LIVE UPDATES
Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ BE në pritje të angazhimit nga të dyja palët: Gjithçka që është rënë dakord, duhet të zbatohet

10 Qershor 2021, 16:27 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ BE në pritje të angazhimit nga të dyja

KOSOVË- Qeveria e Kosovës dhe kryeministri, Albin Kurti duhet të ndërtojnë pozicion të qartë në raport me Bashkimin Evropian për marrëveshjet e arritura deri më tash në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, thotë Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Të mërkurën, më 9 qershor, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka paralajmëruar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 15 qershor, në Bruksel, ku do të takohen për herë të parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai gjithashtu ka theksuar që Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare presin angazhim të vazhdueshëm nga të dyja palët për përfshirje në këtë dialog, si dhe për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara.

Kjo do të thotë që gjithçka që është rënë dakord, duhet të zbatohet”,- ka thënë Stano.

Më herët, kryeministri Kurti, pati deklaruar se qeveria e tij do të angazhohet për rishikimin e marrëveshjeve të arritura më herët, në kuptimin e zbatimit të tyre, por edhe të ndikimit që kanë për qytetarët.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e shohin në mënyra të ndryshme vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, por edhe çështjen e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thekson se kryeministri Kurti tashmë e ka bërë të ditur se do të angazhohet për rishikimin e marrëveshjeve të deritashme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Por, sipas saj, kryeministri Kurti ende nuk ka dhënë informacione nëse ky rishikim i marrëveshjeve nënkupton që ka një gatishmëri apo një kërkesë nga pala e Kosovës për rinegociim të këtyre marrëveshjeve apo për moszbatim të tërësishëm të tyre.

Ndër marrëveshjet e deritashme, sipas saj është edhe ajo për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e të cilën, Qeveria e Kosovës e konsideron problematike.

Siç thotë Krasniqi, Kosova më parë e pati shprehur gatishmërinë e saj për formimin e këtij Asociacioni, sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila në vitin 2015 kishte konstatuar se në 23 pika të marrëveshjes, parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Por, duket që Bashkimi Evropian kërkon një tjetër version. Kërkon që prapë të ketë negocim në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të arrihet një pajtim i ri rreth kësaj marrëveshje, në mënyrë që kjo të bëhet me Serbinë së bashku. Ndërkohë, këtë pozicion nuk e mbështet Kosova. Pra, duhet të shohim që të ketë pak më shumë qartësim rreth pozicionit të Kosovës, më shumë qartësim rreth këtij takimit të parë. Të shohim se çfarë do të ndodhë dhe se si do të procedohet më tutje me marrëveshjet, se a do të rivlerësohen dhe a do të rinegociohen, sepse nëse hyjmë në rinegociim të Marrëveshjes së Asociacionit, atëherë hapet rruga për rinegociim edhe të gjitha marrëveshjeve”, -theksoi Krasniqi.

Lidhur me vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe çështjen e marrëveshjeve të arritur në këtë proces, partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë qasje të ndryshme.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se qeveria aktuale e vendit ka dështuar në çështjen e dialogut. Në një paraqitje në forumin “Fol hapur”, më 9 qershor, Hoxhaj ka thënë se kryeministri Kurti, paraprakisht ka vënë dy kushte për fillimin e dialogut me Serbinë, kërkim-faljen nga Serbia dhe kthimin e personave të pagjetur.

“Ai (Kurti) ka pretenduar që kurrë, asnjëherë, ai personalisht dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk do të ulen me Vuçiqin, pa kërkuar falje Serbia për gjenocid. Ne presim, deri më 15 qershor, që Serbia ta bëjë një gjë të tillë ose që zoti Kurti të mos shkojë në takim”,- ka thënë Hoxhaj.

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dialogu i Kosovës me Serbinë duhet të vazhdojë, sipas parimeve që i ka pasur edhe qeveria e kaluar e udhëhequr nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Dialogu duhet të vazhdojë me parimet bazë që do të kemi një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe se nuk do të pajtohemi për asgjë përderisa të pajtohemi për gjithçka. Së dyti, integriteti territorial është i patjetërsueshëm dhe së treti, karakteri unitar i shtetit të Kosovës është i patjetërsueshëm”, -theksoi Gashi.

Në mjaft raste, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, që është kërkesë e autoriteteve të Serbisë, nga spektri politik në Kosovë është parë si mënyrë që e cenon karakterin unitar të shtetit të Kosovës.

Lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri Albin Kurti, më 1 qershor, ka deklaruar që “në Kosovë nuk mund të kemi asociacion njëetnik” dhe se është e domosdoshme që të integrohen të gjithë qytetarët, pa dallim etnie.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë që mbetet pikëpyetje se cili është statusi ligjor i marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialogun e Brukselit, për shkak se ato quhen dakordime. Sipas saj, ato dakordime madje nuk janë të nënshkruara nga palët dhe nuk janë të ratifikuara nga kuvendet në Kosovë dhe në Serbi, përveç marrëveshjes së vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Lidhur me çështjen e Asociacionit, sipas saj, tashmë është qartë se cilat janë kërkesat e Bashkimit Evropian, por, siç thotë ajo, Kosova tashmë e ka pozicionin e saj për këtë çështje dhe duhet ta artikulojë atë para Bashkimit Evropian dhe para Serbisë.

“Marrëveshja e vitit 2013 është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe për t’u ndryshuar ajo, duhet të anulohet ratifikimi. Gjithsesi, ajo që po kërkohet nga Kosova nuk është zbatim i drejtpërdrejtë të provizioneve (të marrëveshjes) të vitit 2013, por po kërkohet një rinegociim, meqë thuhet se duhet të ketë një dakordim me Serbinë. Marrëveshja nuk e parasheh dakordimin me Serbinë. Më 2015, Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë (Marrëveshjen për Asociacionin). Pra, do të ketë presion, si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Serbisë. Prandaj duhet të ketë një përgatitje të mirë, duhet të ketë pozicione të qarta dhe të shohim se si do të shkojnë përpara negociatat”, -u shpreh Krasniqi.

Duke u bazuar në deklaratat e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se për “gjithçka që është rënë dakord, duhet të zbatohet”, Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjen se a do të angazhohet për zbatimin marrëveshjeve të deritashme të arritura në dialogun me Serbinë, përfshirë edhe Marrëveshjen për Asociacionin.

Deri në publikimin e këtij teksti, Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur.

Marrë nga REL

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksandar vuçiq be jeta krasniqi peter stano albin kurti aleksandar vuçiq be jeta krasniqi peter stano

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj