Dështimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, DW: ‘Jo’-ja e BE nuk nёnkupton fundin e perspektivёs sё anёtarёsim

19 Tetor 2019, 06:13 Nga DOSJA

Shqipëri-DW: Pas shpresave të mëdha, erdhi një zhgënjim i madh për Maqedoninë e Veriut dhe Shqiprëinë. Samiti i BE-së nuk solli lajm pozitiv, pra një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, gjë që ngjalli zhgënjim dhe humbje shprese. A pritej një vendim i tillë?

Valeska Esch: Unë besoj që kishte drojë për një rezultat të tillë, por unë shpresoja deri në fund, që kryetarët e qeverive dhe të shteteve do të mund të binin dakord të paktën të hapnin bisedimet me Maqedoninë e Veriut. Që për Shqipërinë konsensusi do të ishte më i vështirë, kjo dukej qysh në fillim. I gjithë procesi i anëtarësimit bazohet në parimin e kondicionimit dhe qeveria e Maqedonisë së Veriut i pati përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave. Madje qeveria ia doli që të gjejë edhe një kompromis për emrin me Greqinë, e cila për vite me radhë pengonte avancimin e procesit të integrimit në BE. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, e cila realizoi një reformë të vështirë në sistemin e drejtësisë e po ashtu po bën përparime të mëdha. Tani varet nga BE-ja, që t’i vlerësojë këto përparime dhe të hedhë hapin tjetër, duke i hapur negociatat.

Gazeta austriake „Standard” bën një krahasim të tillë: „Eshtë ngjashëm sikur të përjashtohet nga shkolla nxënësi më i mirë i klasës”. Në Shkup janë të bindur që u bënë të gjitha përpjekjet e mundshme për të marrë një datë konkrete. Emri i vendit u ndryshua në interes të integrimit në BE. Presidenti Macron flet tani për nevojën e një metodologjie të re të procesit të zgjerimit dhe konstaton, se duhet ende kohë. Si e shpjegoni ju këto deklarime të tij, ҁfarë qëndron pas kësaj?

Unë jam dakord me presidentin Macron përsa i përket rëndësisë së reformimit të procesit dhe konceptimit të tij në mënyrë më efikase. Çdo reformë e procesit, që forcon bisedimet e anëtarësimit dhe në radhë të parë reformat në vendet përkatëse, është jo vetëm në interesin e BE-së, por edhe të vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por unë mendoj që metodologjia e re e një procesi zgjerimi nuk është në kundërshtim me hapjen e negociatave të anëtarësimit. Me Serbinë dhe Malin e Zi kemi ndërkohë dy vende në fazën e negociatave me BE-në dhe ҁdo reformë e procesit duhet të vlejë edhe për këto dy vende. Vazhdimisht ka pasur reforma gjatë proceseve në vijim dhe nuk duhet humbur edhe më tej kohë për t’i vazhduar përpjekjet e reformave në vendet e rajonit në kuadër të bisedimeve të antarësimit.

Çfarë pasojash mund të ketë shtyrja e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për pjesën tjetër të vendeve të Ballkanit?

Unë besoj, që shtyrja do t’i forcojë skeptikët në rajon, të cilët mendojnë, se BE-ja nuk ka më interes në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vendimi, sipas meje, e dobëson parimin e kondicionimit, prej nga bazohet procesi. Me mungesën e aftësisë për një vendim të përbashkët pozitiv, BE-ja e ka dëmtuar kredibilitetin e saj në rajon duke i zhgënjyer njerëzit. Njëkohësisht është e qartë, se ky vendim nuk nënkupton fundin e perspektivës së anëtarësimit. Edhe kjo u theksua në samit.

Deutschland Aspen Institut - Valeska Esch (privat)Valeska Esch

A mund të thuhet, se samiti sa i përket ҁështjes së zgjerimit ishte një dështim për kancelaren gjermane Merkel dhe fitore për presidentin francez Macron?

Unë nuk mendoj, që në një samit të tillë bëhet fjalë për fitore apo humbje të politikanëve të veҁantë. Qeveria gjermane e ka bërë të qartë, se e mbështet hapjen e bisedimeve të anëtarësimit si me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë dhe Gjermania ka investuar shumë në rajon. Kancelarja gjithmonë ka theksuar, se një integrim i Ballkanit Perëndimor në BE nuk është vetëm në interesin e këtyre vendeve, por veҁanërisht edhe në interesin e vet BE-së. Që nuk u arrit një vendim i përbashkët, është për të të ardhur keq, por kjo nuk duhet të jetë arsye për t’u dorëzuar. Kancelarja dhe presidenti Macron vazhdojnë të jenë të një mendimi, se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE. Mospërputhje ka vetëm për ҁështjen, nëse duhet të hapen bisedimet para apo pas reformimit të procesit. Tani varet nga Franca që të ofrojë propozime konkrete dhe bashkë me partnerët europianë të gjejë zgjidhje, për ta vazhduar sa më shpejt të jetë e mundur procesin e integrimit.

A mos vallë ekuilibrat në BE po zhvendosen?

Sfida më e madhe në aspektin e hapjes së negociatave të anëtarësimit, ashtu si edhe për shumë vendime të tjera, që merren në nivelin e BE-së, është parimi i unanimitetit. Nuk ka nevojë për zhvendosje ekuilibrash për të penguar vendime të tilla, sepse mjafton vetëm një vend që është kundër vendimit për ta penguar atë. Kohët e fundit vazhdimisht kemi parë, se sa i vështirë është bërë unanimiteti në këshill për ҁështje të ndryshme. Ndaj një numër më i vogël vendimesh, që duhen marrë në unanimitet, do ta lehtësonte në përgjithësi procesin e vendimmarrjes dhe do të rriste funksionalitetin e BE-së.

Marrë nga DW 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deshtojne negociatat me be deshtojne negociatat me be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj