LIVE UPDATES
Ekonomi

Dilema e madhe e inflacionit: kalimtar apo i qëndrueshëm?

14 Shkurt 2022, 06:17 Nga DOSJA
Dilema e madhe e inflacionit: kalimtar apo i qëndrueshëm?

Që nga tremuujori i fundit i vitit të kaluar, ekonomia po përballet me një rritje të shpejtë të çmimeve. Pyetja që shtrohet gjithnjë e më shpesh prej muajsh kur flitet për këtë fenomen është nëse kjo valë inflacioni do të jetë kalimtare apo inflacioni i lartë mund të bëhet një fenomen i qëndrueshëm, që do të na shoqërojë për një kohë të gjatë.

Në raportin e fundit të Politikës Moneatre, Banka e Shqipërisë ka përgatitur një analizë që synon t’i japë përgjigje asaj që është ndoshta pyetja që më shumë po shqetëson sot autoritetet monetare, tregjet, por edhe konsumatorët. Analiza evidenton se kjo situatë e ka origjinën në fillimet e pandemisë, që shkaktoi luhatje të forta të kërkesës dhe të ofertës për mallra e shërbime.

Prezantimi i masave të distancimit social në mars të vitit 2020 solli fillimisht rënien e kërkesës dhe në vijim ndikoi negativisht aktivitetin e një pjese të konsiderueshme të ekonomisë. Tkurrja më e shpejtë e kërkesës solli një kontraktim të fortë të hendekut të prodhimit në vitin 2020, i cili arriti minimumin e tij në tremujorin e dytë të vitit dhe nisi gradualisht rimëkëmbjen më tej.

Rikuperimi i ekonomisë ishte i shpejtë dhe impakti në tregun e punës i përmbajtur, çka, sipas Bankës së Shqipërisë, reflekton ndër të tjera, mbështetjen e rëndësishme të siguruar nga politikat fiskale dhe monetare stimuluese. Rritja e kërkesës, e punësimit dhe e pagave ka shtuar presionet inflacioniste nga ekonomia e brendshme, kontributi i të cilave ka qenë i qëndrueshëm dhe ka ardhur në rritje.

Në pasqyrim të tyre, inflacioni bazë dhe ai i shërbimeve ka shfaqur një tendencë rritëse prej fillimit të vitit 2021. Kjo tregon se rritja e inflacionit është, së pari, e origjinuar, prej rimëkëmbjes së ekonomisë nga efektet e pandemisë. Por, përshpejtimi i inflacionit gjatë muajve të fundit, në Shqipëri si edhe në vendet e tjera, është ndikuar nga rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe të inputeve në tregjet botërore.

Bazuar në literaturën ekonomike, Banka e Shqipërisë shprehet se goditje të tilla klasifikohen si goditje të ofertës, të cilat mund të prodhojnë disa lloj efektesh në inflacion.

Së pari, rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe të inputeve jep një efekt të drejtpërdrejtë në inflacion, pasi disa prej tyre janë të përfshira në matjen e shportës së mallrave të konsumit. Kështu, inflacioni i mallrave energjetike në vend është rritur gradualisht gjatë vitit 2021, duke arritur në 16% në tremujorin e fundit të vitit. Në këtë rritje, kontributin më të madhe e ka dhënë rritja e çmimit të naftës.

Rritja e çmimit ndërkombëtar të energjisë nuk ka dhënë ende ndikimin e saj të plotë në kostot dhe çmimet e konsumit në vend, megjithëse ajo është reflektuar në çmimin e energjisë së importuar. Kjo për arsye se çmimi i energjisë në vend është i administruar dhe nuk ka pasur vendime legjislative për rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët dhe bizneset në tërësi.

Po ashtu, rritja e çmimeve bazë ushqimore ka sjellë një rritje të inflacionit të ushqimeve të përpunuara në 4.3% gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021. Kontributi i çmimeve të lidhura me lëndët e para në tregjet botërore është rritur nga mesatarisht 12% në vitet 2017-2020, në 32% në vitin 2021, dhe 43% në tremujorin e fundit.

Efektet e drejtpërdrejta të ofertës në inflacion janë kalimtare; me stabilizimin apo korrektimin e çmimeve, kontributet e tyre në inflacion shuhen. Por, nga ana tjetër, ato shkaktojnë luhatshmëri në afatin e shkurtër. Aktualisht, analizat dhe pritjet e tregjeve përputhhen në interpretimin se rritja e çmimeve të lëndëve bazë është e përkohshme.

Rivendosja e ekuilibrit midis kërkesës dhe ofertës, zgjidhja e problemeve me furnizimin dhe reduktimi i çmimit të mallrave energjetike pritet të sjellë stabilizimin e këtyre çmimeve. Ky konsiderohet nga Banka e Shqipërisë si skenari bazë.

Megjithatë, kjo është një situatë që mbart pasiguri të konsiderueshme. Shtrenjtimi i lëndëve bazë dhe i inputeve mund të sjellë efekte indirekte në zinxhirët e formimit të vlerës. Një shembull i këtij efekti është rritja e kostove të transportit, dhe rrjedhimisht e çmimit të produkteve dhe shërbimeve përfundimtare, si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit.

Efektet indirekte janë të vështira për t’u llogaritur, pasi përcjellja në çmimet e konsumit mund të ndryshojë me kalimin e kohës dhe është në varësi të elasticitetit të kërkesës, të konkurrencës sipas segmenteve të tregut, dhe të aftësisë së kompanive private për të absorbuar goditjen nëpërmjet korrigjimit të marzheve të fitimit.

Një aspekt tjetër është fakti se goditjet e ofertës mund të sjellin efekte të raundit të dytë. Efekte të tilla lindin kur inflacioni i lartë ndikon në pritjet e familjeve dhe bizneseve për ecurinë e ardhshme të çmimeve dhe në sjelljen e tyre për konsum dhe kursim.

Pritjet më të larta për inflacionin mund t’i shtyjnë bizneset të rrisin çmimet më shpejt nga sa e kishin menduar dhe pagamarrësit të kërkojnë paga më të larta për të ruajtur fuqinë blerëse. Kjo krijon një cikël inflacionist, pasi bizneset në mënyrë që të kompensojnë kostot e rritura, detyrohen të rrisin më tej çmimet. Në ndryshim nga efektet e drejtpërdrejta, efektet indirekte dhe ato të raundit të dytë kanë një ndikim më afatgjatë në inflacion. Ato kërkojnë reagimin e politikës monetare.

Pritjet për inflacionin në Shqipëri janë rritur gradualisht gjatë vitit 2021. Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pritjet inflacioniste në periudhën pas krizës financiare globale janë bërë më të përshtatshme me tendencat faktike të këtij treguesi.

E thënë ndryshe, periudhat me inflacion të ulët krijojnë pritshmëri të forta për inflacion të ulët, ndërsa, në situatën aktuale, konsumatorët dhe bizneset po krijojnë pritshmëri gjithnjë e më të forta për një inflacion të lartë. Sipas Bankës së Shqipërisë, rrit rrezikun e lindjes së efekteve të raundit të dytë.

Ky rrezik kërkon një monitorim të kujdesshëm të ecurisë së çmimeve, për të identifikuar në kohë shfaqjen e këtyre efekteve dhe për të mundësuar një reagim të përshtatshëm të politikës monetare./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë inflacioni banka e shqipërisë inflacioni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj