LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhunë ndaj bashkëshorteve!Kokainë dhe drejtim mjeti pa leje,7 të arrestuar në Tiranë

30 Nëntor 2021, 11:48 Nga DOSJA
Dhunë ndaj bashkëshorteve!Kokainë dhe drejtim mjeti pa leje,7

TIRANË– Shtatë persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Të arresuar janë disa persona të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Një 58-vjeçar, 46-vjeçar dhe 39-vjeçar i cili ka dhunuar ish-bashkëshorten dhe dy vajzat, janë vënë në pranga.

Nën arrest kanë përfunduar dhe persona të tjerë të cilët mban kokainë dhe drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vihen në pranga 9 shtetas dhe procedohen penalisht 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit C. S., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. M., 23 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të tyre, shtetasit J. M., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasit E. L., iu gjet e sekuestrua një dorezë metalike, përforcues grushti.

-Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Xh., 57 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe G. L., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Si pasojë e dhunës së ushtruar, bashkëshortja e shtetasit G. L., ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë. Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, po punohet për kapjen e shtetasit R. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes dhe dy vajzave të mitura.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit A. P., 62 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve E. P., 36 vjeç dhe E. Z., 40 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

– J. Sh., 31 vjeç pasi duke drejtuar mjetin e tij në mënyrë të parregullt dhe në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin V. Z., 62 vjeç dhe këmbesoren shtetasen A. Z., 56 vjeçe, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin R. M., 56 vjeç pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë komshiun shtetasin Sh. M., 68 vjeç.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasit S. K., 46 vjeç dhe K. K., 57 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, duke qenë të pajisur me urdhër mbrojtje, kanë debatuar me njëri-tjetrin. Si dhe E. V., 44 vjeç, pasi në rrugën e “Kavajës” nuk i është bindur urdhërit të punonjëses së policisë rrugore.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasen A. N., pasi është konstatuar duke kryer punime në lokalin e saj, pa lejen e organeve kopetente. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin Sh. Z., pasi është konstatuar duke kryer punime në banesën e tij, pa lejen e organeve kopetente.

-Me datë 29.11.2021, rreth orës 06:30, në rrugën e “Dajtit”, është konstatuar mjeti me drejtues shtetasin F. M., 43 vjeç, me materiale drusore të përpunuara, për të cilat ka qenë i pajisur me dokumentat përkatëse dhe me leje për zhvillimin e këtij aktiviteti.

-Me datë 30.11.2021, rreth orës 04:45, ka tentuar të vetëvritet me një mjet prerës, shtetasi O. Ç., 29 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane tirane arrestime ne tirane tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Nëntor 2021, 09:07

Shuhet piktori i njohur korçar Sotiraq Xega

TIRANË– Piktori i njohur korçar Sotiraq Xega është shuar në moshën 76-vjeçare. Mësohet se Xega, një prej piktorëve më të mirë të peisaz...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj