Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
DIBËR- Policia ka arritur që të zbardhë ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Çernenë të Maqellarës, ku u dhunua dhe u grabit çifti, Rrahman dhe Hasije Dule. Më anë të dy njoftimeve Policia njofton se ka arrestuar 5 persona, të cilët akuzohen se kanë qenë pjesë e grupit të grabitësve.
Në njoftimin e parë blutë e Dibrës bënë me dije se në pranga kanë rënë A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç. Ndërkohë pak minuta më vonë në pranga ra dhe K. B., 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim bashke me A. G., 30 vjeç, pasi akuzohen se janë bashkëpunëtorë në vjedhjen me dhunë.
NJOFTIM I PARË
Policia e Dibrës zbardh ngjarjen e ndodhur në datën 22.02.2020, ku disa persona vodhën me dhunë sende me vlerë në një banesë. Finalizohet me sukses operacioni policor “Maqellara” Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale dhe hetimore, Policia identifikoi dhe vuri në pranga 4 shtetas si autorë të dyshuar, si dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë, bashkëpunëtorë në vjedhje. Policia e Dibrës, pas njoftimit të marrë se në fshatin Cernem, Maqellarë, në orët e vona të datës 22 shkurt, disa persona kishin hyrë në banesën e shtetasit R. D. dhe nëpërmjet dhunës kishin marrë sende me vlerë, menjëherë ngriti një grup të posaçëm hetimor, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, grumbullimit të provave ligjore në vendngjarje, kontrolleve të shumta dhe informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të operacionit policor i koduar “Maqellara”, u bë e mundur që në një hark kohor të shkurtër, të zbardhej ngjarja dhe të viheshin në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje, konkretisht: A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç, banues në Njësinë Administrative Maqellarë, Dibër. Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. B., 35 vjeç dhe A. G., 30 vjeç, bashkëpunëtorë në vjedhjen me dhunë. Si rezultat i veprimeve profesionale është bërë e mundur gjetja e disa provave materiale të vjedhura në banesën e shtetasit R. D., të fshehura në banesën e autorit të dyshuar S. C. Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”
NJOFTIMI I DYTË
Vijon operacioni policor “Maqellara”. Shkon në 5, numri i të arrestuarve për vjedhjen me dhunë të ndodhur me datë 2 shkurt, në një banesë. Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera, si dhe në vijim të operacionit të koduar “Maqellara”, u bë e mundur kapja e personit të pestë, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vjedhjen me dhunë. Gjatë paraditës së sotme, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan shtetasin : K. B., 35 ,vjeç, banues në Maqellarë. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.
Mëngjesin e djeshëm 6 persona të maskuar grabitën dhe dhunuan çiftin Dule në Maqellarë të Dibrës. Gjithçka ndodhi në 5 minuta, që nga momenti që autorët hynë në banesë, dhunuan, grabitën çiftin dhe u larguan. Gruaja deklaroi në polici se autorët pasi i dhunuan u morën lekë dhe florinj.
(J.V. A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Eugena Tomini, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar mëngjesin e sotëm se në Shqipëri nuk ka asnjë person të infek...
ITALI– Jashtë Kinës një ndër vendet ku virusi ka krijuar shumë kaos dhe frikë për qytetarët është Italia, një ndër shtetet fqinje me Shqipërinë ku jetojnë mijër...
KAVAJË- Bashkim Tafa, ish-murator me profesion, ka ndërtuar disa shtëpi në lagjen nr.3 të Kavajës, e cila u popullua gjatë viteve’ 90 me banorë të ardhur k...
Tiranë- Detar Hysi, avokati i Saimir Taullaut, për të cilin Prokuroria e Posaçme kërkon sekuestrimin e pronave të tij, ka deklaruar se të gjitha pasuritë...
MAT- Banorët e Matit vijojnë protestat kundër ndërtimit të Hecit pranë Parkut Kombëtar të Zall-Gjocaj. Teksa janë në pritje të seancës së radhës gjyqësore, bano...
Shqipëri- Pas vënies në karantinë të më shumë se gjysmës së fqinjit tonë Itali, Tiranën në këtë mëngjes të hëne e perceptuam disi vigjilente. Autobusët e të gji...
TIRANË- Tre persona kanë rënë në pranga gjatë natës në Tiranë, pas një aksioni të zhvilluar nga Policia të koduar “Poliklinika”. Në një njoftim për mediat ...
Lezhë- Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Palokaj është arrestuar nga Policia. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se biznesmeni Palokaj ësh...