LIVE UPDATES
Politike

Kriza politike, Rama letër të katërt Bashës: Harroje dorëheqjen, edhe armiqtë dialogojnë

25 Maj 2019, 09:53 Nga DOSJA
Kriza politike, Rama letër të katërt Bashës: Harroje

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër të katërt publike kreut të PD-së Lulzim Bashës disa orë para protestës që opozita do të zhvillojë në kryeqytet.

Rama thekson në letrën drejtuar Bashës se është i gatshëm sërish për dialog dhe  sipas tij nëse nuk frenohet opozita do të kenë një fund të dhimbshëm dhe Basha do të përfundojë si dështak.

“Ja ku jemi sot dhe në shumë pak kohë, nëse ju nuk frenoni për t’u kthyer në rrugën e arsyes, e tatëpjeta për grupimin Tuaj politik, po sidomos për Ju personalisht, do të jetë pa mundësi ndalese deri kur të prekni fundin e saj të dhimbshëm.”, shprehet Rama. Kryeministri i thekson se nuk nënshtrohen dhe se opozita duhet të harrojë dorëheqjen  tij.

Ai thekson se opozita duhet ta harrojë dorëheqjen e tij dhe shprehet se edhe armiqtë dialogojnë.

“Edhe armiqtë dialogojnë, madje edhe kur janë në llogoret e luftës prej vërteti e ndalin këmbimin e zjarreve dhe i lenë një kohë këmbimit të fjalëve. Pastaj, nëse fjalët nuk e ndalin dot zjarrin, zjarri rimerr vendin e fjalëve. Ndërsa kundërshtarët në demokraci hedhin e presin shumicën e kohës, po ka gjithnjë një kohë kur ulen e flasin, sepse demokracia edhe mur edhe urë, fjalën ka. “, shprehet ai.

Më tej ai tregon se i ka dërguar pas disa kohësh një mesazh Bashës që të hiqte dorë nga jo që ai e quan ‘të folurit e gojës pas mendjes’.

Në fund të letrës kryeministri i bën sërish thirrje për dialog që sipas tij do të jetë pa kushte.  “Këto letra të miat po zgjaten përditë, sepse po mbarojnë! Dhe me durim po Ju përsëris, ejani në Dialog. Pa kushte dhe pa frikë. Kushtet dhe frika, janë pengesat që do ju nxjerrin nesër si dështak nga politika, nëse nuk i nxirrni sot fishek nga vetja.”, shprehet Rama.

Kjo është letra e katërt që Rama i drejton Bashës, ku kërkon dialog, por nuk tërhiqet nga qendrimi për të mos u dorëhequr. Kryedemokrati ka refuzuar këto letra, dhe ka thënë se dialogu në këto kushte do të bëhet me popullin.

Letra e Ramës:

LETER E KATERT PUBLIKE LULZIM BASHES

Zoti Kryetar,

nuk dua t’Ju krijohet ideja se ky është një ushtrim serial i llojit “m’ka çu nana me la gojën”, as një përsiatje e zgjatur ku unë kam thjesht interesin e ndarjes me publikun, të mendimeve të mia lidhur me situatën e krijuar prej Jush.

Padyshim që këto letra publike, synojnë të qartësojnë sa të jetë e mundur edhe opinionin publik, lidhur me pozicionin e me opinionin tim në këtë situatë. Por nëse një nisëm e tillë, do të ishte pa asnjë interes për Ju e për grupimin Tuaj politik, sigurisht që s’do zgjidhja këtë rrugë për t’u sqaruar deri në fund me njerëzit. Kam frikë se Ju nuk e shihni fare interesin e drejtëpërdrejtë që keni, në leximin e këtyre mesazheve publike drejtuar Juve personalisht, ashtu sikundër jam i bindur se më herët se vonë, kur t’i lexoni në një situatë tjetër, do t’Ju vijë keq që s’i lexuat e kuptuat kur duhej, nëse nuk uleni tani në Tryezën e Dialogut.

Unë e kam ditur dhe fatmirësisht Ju’a kam thënë, shkruar në një sms të shkurtër, shumë kohë më parë, se ku mund t’Ju çonte heqja dorë nga frenat e retorikës politike ose, shqip, të folurit e gojës para mendjes, në kuturisjen e dëshpëruar për të treguar forcën e kërcitjes së dhëmbëve, duke braktisur forcën e arsyes. Ja ku jemi sot dhe në shumë pak kohë, nëse Ju nuk frenoni për t’u kthyer në rrugën e arsyes, e tatëpjeta për grupimin Tuaj politik, po sidomos për Ju personalisht, do të jetë pa mundësi ndalese deri kur të prekni fundin e saj të dhimbshëm.

Në historinë e demokracisë janë tkurrur e tretur parti historike shumë më të mëdha e të lavdishme, se sa grupimi që Ju aktualisht drejtoni me një papërgjegjshmëri të hatashme. Po kurrë s’ka ndodhur që pluralizmi të tretet bashkë me to. Janë shfaqur e zhdukur pa lënë gjurmë, udhëheqës të dështuar në krye të plot partive me peshë dhe jeta politike ka vijuar e ka prodhuar udhëheqës të rinj pa ndonjë vështirësi të pakapërcyeshme.

