LIVE UPDATES
Aktualitet

DINAMIKA: “Vrasja e shekullit”, si u vra Azem Hajdari, sot iu vu kapaku dosjes!

11 Shkurt 2022, 12:35 Nga DOSJA
DINAMIKA: “Vrasja e shekullit”, si u vra Azem Hajdari, sot iu vu

TIRANË– Sot, Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për një nga të akuzuarit për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-truprojën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Dosja.al risjell gjithë dinamikën e plotë të ngjarjes së 12 shtatorit të vitit 1998, e cila është cilësuar nga shkrimtari Ismail Kadare si “vrasja e shekullit”. Ditën e vrasjes, Azem Hajdari ndodhej në qytetin e Fierit, ku edhe merrte pjesë në një miting të organizuar nga Partia Demokratike, më pas u ndal në Lushnje dhe më pas, pasdite mbërriti në Tiranë. Në mbrëmje u kthye në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike, ku po zhvillonte takime të tjera, por shkëputet vetëm pak për të takuar bashkëshorten e tij, e cila ishte në pritje të një djali dhe dy fëmijët e tjerë, Rudinën dhe djalin e madh, Kirjald. Pas takimit me ta, rreth orës 20:00, në seli afrohet një mjet me targa të Vlorës, brenda të cilit ndodheshin Fatmir Haklaj, Naim Çangu dhe Jaho (Salihi) Mulosmani.

Sipas motrës së Fatmirit, Zylifie Haklaj, I vëllai nuk kishte shkuar për të vrarë askënd por do të takonte një mikun e tyre, që kurrë nuk e përmendi me emër se për cilin bëhej fjalë. I informuar nga dikush, nuk dihet se përse, nga selia e PD-së del Azem Hajdari me dy truprojat e tij, Zenel Nezën dhe Besim Çerjen. Flitet se dikush e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar që të dilte jashtë por nuk u mor vesh kurrë se cili ishte “informatori”. Këtu hyn në lojë dhe Izet Haxhia, i cili akuzohet se ka qenë pikërisht ai personi që e ka nxjerrë në pritë deputetin demokrat, akuza që i ka mohuar edhe në procesin e tij gjyqësor.

“Nuk e nxora unë Azem Hajdarin në pritë. Para se të vritej, Hajdari ishte në takim me Sali Berishën. Azemi u njoftua se jashtë PD ishte një mjet me tritol. Kur e informoi këshilltari, ishte në zyrën e Berishës. Kur doli te makina, Azemi trokiti te xhami. Jaho Mulosmani ishte shofer i makinës, nuk qëlloi. Ai që qëlloi ishte Fatmir Haklaj. Kur ndodhi ngjarja, unë isha me Halil Haklajn (vëllai i madh i Fatmirit),”- tha Haxhia.

I informuar nga kush nuk dihet, por Azem Hajdari doli nga hyrja kryesore e selisë së Partisë Demokratike dhe u drejtua për në anën e majtë, drejt makinës, duke trokitur në xham. Në këtë moment nga mjeti Fatmir Haklaj dhe i afrohet me një kallashnikov në duar. Më pas në të djathtë të tij supozohet të jetë afruar Jaho Mulosmani dhe në të majtë Naim Çangu, që të dy të armatosur. Në këto momente Besim Çerja, truproja i vendosur në anën e majtë të Azem Hajdarit bllokon armën e Fatmir Haklaj duke ia kapur fort me të dyja duart. Drejtimi i tytës së kësaj arme shihte në krahun ku gjendej Zenel Neza dhe Naim Çangu dhe nga e djathta në të majtë të Fatmir Haklaj, kur sheh se Fatmirit i bllokohet arma Jaho Salihi afrohet dhe pretendohet se ka qëlluar me një pistoletë 9mm në kokë Besim Çerjen. Këtu ndodh një fenomen i rrallë, edhe pse i vdekur Besim Çerja vazhdon të mbaj të bllokuar armën e Fatmir Haklajt sa duket kjo ishte komanda e fundit e dhënë nga truri.

Në dëshpërim e sipër Fatmir Haklaj tërheq këmbëzën e kallashnikovit duke realizuar qitje të pakontrolluara, që kanë kapur pa dashje edhe Zenel Nezën e mikun e tij, Naim Çangun. Pasi Fatmir Haklaj e shkëput armën nga duart e Besim Çerjas, bashkë me Jaho Mulosmanin, qëllojnë mbi Azem Hajdarin që bëhet viktima e fundit e atentatit. Plumbi i parë e ka kapur Azem Hajdarin në dorë, të cilën duket ai e ka ngritur instiktivisht për t’u mbrojtur, ndërsa të tjerët i mori në trup, që i kushtuan edhe vdekjen. Pasi ka mbaruar punë, Fatmir Haklaj ka parë që kishte plagosur dhe mikun e tij, të cilin e ka tërhequr zvarrë deri në makinë duke e çuar në spital. Por ai ndërroi jetë në spital disa orë më pas.

