LIVE UPDATES
Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, analiza e DW: Çfarë e pret Vuçiqin në Berlin

4 Maj 2022, 12:40 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, analiza e DW: Çfarë e pret Vuçiqin

SERBI– Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e pret në Berlin një ditë e gjatë dhe e pakëndshme. Ka shumë çështje të diskutueshme në rend dite. Presidenti i sapozgjedhur donte në fakt të mbante një “fjalë” para popullit të tij javën e kaluar, por ai tani e ka shtyrë atë për të premten e ardhshme (05/06/2022).

Serbia dhe raportet me Rusinë

Fokusi i vizitës në Berlin është raporti i Serbisë me Rusinë dhe qëndrimi i saj prorus. Rreth dy të tretat e serbëve e shohin Rusinë si aleatin e tyre më të rëndësishëm. Partitë e krahut të djathtë mbajnë tubime të rregullta dhe justifikojnë me zë të lartë luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Serbia merr rreth 90 përqind të gazit nga Gazprom, aktualisht me një “tarifë vëllazërore” prej 270 dollarë për 1000 metër kub. Në treg, gazi kushton tre deri në katër herë më shumë. Por çmimi i ri është në fazën e shqyrtimit. Inflacioni në Serbi është më shumë se 9 përqind dhe një embargo ruse e gazit do të anulonte premtimin e Vuçiqit për prosperitet në vend.

Kancelari Olaf Scholz duhet të jetë i njohur me këto zhvillime. Por që nga pushtimi rus i Ukrainës, mirëkuptimi për politikën serbe mes Lindjes dhe Perëndimit, Moskës dhe Brukselit është pakësuar në Berlin. Formula e Vuçiqit – ne dënojmë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, por refuzojmë çdo sanksion kundër Moskës – nuk duket më e qëndrueshme.

Uvertura për një kthesë të mundshme në Beograd erdhi të enjten e kaluar (28 prill 2022) përmes tabloideve serbe. Në faqet e para, gazetat e afërta me Vuçiqin, të cilat në çdo rast favorizonin politikën ndaj Rusisë dhe Putinit, sulmuan ashpër Putinin dhe krahasimin e presidentit rus mes Donbasit dhe Kosovës.

Kosova

Olaf Scholz ka ftuar për bisedime në Berlin edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por takimet do t’i mbajë të ndara. Më pas Kurti dhe Vuçiq do të takohen së bashku me të dërguarin special të BE-së për çështjen e Kosovës, Miroslav Lajçak. Asnjëri prej tyre nuk duhet të jetë i lumtur për këtë takim. Dialogu për të ashtuquajturin normalizim të marrëdhënieve është pezulluar prej kohësh. Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe insiston në formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa Kurti e kundërshton këtë dhe rithekson se çdo bisedë me Beogradin duhet të çojë në njohje reciproke.

Tani Scholzi me sa duket dëshiron të tregojë se problemi i Kosovës nuk do të harrohet gjatë luftës në Ukrainë. Përkundrazi: Berlini dëshiron të mbushë boshllëqet në Ballkan, ku ndikimi rus është i dukshëm. Çështja e Kosovës ka të ngjarë të jetë sfida më e madhe për qeverinë gjermane: Në fund të fundit, Moska shihet si një fuqi mbrojtëse në Beograd – e drejta ruse e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së garanton që Kosova do të mbetet jashtë Kombeve të Bashkuara.

Bosnjë-Hercegovina

Qeveria gjermane gjithashtu dëshiron të tregojë në mënyra të tjera se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor në sytë e saj. Përfaqësues special për rajonin është emëruar politikani i të Gjelbërve, Manuel Sarrazin, ndërsa në Bosnje postin e rëndësishëm të përfaqësuesit të lartë e mban ish-ministri federal Christian Schmidt (CSU). Sipas Marrëveshjes së Dejtonit (1995), kjo e fundit mund të miratojë ose të anashkalojë ligjet vetë.

Kjo është ajo që Schmidt po bën – veçanërisht duke pasur parasysh përpjekjet e Republikës Srpska (republika serbe në Bosnje) për t’u bërë gjithnjë e më e pavarur. Milorad Dodik, udhëheqësi veçanërisht pro Putin i serbëve të Bosnjës, kërcënon rregullisht me shkëputje.

Kështu Dodik po bëhet gjithnjë e më shumë problem për Vuçiqin, i cili prej vitesh është paraqitur në Perëndim si “faktor stabiliteti” dhe i lejohet të sigurojë pushtetin e tij në shtëpi me një dorë të hekurt. Në Berlin, Vuçiq pritet të distancohet nga Dodik, gjë që duhet të lërë përshtypje te shumë votues në Republikën Srpska.

Perëndimi

Edhe pse ai vetë ka ngjallur pakënaqësi antiperëndimore në Serbi prej vitesh, Vuçiq e di se vendi i tij ka nevojë urgjente për afrim me BE-në. Politika e tij ekonomike është gjithashtu e orientuar drejt Brukselit. Rreth dy të tretat e eksporteve serbe shkojnë në BE, ndërsa Rusia është një treg margjinal me rreth katër përqind. Vetëm kompanitë gjermane punësojnë rreth 70.000 njerëz në Serbi, të tërhequr nga puna e lirë dhe subvencionet e mëdha shtetërore.

Në rezolutën e fundit të Bundestagut që bën thirrje për dërgesa armësh në Ukrainë, qeveria federale kërkon që ndihma e para-anëtarësimit të BE-së për ata kandidatë që “i shmangen” sanksioneve perëndimore të “rishikohet”. Kjo nënkupton edhe Serbinë.

Vuçiq ka theksuar vazhdimisht se presioni perëndimor ndaj Serbisë është rritur. Se cilat sanksione mund të ndjekë Beogradi aktualisht ende nuk dihet.

Anëtarësimi në BE

Si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe Serbia është zyrtarisht në rrugën drejt BE-së. Por ekspertët e Ballkanit e kanë përshkruar kështu prej vitesh: BE-ja po bën sikur dëshiron të anëtarësojë Evropën Juglindore, ndërsa Serbia bën sikur dëshiron të reformojë veten.

Me luftën në Ukrainë, ka një fije shprese se gjërat mund të shkojnë më shpejt. Scholz ka theksuar disa herë se BE-ja duhet të mbajë premtimet e saj integruese ndaj shteteve të Ballkanit. Por me Emmanuel Macron, do të jetë vështirë, sepse ai e ka frenuar shpesh zgjerimin e BE. Shtimi i vendeve të reja gjithashtu nuk është veçanërisht i popullarizuar në mesin e votuesve të Evropës Perëndimore.

Kjo është arsyeja pse kritikët e Vuçiqit në shtëpi kanë frikë se sundimtari serb mund të vazhdojë të drejtojë shtetin e tij njëpartiak de fakto në mënyrë autokratike pa kritika të forta nga Perëndimi. Kështu ishte edhe në kohën e Angela Merkelit: Stabiliteti në Ballkan ka qenë gjithmonë përpara përputhjes me standardet demokratike./DW/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni kurti dhe vuçiç ne gjermani kurti dhe vuçiç ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj