LIVE UPDATES
Politike

Dhuna ndaj gruas shtatzënë në Laprakë, Vokshi reagon ashpër: Turp për të gjithë, nuk foli askush

1 Gusht 2019, 18:26 Nga DOSJA
Dhuna ndaj gruas shtatzënë në Laprakë, Vokshi reagon

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar aps ngjares së rëndë ku një grua shtatzënë u qëllua me grusht nga një polic bashkiak.

Nënnjë reagim në Facebook, Vokshi e quan turp heshtjen e të gjitha grave socialiste kundrejt kësaj ngjarje të rëndë.

Është po kaq revoltuese dhe e paparanueshme heshtja e shoqatave vendase apo organizatave ndërkombëtare me prezencë në Shqipëri, që lëvrojnë miliona euro e dollarë fonde për të denoncuar e ndaluar dhunën ndaj grave”, shkruan më tej Vokshi.

POSTIMI I PLOTË

HESHTJA QË BËN ME TURP ÇDO GRUA EDRAMISTE DHE ERIONVELIASE

Kam pritur 24 orë, frenova veten që të mos më merrte me vete vala revoltuese e reagimeve në facebook kundër dhunës shtazarake të një banditi me uniformën e policit bashkiak, kundër një gruaje shtatzanë në Tiranë. Tani që vala kaloi, ajo që mbeti është heshtja makabre Edi Ramës, Erion Velisë dhe të gjithë të ngjashmëve të tyre në parlament, qeveri, media dhe organizata që marrin miliona euro apo dollarë për të drejtat e grave.

Pamjet në videon që u bë virale, janë të denja vetëm për një regjim naziskin. Një polic bashkiak godet si burracak me grusht në bark një grua shtatzanë, e cila po mbronte biznesin e familjes së saj nga mbyllja e paligjshme me urdhrin e Erjon Velisë. Skena është shokuese! Por jo për pushtetin dhe gratë e tij.

Asnjë reagim nuk ka nga Kryetari i Bashkisë. Çdo vendim i tij, çdo veprim që ndërmerr, çdo urdhër që jep nuk ka të bëjë as me qytetarët, as me qytetin, por vetem me pushtetin.

Askush nuk e di çfarë mendimi ka Kryetari i Bashkisë për policin e tij naziskin. Heshtja tregon që ndajnë të njëjtin moral. Është e njëjta heshtje kriminale që i rri mbi kokë Erion Velisë për vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në Sharrë, në vendin që reklamohej si ndër më modernët dhe të sigurtit për të punuar në Tiranë.

Morali i rrënuar i pushtetarit arrogant, të pandjeshëm, të dhunshëm me qytetarët është morali që ka injektuar në shoqërinë shqiptare Edi Rama. Edhe ky nuk foli asnjë fjalë për dhunën shtazarake të ndodhur në mes të Tiranës nga një militant i tij, i veshur me uniformën e policit bashkiak. Është heshtja e ujkut me lëkurë deleje, që i përdor gratë e veta në parlament dhe qeveri vetëm për numra propagande apo për nevoja të tjera kryeministrore. Edi Rama nuk ka dënuar kurrë dhunën ndaj grave dhe, të them të drejtën, nuk e prisja ta bënte as dje. Ashtu si polici shtazë i Erjon Velisë, edhe Rama i dhunon gratë fizikisht, i përcmon ato, i përdor vetëm për dekor dhe kur nuk i duhen, i flak. Edi Rama, ky dhunues verbal, psikologjik, fizik dhe institucional, është modeli që përcillet tek polici bashkiak dhe tek shumë burra e të rinj.

Heshtja për dhunën shtetërore kundër një gruaje shtatzanë bëhet akoma më kriminale, kur konstaton se ajo ka përfshirë edhe gratë ministre e deputete që s’lenë konferencë apo tryezë të rrumbullakët pa mbajtur fjalime të gjata mbushur me arritje virtuale të Qeverisë në mbrojtje të të drejtave të grave. Por dje, asnjë për be nuk reagoi ndaj kësaj dhune kafshërore. Pa ndërgjegje, pa moral përfaqësimi – kanë zgjedhur të heshtin për dhunën në këmbim të karrikes së deputetit apo ministrit.

Pak kohë më parë, media trumbetoi me shumë entuziazëm se bashkëshortja e kryeministrit foli në një konferencë ndërkombëtare për të drejtat e grave. Një zë më shumë i një figure publike, sidomos, bashkëshortes së Kryeministrit, në mbrojtje të tyre, është një lajm shumë i mirë për gratë viktima të dhunës. Por mesa duket, edhe këtë herë, ishte veç një lajm më shumë për propagandën e Ramës dhe fonde me shumë për dieta, udhëtime apo që shkojnë në xhepa pushtetarësh. As znj. Rama nuk e pa me vend të ngrinte zërin për goditjen me grusht në bark të një polici ndaj një gruaje shtatzanë.

Në vend që të bëjë foto për revista mode, me veshje luksi që i përkasin një jete shumë larg realitetit shqiptar, mbase do të ishte në nderin edhe të bashkëshortes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Ajola Xoxës, që të ngrinte edhe ajo zërin kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve që jetojnë në Tiranë e duhet të mbrojë bashkëshorti I saj.

Është po kaq e trishtueshme, kur shoh që gratë fashioniste, të cilat shkruajnë për çdo palë këpucë që blejnë, për modelet e reja të çantave apo fustanet e modës së fundit, nuk kanë hapësirë për të folur për një grua të thjeshtë, shtatzanë, që vishet me shapka të lira plastike, me fustan të thjeshtë pambuku dhe përplaset me policin në mbrojtje të bukës së fëmijës së saj, që goditet me grusht që në bark nga shteti.

Është po kaq revoltuese dhe e paparanueshme heshtja e shoqatave vendase apo organizatave ndërkombëtare me prezencë në Shqipëri, që lëvrojnë miliona euro e dollarë fonde për të denoncuar e ndaluar dhunën ndaj grave.

Të gjithë heshtin!!

Është heshtja që i mbulon të gjitha me turpin e 2 burrave, me të cilët, secila, në një mënyrë a një tjetër, ka lidhur kontratë për t’u pasuruar për vete në kurriz të lirisë sime, të mijëra grave të tjera si unë, të gruas shtatzanë dhe fëmijës së saj ende të palindur!

Një ditë më parë banorët e Laprakës dolën në protest kundër një vendimi të bashkisë. Banorët u përplasën me Policinë Bashkiake. Në një moment një efektiv i Policisë Bashkiake qëlloi me grusht në bark një grua shtatzënë. Sot mësohet se është proceduar gruaja e dhunuar për kundërshtim të forcave të policisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi dhuna ndaj gruas grusht gruas shtatzene protesta ne laprake albana vokshi dhuna ndaj gruas grusht gruas shtatzene protesta ne laprake


Sondazh

Poll
Politike 1 Gusht 2019, 17:26

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas konferencës për mediat sot në mesditë ku bëri thirrje për dialog, është larguar nga Tirana.Meta ka postuar ...

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para