“Kur e kam pyetur për vrasjen e Azem Hajdarit, kur i thashë që more më qafë tjerët që kishte me vete, ai më është drejtuar, kur një njeri të sulmon për ta marrë jetën çfarë do të bësh ti, do ti ngresh duart lart apo do ti thuash, këtu jam, vetëm bjeri këmbëzës, dhe koka e tij është varur, dhe ndoshta gjysëm ore se ka ngritur”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve. Megjithatë të dyja motrat, edhe pse kundër ekspertizës, mohojnë se në vrasjen e Hajdarit dhe Çerjes të kenë marrë pjesë Mulosmani dhe Naim Çangu, ndërsa gishtin e vrasjes përveç vëllait të tyre e drejtojnë nga Sali Berisha.

Por asnjë nuk i jep përgjigje pyetjes, pse doli jashtë selisë Azem Hajdari, e për këtë ka disa teori që qarkullojnë në rrjet! Izet Haxhia tha se Fatmiri tha se donte të takonte 2 persona, konkretisht Myftar Lumneshin dhe Dem Dollapin për një kasetë të regjistruar në vitin 1997 në Tropojë.

“Bëhet fjalë për një kasetë ku është regjistru Berisha, është kaseta e -97-s ku është regjistru Berisha në Tropojë ku thotë: “Ma sillni ose gjallë ose të vdekur” atë Shkëlqim Haklajn. Atë e ka regjistru një njeri i afërt i Berishës sepse unë nuk kam qënë në atë miting. Ky (Dem Dollapi) ju kish thënë që do j’ua jepte Haklajve,”-bënte me dije Haxhiu. Ndërsa të tjerë pretendojnë se kjo ishte përgjigja që Hajdari priste nga Muharrem Haklaj me të cilin kishte pasur një takim në zyrën e tij, ku duke vënë dorën mbi statujën e Dervish Luzhës, i kishte premtuar se nuk kishte gisht në vrasjen e Shkëlqimit, por gjithashtu i kishte pohuar se “vrasja ka dalë nga këtu”.

Në pritje të përgjigjes, mendohet se Haklajt mund të mos e kenë besuar versionin e tij për vrasjen e të vëllait. Megjithatë janë aludime pasi edhe sot nuk dihet arsyeja! I vetmi që mund të flasë është truproja i Hajdarit, i cili u shpëtoi plumbave, Zenel Neza. Por ai ka dhënë vetëm një dëshmi në spital për Sali Berishën, e sot vazhdon jetën e tij jashtë vendit duke mos u shfaqur më kurrë.

Ndërsa vetë Berisha, gjithashtu ka dëshmuar vetëm një herë, por shumë vonë ka drejtuar gishtin nga fisi Haklaj. Në të gjithë retorikat e tij politike të kohës, Berisha ia atribuonte vrasjen Fatos Klosit dhe Fatos Nanos, pa përmendur kurrë me emër fisin nga Tropoja, me cilin duke se kishin nisur një luftë në distancë.

“Jaho ka qenë Shef Rendi, ka thënë Jaho Mulosmani, ka dashur ta bëjë politike. Ai e di që Jaho s’ka pasur asnjë ndikim në vrasjen e Azem Hajdarit”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve. Megjithatë ngjarja u mbyll! Në një proces gjyqësor maratonë për atentatin u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua me burg përjetë si dhe dy vëllezërit Ismet e Izet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 20 dhe 25 vite heqje lirie. Masë kjo që ndryshoi sot me 21 vite për Izetin. Ndërsa vëllai i tyre i tretë, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. I vetmi që u shpall i pafajshëm për ngjarjen e shekullit, ishte Fatmir Meta. Madje u dëmshpërblye me rreth 24 milionë Lekë të vjetra për burgim të padrejtë pasi kaloi 472 ditë në qeli. Fatmir Meta ka kryer detyrën e shefit të komisariatit të Tropojës në kohën kur ndodhi vrasja e deputetit Hajdari. Pak ditë para ngjarjes ai ndodhej në Tiranë dhe prokurorët e çështjes pretenduan se ai i kishte ndihmuar duke i dhënë makinën dhe celularin e tij të pandehurit Jaho Mulosmani. Por gjatë procesit nuk u vërtetua fajësia e Metës menjëherë pas shpalljes së vendimit.

SHIKO EDHE KËTË:

Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet azem hajdari sali berisha vrasja e azem hajdarit zenel neza azem hajdari sali berisha vrasja e azem hajdarit zenel neza


Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend