Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Basha për negociatat: Me Ramën janë bërë hapa pas, BE shtoi kushtet këtë vit
18 Tetor 2019, 16:49Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka bërë të ditur qëndrimin e opozitës për dështimin e me negociatat. Në fjalën e tij Basha tha se ndjen keqardhje për vendimin e marrë sot, duke bërë përgjegjegjës qeverinë që ka bërë hapa pas gjatë viteve dhe Shqipërisë i janë shtuar kushtet.
“Dokumenti gjerman është udhërrëfyesi për hapjen e negociatave. Ne donim një rezultat ndryshe sot, por nuk prisnim më mirë sesa vendimi i Bundestagut për të marrë një Po pa kushte, siç mund të kishte marrë Maqedonia. Kushtet ishin 5, u bënë 7, u bënë 9, sepse Shqipëria po bën hapa prapa. Dy kushtet e reja të Bundestagut kanë të bëjnë me procedimin penal të personave për blerjen e votave dhe zgjedhje sipas një kodi të miratuar me konsensusin e forcave politike. Shkaku është se kryeministri aktual vuri fatin e tij, të kriminelëve dhe oligarkëve të tij mbi fatin europian të Shqipërisë.
Ka një përpjekje për ta shitur atë të sotmen si një përplasje mes vendeve të BE dhe jo si një keqqeverisje. Në këtë gjendje nuk ta hap askush derën e negociatave,. Këtë ta thotë edhe qytetari më i zakonshëm në fshatin më të largët, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet. Kjo është e vërteta. 1 orë e gjysëm që sapo kaloi ishte harxhimi më i madh i kohës për këdo që e ndoqi. Unë nuk pata nevojë, sepse e di çfarë propagandon. Sapo kam mbërritur ng Berlini me informacionet më të freskëta në lidhje me këto çështje”, u shpreh Basha.
Lulzim Basha në një konferencë për mediat reagoi për vendimin e KE, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë. Basha u shpreh se ky është një vendim zhgënjyes, duke bërë fajtor Ramën. Sipas tij me Ramën vendi ka bërë hapa pas. Po ashtu hodhi akuza kundër KE-së, duke thënë se ka bërë raporte të pavërteta për vendin tonë.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Menjëherë pasi përfundoi konferencën me mediat, Kryeministri Edi Rama, Lulzim Basha nga selia e PD, po nga një takim me gazetarët tregoi kush janë ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama zbuloi se ka patur një bisedë me kryeminstrin e Portugalisë, lidhur me azilkërkuesit nga Shqipëria. I pyetur nëse ndihet përg...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se gjithë inatin për dështimin me negociatat e ka me Presidentin e Francës, Emanuel Macron. Në fjalën e tij Rama tha se...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp, ku ka komentuar dështimin e negociatave me BE-në, ka folur edhe për takimin mes tij dhe Albin...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e mbajtur sot në lidhje me negociatat ka treguar dhe takimet që ka zhvilluar në Bruksel para mar...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat pas dështimit me negociatat ka thënë se Macron duhet të tregohet i sinqertë me ato që thotëe për...
TIRANË- Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, ka reaguar pas dështimit për të marrë një datë për hapjen e negociatave. Në një reagim në ...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama pas dështimit me negociatat ka dalë sot një konferencë për mediat duke thënë se nuk është përgjegjësi e Shqipërisë për “JO-në...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i deleguar për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, kanë dalë në një konferencë me gazetarët lidhur me çështjen e...
BRUKSEL- Komisioni Evropian në mbledhjen e zhvilluar mbrëmë vendosi që të mos hapte negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sot vendimi është bërë pub...