Kështu që, nuk është as keqardhja ndaj Jush që më mundon, as dalja e palavdishme nga skena e grupimit Tuaj, të degraduar sot në një masë depresive muskujsh, inatesh e britmash. Po më shqetëson shumë, humbja e panevojshme dhe e dëmshme për vendin tonë e kohës dhe energjive, me një histori kaq të shëmtuar e të kotë politike, sa kjo që po zhvillohet në amullinë e dëshpërimit të opozitës Suaj, qyshse dogjët qorrazi mandatet parlamentare e nisët t’i fryni me tërbimin e humbësit zjarrit të barbarisë politike.

Kundërshtarët janë krijuar për t’u mundur, por në demokraci ata s’janë armiq, nuk trajtohen si armiq dhe nuk munden armiqësisht, sepse koston e armiqësisë e paguan vendi. Këtu, tek kostoja që ka për vendin mënyra krejt e papërgjegjshme se si Ju keni zgjedhur të përballeni me frikën nga humbja e nga drejtësia, e ka burimin edhe keqardhja ime. Edhe marrja e këtij mundimi letërshkrimesh nga ana ime, buron nga bindja ime se ka ende kohë, për t’i ulur kostot e kësaj historie krejt të tepërt politike për Shqipërinë sot dhe nga ndjenja e detyrës për t’i thirrur të kthehet arsyes Suaj të humbur.

Edhe armiqtë dialogojnë, madje edhe kur janë në llogoret e luftës prej vërteti e ndalin këmbimin e zjarreve dhe i lenë një kohë këmbimit të fjalëve. Pastaj, nëse fjalët nuk e ndalin dot zjarrin, zjarri rimerr vendin e fjalëve. Ndërsa kundërshtarët në demokraci hedhin e presin shumicën e kohës, po ka gjithnjë një kohë kur ulen e flasin, sepse demokracia edhe mur edhe urë, fjalën ka. Si mund t’i thuhet kundërshtarit në demokraci ik ti dhe pastaj flasim ose unë do t’i ve zjarrin vendit?! Kur ka ndodhur kjo dhe ku, përveçse në Shqipërinë e udhëheqësit Tuaj ndjellakeq e çmendurak?! Ah po, e vërtetë, ka ndodhur edhe në Shqipërinë e dy viteve më parë, kur fiks si në këta muaj, Ju thoshit ik ti dhe pastaj flasim, madje bjere dorëheqjen me shkrim në Çadrën e Republikës së Re që të flasim!

Dhe në fakt, dorëheqja me shkrim nuk erdhi se s’kishte si të vinte, po erdhët Ju në rrugën e arsyes dhe çadra iku bashkë me Republikën e Re, se s’kishin si të mos iknin. Edhe sot, Ju duhet ta harroni dorëheqjen time për një arsye shumë të thjeshtë: Unë as jam zgjedhur nga Ju, as punoj për Ju dhe as mund të tradhëtoj ata që më kanë zgjedhur e të gris kontratën detyruese me ta, shumicën e shqiptarëve, pse Ju nuk pranoni t’i nënshtroheni vullnetit të shumicës dhe i frikeni zgjedhjeve si djalli temianit!

Bashkë me dorëheqjen time, Ju i dashur Lulzim, duhet të harroni edhe se mund ta nënshtroni shumicën, duke imponuar me dalëmendjen e një pakice në tkurrje, anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit – të cilat nuk i kam caktuar unë po Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nuk i kam në dorë unë, po populli shqiptar.

Nëse Ju s’doni të hyni në zgjedhje se keni frikë nga gjykimi i popullit me votë apo se shihni në bezen e imagjinatës Suaj, një film ku votën e shqiptarëve pa dallim, e zëvendëson molotovi i ndjekësve Tuaj të verbuar a të paguar, kjo është llogaria Juaj e gabuar dhe e drejta Juaj për ta vetëasgjësuar grupimin Tuaj politik duke i besuar kësaj llogarie marroqe. Por Ju duhet ta harroni po ashtu, se mund ta ktheni përmbys logjikën e sistemit demokratik, duke ndjekur logjikën e forcës së dëshpëruar të të humburit, që gabimisht kujton se s’ka ç’humbet tjetër dhe kthehet në të mbyturin që të mbyt!

Keni akoma shumë, sa shumë, për të humbur dhe keni akoma kohë, shumë pak kohë, për të rifituar kthjelltësinë, qetësinë e drejtimin e humbur, duke u kthyer në Tryezën e Dialogut e duke i kursyer Shqipërisë, po edhe vetes e grupimit Tuaj, kostot e një aventure sa qesharake, aq edhe të kushtueshme për këtë vend në radhë të parë.

Këto letra të miat po zgjaten përditë, sepse po mbarojnë! Dhe me durim po Ju përsëris, ejani në Dialog. Pa kushte dhe pa frikë. Kushtet dhe frika, janë pengesat që do Ju nxjerrin nesër si dështak nga politika, nëse nuk i nxirrni sot fishek nga vetja.

Në pritjen Tuaj që vazhdon,

Edi Rama

25 maj, 2019

(J.V.f.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu qeveri opozitës edi rama lulzim basha rama letër të katërt bashës dialogu qeveri opozitës edi rama lulzim basha rama letër të katërt bashës

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët