LIVE UPDATES
Aktualitet

Diskutimet mbi vaksinën! Erion Dasho: Mjekët me mend e mirëpresin atë! Personat jashtë fushës e ndjejnë veten kompetent p

3 Shtator 2021, 11:11 Nga DOSJA
Diskutimet mbi vaksinën! Erion Dasho: Mjekët me mend e mirëpresin

TIRANË– Mjeku Erion Dasho përmes një shkrimi ka bërë një shkrim të gjatë në lidhje me vaksinën dhe për personat që nuk duan ta bëjnë. Ai shkruan se mjekët me mend nuk e kundërshtojnë vaksininimin, përkundrazi e mirëpresin atë. Më tej, për personat që nuk janë të fushës të cilët komentojnë dhe diskutojnë për vaksinën, mjeku Dasho shkruan se e ndjejnë veten shumë kometentë që të japin mendim dhe të nxisin debat për një çështje që nuk kanë informacion aq të thelluar sa ekspertët.

SHKRIMI:

TEORITË KONSPIRATIVE DHE DËMI I TYRE I JASHTËZAKONSHËM
Asnjë problem shëndetësor i njerëzimit nuk është shoqëruar me kaq teori konspirative sa pandemia e COVID-it! Origjina e virusit, përpjekjet e qeverive për të kufizuar të drejtat dhe liritë e njeriut duke përdorur si pretekst pandeminë, synimet e kompanive multinacionale për të fituar në kurriz të pandemisë, përpjekjet për të instaluar çipa, për të shkatërruar imunitetin e njerëzimit, për të komprometuar ADN-në, për të ulur lindshmërinë, për të shkaktuar vrasje të programuara masive, etj. etj.!Sigurisht kalimi i debatit në sferën jashtë shëndetësisë ka krijuar premisa (të drejta) që ekspertë të fushave të tjera si politikanë, aktivistë të të drejtave të njeriut, juristë, ekonomistë, sociologë, etj. të përfshihen në debatet rreth COVID-it. Kuptohet se mjekët me mend jo vetëm nuk e kundërshtojnë këtë përfshirje, por madje e mirëpresin atë. Debati ndihmon edhe vetë mjekët të orientohen më mirë në mënyrën se si ofrojnë kujdes shëndetësor kurues apo parandalues.POR!!!Problemi krijohet kur personat jashtë fushës së mjeksisë, të entuziazmuar nga diskutimi ku janë përfshirë, nisin të debatojnë në një fushë të cilën ose nuk e njohin, ose e njohin nëpërmjet postimeve të internetit apo videove të YouTube-it. Persona të cilët deri para një viti e kishin lexuar termin limfocit vetëm në fletët e analizave dhe hera e fundit që kishin mësuar diçka për ADN-në dhe ARN-në kanë qënë vitet e largëta të shkollës, papritur e ndjejnë veten kompetent të diskutojnë rreth këtyre termave! Ne mjekët para se të japim këshilla apo rekomandime rreth temave shumë specifike të imunitetit, vaksinimit, efekteve anësore, etj., lexojmë. Dhe nuk lexojmë pak!
Personalisht konsultoj burime të shumta informacioni para se të jap një këshillë. Këto janë ose revista nga më të besueshmet (p.sh. Nature, Science Magazine, NEJM, the Lancet, etj.) ose faqe interneti të organizatave shkencore nga më prestigjiozet. Këto gjetje i ballafaqoj me njohuritë bazë që kam marrë përgjatë 6 vite fakultet, 2 vite studimesh master ndërkombëtar dhe 24 vite përvojë pune si ekspert i shëndetit publik.
Pasi bindem se ajo që do të shkruaj apo them është e mbështetur shkencërisht nga të paktën dy burime informacioni (kriteri i parë dhe i pakundershtueshëm), përputhet me ato që janë parimet bazë të mjeksisë parandaluese apo kurative dhe është e dobishme për t’u lexuar apo dëgjuar nga publiku i gjerë, e publikoj në faqen time në FaceBook apo e komunikoj gjatë intervistave televizive.ME KË DEBATOJ ZAKONISHT?Më gëzon fakti që gjithmonë e më pak debatoj me kolegë bluzëbardhë. Kjo tregon se ka një konsensus midis gjithë ne, mjekëve dhe specialistëve të shëndetit publik, për parimet bazë që duhet të ndiqen për kontrollin e pandemisë dhe kjo nuk është një arritje e pakët. Fillimisht ka patur shumë debate dhe kundërshtime edhe midis vetë bluzave të bardha.Në këtë moment debati fillon dhe devijon. Debati më i nxehtë i ditëve të fundit është me një mikun tim virtual, jurist i njohur dhe i respektuar, person që mbi të gjitha zhvillon debat të kulturuar dhe të civilizuar. Në kushte të një kafe apo darke miqësore nuk do të kisha problem të diskutoja me orë të tëra me të, sepse nisur edhe nga pozicioni i juristit, ai mundohet të gjejë argumente dhe fakte për ato që beson dhe shkruan.Problemi është diku tjetër.Unë e shoh FaceBook-un si mënyrë për të ndarë mendimet e mia me miqtë e faqes, me besimin se ato që shkruaj do t’i ndihmojnë ata të kalojnë më lehtë pandeminë, të mbrojnë shëndetin dhe jetën e vet dhe të të afërmve të tyre. Kur një mjek më kundërshton dhe hyn në debat me mua, unë e mirëkuptoj sepse marr telefonin dhe diskutojmë pikat ku nuk