LIVE UPDATES
Aktualitet

Spekulimet për karantinën e Koronavirusit shpërndajnë shqetësim në Kavajë

25 Shkurt 2020, 10:07 Nga DOSJA

KAVAJË- Bashkim Tafa, ish-murator me profesion, ka ndërtuar disa shtëpi në lagjen nr.3 të Kavajës, e cila u popullua gjatë viteve’ 90 me banorë të ardhur kryesisht nga fshati Kryevidh. “Ky nuk është ndonjë spital me ajër të freskët, por është në mes të ish-Kënetës,” ankohet pensionisti 65-vjeçar. “Këtu më shumë ka pisllëk se sa ka pastërti”, shtoi ai. Spitali bashkiak u ndërtua në këtë lagje të qytetit në vitin 2010-të, por që prej ditës së dielë ai është në qendër të debateve politike të kryeqytetit dhe ato të kafeneve në Kavajë.

Në një deklaratë për mediat  Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi se qeveria po krijon një qendër karantine në këtë spital – veçanërisht në repartet e patologjisë dhe urgjencës, për pacientë të prekur nga Koronavirusi. Deklarata e Bardhit, i cili është me origjinë nga Kavaja, ka shpërndarë një vorbull shqetësimi dhe spekulimesh në qytet. Pasi nga Italia fqinje u njoftua viktima e 7 nga Koronavirusi, Natasha Çullhaj u end dyerve të farmacive për gjetjen e një maske. Prej 7 vitesh ajo e siguron jetesën si shitëse ambulante pranë spitalit dhe është trembur se mund të preket nga virusi vdekjeprurës.

“Thonë se do e hapin katin e dytë si karantinë”, tregon Natasha, duke theksuar se janë thashethemet që qarkullojnë. “Insh’Allah nuk hapet, unë dua që të mos hapet karantina këtu,” shton ajo me ton lutës. Drejtuesja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, mohoi dje në një deklaratë për mediat se karantina e ngritur të ishte brenda Spitalit të Kavajës, teksa shtoi se “…është e përcaktuar në momentin që flasim dhe është një strukturë spitalore”. Drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu, shpjegon se aty nuk ka pavijon për sëmundjet infektive dhe spitali në total numëron 86 shtretër. “Deri tani ne nuk kemi një shkresë zyrtare nga ministria,” tha ai.  “Edhe kur vijnë shkresat, janë masat që janë për të gjitha spitalet. Nuk është specifikisht për Kavajën”, shtoi Daiu.

Koronaviruset janë një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda.  Ato janë të përhapur në shumë lloje të  kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre. Koronaviruset humane u identifikuan për herë të parë në vitin 1960 dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tillë nga të cilët 4 të zakonshëm, ndërsa dy prej tyre kanë patogjenitet të lartë – SARS – CoV që shkakton Sindromën Respiratore Akute të Rëndë dhe MERS – CoV që shkakton Sindromin Respirator të Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, Koronavirusi i ri COVID- 19 e ka burimin nga qytetit Wuhan, provinca Hubei, në Kinë, ku u zbulua në dhjetor. Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni i ri nga COVID-19  mund të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje. Rrallëherë mund të jetë fatale. Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë njoftuan paraditen e së hënës përgjatë një konference për shtyp, se ka më shumë se 79.400 raste të konfirmuara si të prekur dhe të paktën 2600 vdekje deri më tani.

Vetëm javën e kaluar në Itali u njoftua prekja e zonës veriore së vendit. Përveç 7 viktimave deri më tani autoritet raportojnë për 230 persona të prekur. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, duke u pasuar nga Veneto, Emilia-Romanja, Piemonti dhe Lazio. Teksa Policia Ushtarake po ruan rreth 12 qytete dhe me mijëra banorë që janë vendosur në karantinë. “Shqipëria nuk ka asnjë rast deri më tani të prekur nga Kronavirusi”, saktësoi sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke treguar se më herët 8 raste të dyshuara rezultuan negativ. Ndërsa i vetmi rast i dyshuar si i infektuar i është nënshtruar analizës në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) dhe megjithëse ende nuk ka dalë përgjigjja zyrtare, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, tha se me shumë mundësi rasti është negativ.

Në Aeroportin e Rinasit, pikat e kalimit kufitar, Portin e Vlorës dhe të Durrësit janë angazhuar ekipe mjekësore për kontrollin e pasagjerëve që udhëtojnë në to, me qëllim identifikimin e rasteve të cilët mund të jenë prekur nga virusi vdekjeprurës. Rreziku i ardhjes së virusit nga përtej Adriatikut ka shpërndarë panik në të gjithë vendin, por në mënyrë të veçantë në Kavajë, spitali vogël i të cilës është përfolur si një qendër e mundshme karantine. “Ky nuk është një spital me kushte të plota për sëmundje të tilla, se këta thonë se Koronavirusi është një sëmundje ngjitëse, që të merr jetën dhe nuk është ky spital për këto kushte”, shprehet Bashkim Tafa, si për t’u siguruar se e ka përcjellë mesazhin e tij.

Ervin Ajdini ka shtrënguar fort timonin e autobusit që drejton dhe duket i vendosur të mos lëvizë nga sedilja e shoferit. Maska respiratore i ka mbuluar mirë pjesën e gojës. Rakinë e mban në një bidon të vogël, por nuk ka ndërmend ta kalojë në stomak, por të dezifektojë duart. Që prej 20 vitesh, ai përshkon linjën Kavajë-Durrës dhe si rrallë më parë, është pajisur me një maskë për të shmangur kontaktin me personat e prekur nga sëmundje gripale. “Sa dola në pazar ky muhabet është, se pak vend i vogël është. Edhe udhëtarët këtë muhabet kanë”, tregon babai i dy fëmijëve.

Ajdini thotë se kthimi i mundshëm i Spitalit të Kavajës në një karantinë do ta paralizonte qytetin me 30 mijë banorë. “Po i sollën këtu ne do izolohemi, do mbyllen shkollat, institucionet, të gjitha, ku do hajmë o vëlla, shtet nuk kemi, ku do mbytemi,” shton 40-vjeçari. Është hera e pestë që Albana dëgjon fjalinë, “Nuk kemi maska!”. Ajo do të udhëtoj drejt Italisë nga frika se humbet punën. Si shumë banorë të Kavajës, jeton në emigrim.

“Kam biletën sot. Unë jetoj në Toskana dhe punoj në një restorant që është pranë bregdetit. Vijnë nga të gjitha zonat dhe po më thonin kolegët se ka klientë që kanë ardhur edhe nga Veneto, megjithëse thonë se është izoluar”, tregon ajo. Sipas farmacistes Jona Daja, që prej së dielës kërkesa për maska respiratore dhe dizinfektues është rritur. “Shumë njerëz kanë ardhur për maska dhe dezinfektues duarsh, por ne nuk kemi në gjendje në farmaci. As depot nuk kanë”, tregon Daja, farmacia e së cilës është përballë spitalit të qytetit.

“Për mendimin tim nuk është normale që ta bëjnë Spitalin e Kavajës karantinë. Ajo duhet të bëhet në një qendër jo të banueshme, larg njerëzve sepse këtu jemi të rrezikuar edhe ne”, shtoi ajo. Maskat dhe dezifektantët e duarve janë sot produkti më i kërkuar jo vetëm në farmacitë e Kavajës, por edhe ato të Tiranës dhe Durrësit. Në qytetin bregdetar përveç mungesës së maskave, BIRN mësoi edhe për një rritje të çmimit të tyre me rreth 20-30 % nga sa kanë qenë pak muaj më parë. Megjithatë, drejtoresha e Spitalit Rajonal Durrës, Nadire Jani, shprehet se strukturat shëndetësore janë të përgatitura. “Ne normalisht jemi në gatishmëri dhe sipas udhëzimeve të ministrisë kemi pajisur stafin me maska, kemi pajisjet e nevojshme për identifikimin e rasteve që do të dyshohen”, shpjegoi ajo.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e kavajes frika nga koronavirusi karantine ne kavaje koronavirusi ne shqiperi banoret e kavajes frika nga koronavirusi karantine ne kavaje koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Shkurt 2020, 10:05

Ballsh-Naftëtarët e Ballshit kanë refuzuar tërheqjen e një page nga llogaritë bankare, pasi deklaruan se kërkuan 3 paga nga kompania, jo një. Të zemëruar ata u ...

Aktualitet 25 Shkurt 2020, 08:51

Lezhë- Policia e Lezhës ka arrestuar një 24-vjeçare me iniciale F.M pasi dje në lagjen “Besëlidhja” goditi disa herë me thikë Anton Shytin, i cili është ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë