Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Detaje të reja po zbulohen nga anija arktike, e fundosur tragjikisht në vitin 1845
29 Gusht 2019, 17:02Nga DOSJA
ARKTIK– Nga aksidenti i kësaj anije, humbi jetën edhe eksploratori i njohur britanik John Franklin.
Pas fundosjes së anijes ishte e vështirë të hetoj në të pasi bëhej fjalë për ujërat e ftohta e të thella të Terror Bay në Nunavut të Kanadasë.
Por pas një studimi është parë që anija është mbuluar nga një shtresë llumi, ku ka ruajtur objekte të tilla si harta dhe instrumente shkencore, sipas një studimi nga Parks Canada në bashkëpunim me studiuesit Inuit.
HMS Terror dhe HMS Erebus u nisën nga Anglia në 1845 në kërkim të një rruge përgjatë Passage North-West, por të mbërthyer në akullin e detit, 129 anëtarët e ekuipazhit u detyruan të braktisin anijen në 1848. Ata vdiqën një nga një teksa tentonin të largoheshin nga Arktikun.
Fotografitë dhe videot u mblodhën duke përdorur një automjet të operuar nga distanca (ROV), në atë që agjencia e përshkruan si “një nga ndërmarrjet më të mëdha, më komplekse arkeologjike nënujore në historinë Kanadeze”.
Studiuesit përdorën ROV për të eksploruar 20 kabina dhe ndarje në anije, hera e parë që brendësia e HMS Terror ishte eksploruar në mënyrë sistematike, sipas një deklarate të Parks Canada.
“Përshtypja që kemi parë kur hulumtuam HMS Terror është një anije e shkatërruar vetëm kohët e fundit nga ekuipazhi i saj, në dukje të harruar nga kalimi i kohës,” tha piloti i ROV-së Ryan Harris.
Ekipi beson se dokumentet e shkruara duhet të jenë ruajtur sepse temperatura e ujit është zero gradë Celsius ose më e ulët, nuk ka dritë natyrale, dhe sedimentimi ndihmon në ruajtjen e materialit organik siç është letra duke bërë për të një mjedis ku ka më pak oksigjen.
BRITANI E MADHE- Nga 2 shtatori, fotot fituese do të shfaqen në Mbretërinë e Bashkuar gjatë një muaji në ekranet digjitale në stacionet hekurudhore, qendrat tre...
TIRANË- Kreu i Bashksië së Berarit, Evin Demo, i sapozgjedhur nga 30 qershori, forcën e tij në qytet në fillim e ka treguar me kafshët. Ai me anë të një ur...
TIRANË- Modelja e njohur Oriola Marashi është një ndër vajzat më të komentuara në rrjete sociale, kjo për shkak të fotove provokuese që ajo poston here pa ...
ETIOPI- Është fytyra e një specieje të njohur si “Australopithecus anamensis”, një kafshë e lashtë edhe më e vjetër se “Lucy i famshëm”, specia pasardhëse ...
Një burrë pasi kishte vjedhur një makinë të prishur e kishte vendosur atë sipër makinës së tij, dhe ka ecur në këtë mënyrë për disa metra pa pasur asnjë rrezik,...
SHBA- Përmes një video të shpërndarë nga Dailymail, në SHBA shikohet një moment i frikshëm mes një peshkaqeni dhe varkës së një grupi peshkatarësh.Në video shih...
TIRANË– Nuk ka asgjë të vështirë për t’i dalluar, sidomos shqiptarët njihen fare lehtë kudo shkon nëpër botë. Ndërsa kanadezët priren të jenë shumë të sje...
TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj, i njohur sndryshe si Stresi ka qenë protagonist i kësaj vere pas ndarjes nga partnerja e tij Keisi. Dyshja i dhanë fun...