LIVE UPDATES
Bota

Dështimi i vaksinimit në Europë, nga problemet logjistike te mungesa e vaksinave

26 Janar 2021, 11:37 Nga DOSJA
Dështimi i vaksinimit në Europë, nga problemet logjistike te

EUROPË- BE ndodhet në drejtim të vaksinimit shumë më pas Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Pas problemeve organizative në fillim, tani mungojnë vaksinat. Komisioni Europian kishte porositur rreth 8 miliardë doza tek tetë prodhues. Por furnizimi vjen për momentin vetëm nga BioNTech/Pfizer dhe ky ka bërë të ditur, se prodhimi në fund të janarit reduktohet përkohësisht. AstraZeneca kërkon nga ana e saj të furnizojë vetëm 40% të sasisë së rënë dakord në tremujorin e parë. A po shërbehen shtete të tjera më mirë se BE apo BE nuk ka bërë nuk marrëveshje të mira?

Nga historia e suksesit në fiasko?

Komisioni Europian e ka paraqitur deri tani sigurimin e vaksinave si historinë më të madhe të suksesit, që u krijon në mënyrë të drejtë vendeve anëtare qasje tek vaksina. Pas njoftimeve të fundit zëdhënësi i KE, Eric Mamer u shpreh, se “ne jemi aktivë në drejtim të bashkëpunimit me sipërmarrjet mbi bazën e kontratave, që kanë nënshkruar me ne. Çështja është çfarë mund të bëjnë të gjithë aktorët që të kemi sukses.”

Të hënën një komision i BE zhvilloi bisedime me AstraZeneca për t’i kujtuar detyrimet kontraktuese. BE ka porositur 400 milionë doza të vaksinës që megjithëse të premten pritet të marrë lejen, konsiderohet si më konkurruese, më e leverdishme dhe e transportueshme. Komisionerja për Shëndetin, Stella Kyriakides u shpreh pas takimit se përgjigjet e sipërmarrjes nuk ishin të kënaqshme. “Plani i ri nuk është i pranueshëm, (…) BE ka financuar në avancë zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës dhe do të përfitojë nga kjo.” Kontrata duhet të respektohet plotësisht, tha Kyriakides. Pas kësaj fshihet akuza, se AstraZeneca do të vazhdojë të furnizojë Britaninë e Madhe dhe do të lerë BE duarbosh. Eksperti për shëndetësinë i Parlamentit Europian, Peter Liese dyshon në shpjegimet e koncernit. “Justifikimi i dobët, se ka probleme në zinxhirin e furnizimeve, por jo diku tjetër, nuk është i besueshëm, sepse nuk ka probleme të çosh vaksinën në Britaninë e Madhe”, tha Liese.

Problemet e furnizimit si rregull

Ngushtica në furnizimi ka edhe tek Pfizer. Zëdhënësja e koncernit, Marie-Lise Verschelden tha se “për të plotësuar të gjitha kërkesat, (…) veçanërisht nga Komisioni Europian, duhet të rrisim kapacitetet e prodhimit. Kjo do të thotë, se procedura të ndryshme duhen ndryshuar, dhe kemi nevojë për furnizes të rinj. Këto ndryshime duhen miratuar. Kjo e justifikon atë që kemi vonesa.” Nga shkurti, prodhimi duhet të shtohet, siguron Pfizer.

Qeveria italiane do të hedhë në gjyq Pfizer dhe AstraZeneca për mosrespektim të marrëveshjeve. “Ne duam t’i kemi këto doza, asnjë dëmshpërblim, nuk bëhet fjalë për para”, tha ministri i Jashtëm Luigi di Maio. Italisë i duhet të shtyjë fushatën e vaksinimit me dy muaj, sipas njoftimeve. Edhe ministri francez për Europën, Clement Beaune kërkoi nga Pfizer që të “respektojë detyrimet”. Irlanda është po ashtu e zemëruar, sepse planet e vaksinimit të vendit po bëhen të pavlefshme për shkak të vonesave në furnizimin me vaksina. E njëjta gjë vlen edhe për Suedinë, Norvegjinë, dhe vendet europianolindore.

Lidhur me vaksinën Moderna, që është zhvilluar në SHBA, një konsorcium prej tre koncernesh farmaceutike zvicerane e të tjerë do të marrë përsipër prodhimin në Europë. Zhvilluesit e vaksinës nuk kanë prodhuar ndonjëherë vaksina në përmasa të tilla. Edhe këtu priten vështirësi në prodhim dhe në furnizim.

Presion, po si?

Ekspertja e shëndetësisë dhe eurodeputete e Të Gjelbërve, Jutta Paulus, thotë, se me zhvillimin e vaksinave u ec më shpejt, se sa pritej, por koncernet nuk kanë kapacitetet e duhura prodhuese. Edhe tek vaksinat mbi bazën e mRNA-së (Pfizer dhe Moderna) ngritja e kapaciteteve prodhuese nuk ecën aq shpejt. “Janë procedura komplekse të reja, ka rregulla strike për prodhimin dhe të punësuarit duhet edhe të kualifikohen për këtë.” Eurodeputetja nuk e sheh problemin për këtë situatë tek Brukseli. “AstraZeneca duket që ka marrë një shumë 3 shifrore milionëshe për të prodhuar menjëherë dhe që para dhënies së lejes. Nëse ata nuk i mbeten kontratës, ky nuk është faji i Komisionit Europian.” Duhet pyetur, pse vazhdon të furnizohet Britania e Madhe.

Sipas Paulus liçencat për vaksinat duhet të kthehen në të mira publika. “Tani duhet të ketë liçenca të ndara, sepse vaksinat janë subvencionuar me fonde publike.” Vende si India apo Afrika jugore të tregojnë se si mund të bëhet; ato prodhimin e ilaçeve kundër Sidës e morën vetë në dorë. Për këtë duhet të zhdëmtohen zhvilluesit e vaksinës. Por a kanë ide të tilla radikale një shans në Bruksel? Nga qendra e Europës dëgjohet, se për momentin ky nuk është opcion, por nuk përjashtohet. Me këtë BE ka me siguri një mjet të fortë presioni në dorë për të detyruar koncernet farmaceutike të ndërrojnë rrugë.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi ne be vaksinimi ne be

Sondazh

Poll
Bota 26 Janar 2021, 11:02

SERBI-Kancelari austriak Sebastiam Kurz ka thënë se Serbia nuk do të hyjë në bashkimin Evropian nëse nuk normalizon gjërat me Kosovën. Gjatë një intervistë për ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj