Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar sulmin që kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi bëri dje ndaj një gazetareje.
Hajdari thotë se Gjinushi, e nisi këtë rrugë me dhunimin seksist të një gazetareje, dhe më tej rendit arsyet pse Gjinushi u zgjodh kryetar.
Në një reagim në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se Gjinushi i fali Partinë Ramës, dhe ky i fundit i dha postin në një akademi të paralizuar që kurrë nuk u reformua.
“I paligjshëm nga takat e këpucëve deri te flokët ai uzurpoi A.SH. si kryetar partie politike nëpërmjet një truku me K.M, duke i falur atij partinë per zgjedhjet e 30 Qershorit dhe Rama i fali akademinë e paralizuar me anëtarë me statuse joligjore, si çerdhe e shkaterrimit të historisë dhe albanologjisë, per të mos përmendur shkencat inekzistente të sakta.”-thotë deputetja.
Reagimi i plotë:
Kryetari uzurpues i Akademisë se Shkencave i nisi minutat e para të karrierës së tij me dhunimin verbal seksist të një gazetareje të re.
I paligjshëm nga takat e këpucëve deri te flokët ai uzurpoi A.SH. si kryetar partie politike nëpërmjet një truku me K.M, duke i falur atij partinë per zgjedhjet e 30 Qershorit dhe Rama i fali akademinë e paralizuar me anëtarë me statuse joligjore, si çerdhe e shkaterrimit të historisë dhe albanologjisë, per të mos përmendur shkencat inekzistente të sakta.
Sikurse nuk ka bërë kurrë zgjedhje brenda partisë së tij shekullore pseudo-socialdemokrate, ashtu uzurpoi A.SH, me puç institucional prej një kapterri që hiqet si gjeneral në pension i shkencës. Prej tridhjet vjetësh asnjë libër, artikull shkencor, apo botim serioz, asnjë arritje në matematiken e aplikuar.
Dështim në shkencë, dështim në politikë si një rast partikular në të cilin “gjenerali i ekuacioneve” dëshironte të aplikonte matematikën në politikë, ku prej tre dekadash nuk mori kurrë më shumë se një mikrobus me votues. Duke mbetur profan në faktin se asnjëherë nuk mësoi se ku pritet shkenca me politikën ai preu kokat të gjithë miqve të tij në parti që ikën nga sytë këmbët.
Vjen në akademinë e shkencave dhe qysh në fjalimin e parë poshtëron asamblenë duke e quajtur konsultative. Mbledh nëntedhjetevjeçarë që dramën e jetës së tyre kane pasur faktin që i kanë bëre hosana vrasësit të babait te tyre, një pjesë me ishemira, një pjese të korruptuar me pagesa të paligjshme, me mbeshtetje nga akademikë ishspiunë të sigurimit, sekretarucë diktatorësh, të dyshuar nga kolegët për plagjiatura, të tjerë që nuk dihet ku punojnë nëpër botë etj. Më vjen keq për një pjesë të akademikëve të vërtetë që nuk patën forcën dhe moralin e duhur t’i kundërvihen uzurpuesit anakronik.
Bëri reformën farse, për të sunduar mbi një institucion, ku veç truri nuk ka më efikasitet, pa marrë në konsideratë që në perëndim gjënden me dhjetëra shkencëtarë të rinj shqiptarë të vlerësuar maksimalisht nga shkenca botërore moderne.
Padyshim që Kuvendit do t’i paraqes që t’i presë sa më parë buxhetet kësaj karakatine, mbi samarin e të cilës ka hypur “gjenerali” në pension. Përndryshe, do të ndodhi ajo që nuk ka ndodhur në qindra vjet akademi, ku politikani i paudhë do të drejtojë shkencën dhe të paligjshmit dhe të paditurit, do të drejtojnë institucionin.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit, përmes Albana Vokshit, pasi ky i fundit, ofendoi gaz...
TIRANË- I zhveshur nga kostumi presidencial, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur këtë fundjavë që ta kalojë pranë ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish, disa orë para protestës së opozitës.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këtë herë duke cituar shkri...
TIRANË- Pak orë para tubimit të partive opozitare, ka reaguar zëvendëskryeministri Erjon Braçe, ku ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, lidhur ...
TIRANE- Zgjedhja mes polemikave e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, është parë si një kapje e një tjetër institucioni nga Kryeministri Edi Ra...
TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi, disa orë para protestës së opozitës, i ka drejtuar një thirrje publike kryeministrit Edi Rama.Me anë të një postimi në rrje...
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që do të mbahen ditën e nesërme. Bushati shprehet se ofroj...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër të katërt publike kreut të PD-së Lulzim Bashës disa orë para protestës që opozita do të zhvillojë në kryeqy...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar disa orë para protestës së 6kombëtare të opozitës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha paralajmëron për p...
TIRANË- Prej disa kohësh, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është përfshirë në replika të ashpra me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.Pas...