“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Shqipëria pushtohet nga dëbora, Çako: Kurioziteti i njerëzve bllokoi Rrugën e Arbrit
30 Nëntor 2021, 11:16Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako është shprehur se për shkak të kuriozitetit të shumë qytetarëve për të parë Rrugën e Arbrit në ditën e inagurimit është bërë shkak për bllokimin e rrugës. Në një lidhje telefonike për Ora News, Çako tha se tashmë rruga është e pastruar, përveç një segmenti.
“Ka pasur problematika gjatë ditës së djeshme. Pothuajse të gjitha akset rrugore nacionale janë të hapura. Operatorët kontraktorë janë në punë. Mbetet problem rruga në zonën turistike të Thethit, po punohet dhe atje për hapjen e rrugës. Segmented që kanë pasur pemë të rëna dhe prishje të barrierave janë pastruar. Situata është më e stabilizuar sot. Prurjet intensive të lumenjve Vjosë dhe Shkumbin kanë rënë, kanë hyrë në shtratin e vet. Rruga dje pati kulmimin dhe për shkak të kuriozitetit pati një numër të shtuar të udhëtarëve. Reshjet e dëborës që ranë pasdite bënë që njerëzit të kapeshin dhe pa goma dimërore. U zhbllokua shumë shpejt. Shumica e mjeteve ishin pa zinxhirë dhe goma dimërore. Dy-tre mjete rrëshqitën dhe bllokuan mjetet e tjera. Aktualisht Rruga e Arbrit është e rregullt, ka një segment mbi tunel që po pastrohet,”- tha Çako.
KUKËS– Reshjet e borës të rëna gjatë ditës së sotme kanë nxjerrë një sërë problematikash në menaxhimin e situatave nga ana e firmave kontraktuese për...
MAL I ZI- Kokaina e cila u gjet ditën e djeshmë në pikën kufitare të Debeli Brijeg, ishte e fshehur brenda mjetit.Në pranga ka rënë shqiptari me inicialet P.S 5...
PUKË– Bashkia e Pukës është përfshirë nga reshjet e dëborës. Gjatë orëve të para të mëngjesit janë pastruar segmentet rrugore të Qelzës dhe Qerretit....
SHKODËR– Pashko Ujka, ish-kryetari i Komunës së Velipojës do të përcillet sot për në banesën e fundit, një ditë pasi u ekzekutua në derën e shtëpisë ...
LIBRAZHD– Më shumë se 30 familje kanë mbetur pa energji elektrike në Librazhd. Shkak është bërë djegia e një kabine elektrike. Ngarkesa e madhe në rrjet k...
VLORË– Trageti i ardhur nga Brindisi nuk ka mundur të ankorohet në portin e Vlorës. Mësohet se mjeti lundrues nuk ka mundur që të ankorohet për shkak...