merremi vesh bazuar mbi një “gjuhë” që e njohim dhe e kuptojmë të dy. E kuptojmë se cili burim informacioni është i besueshëm dhe cili jo dhe me shumë gjasa jemi në gjendje të gjejmë gjuhën e përbashkët në fund të diskutimit apo debatit.Kur unë debatoj me një jurist, apo ekonomist, apo politolog për çështje thellësisht mjeksore që kanë të bëjnë me koncepte bazë të cilat ata nuk i kanë, pasi ato koncepte merren gjatë viteve të gjata të studimit dhe jo nga një video, këtu unë i kam duart e lidhura. Nëse do të përpiqem t’i mbush mendjen bashkëbiseduesit jurist, duhet t’i rekomandoj të lexojë dy libra nga 500 faqe të fiziologjisë dhe fizpatologjisë, librin 300 faqe të imunologjisë, dy libra nga 300-400 faqe të mikrobiologjisë dhe sëmundjeve infektive, si dhe të ndjekë dhjetëra leksione dhe praktika mjeksore nga Prof. Sulçebe, Prof. Byku, Prof. Korraqi, etj., etj. Atëherë do të ishim në pozita të përafërta (ende jo të barabarta) për të diskutuar dhe debatuar.Por jo! Debatuesit dhe kundërshtuesit mjaftohen me argumentet e mëposhtëm:
Dikush përdor një frazë që lidhet me një emër të njohur dhe me reputacion. Një kërkim i thjeshtë do të tregonte se kjo frazë është lidhur në mënyrë abuzive me personalitetin në fjalë. P.sh. dikush ka deklaruar se “Prof. X deklaroi se vaksina shkakton vdekje” dhe ky post është ndarë me mijëra apo miliona herë. Mjafton një kërkim disa sekonda për t’u kuptuar se bëhet fjalë për në “fake news”, por debatuesi jo mjek thjesht nuk e vret mendjen për të bërë këtë test të thjeshtë.Dikush përdor frazën e një Nobelisti i cili mund të ketë qënë pikë referimi 20 apo 30 vjet të shkuara, por tani në moshën 90 vjeçare nuk e ka as mprehtësinë e gjykimit dhe as aftësinë për t’u përfshirë në debate shkencore të të njëjtit nivel. Sigurisht ai ka një “markë” të njohur si nobelist dhe audienca është e garantuar. Problemi është se miqtë e mi virtualë që influencohen nga Nobelisti në fjalë nuk lexojnë dhjetëra artikuj ku idetë e Nobelistit analizohen nga profesorë dhe ekipe që janë shumë më të aftë dhe të azhornuar se ai dhe që i hedhin poshtë me fakte të pakundërshtueshme idetë e Nobelistit.Dikush tjetër vendos si argument një fjali apo paragraf të shkëputur nga një intervistë apo deklaratë. Shpesh kjo frazë është përkthyer me ndihmën e një programi online. Kur unë ri-kërkoj dhe gjej artikullin orgjinal, shoh se në vijim të artikullit arrihet në një përfundim komplet tjetër, ose shpesh fraza e cituar është përkthyer gabim. Jo rallë, artikulli mund të jetë kuptuar drejt, por ka kufizime, p.sh. nuk është botuar në një revistë peer reviewed, bazohet tek studime me fuqi zbuluese të ulët (këtë autorët e deklarojnë, por një lexues pa njohuri mjeksore nuk arrin ta kuptojë), etj.Dëmet më të mëdha i shkaktojnë videot e mjekëve anti-establishment! Në to shihet një person bluzëbardhë që flet për konspiracionin botëror që po i kanoset njerëzimit nga X apo Y veprim. Herë problemi është testi që injekton virusin, herë mjekimi dhe prej disa muajsh vaksinat që “shkatërrojnë” ADN-në”, “programojnë vdekjen”, “sterilizojnë fëmijët dhe të rinjtë”, etj.Në radhë të parë, jo çdo person që mban veshur një bluzë të bardhë është mjek aktiv. Shumë nga promovuesit e teorive konspirative, janë mjekë të cilëve u është hequr licensa dhe e drejta e ushtrimit të profesionit pikërisht për shkak të ideve radikale dhe të dëmshme që kanë promovuar. Dikush që është përpjekur të trajtojë kancerin me acid dhe i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit, shfrytëzon qasjen që mundëson interneti për të krijuar idenë anti-establishment të radhës. Ai bën dëm edhe më të madh pasi e prezanton veten si “viktimë të establishmentit”. Alibi perfekte!
Sot bota ka gati 10 milion mjekë. Unë dhe kolegë të mi zgjedhim të dëgjojmë atë që referojnë mjekët e Oxford-it, Harvard-it dhe Yale-it, apo rekomandimet e CDC-së, EMA-s dhe FDA-së. A e kuptojnë pjesa më e madhe e debatuesve jo mjekë se nuk mund të krahasosh këtë evidencë me deklaratën e ish-mjekut me flokë të bardha të kërleshura që lëshon anatema kundër establishmentit me një gjuhë shpesh të sfazuar?
Përfundimisht, idetë konspirative kanë dëmtuar, dëmtojnë dhe do të dëmtojnë jo pak përpjekjet tona për të ndihmuar në parandalimin dhe kontrollin e COVID-it, përpjekjet për të ndihmuar njerëzit të mbrojnë shëndetin dhe jetën e tyre dhe të të afërmve të tyre.
Në faqen time çdokush do të gjejë gjithmonë informacionin të cilin unë e besoj dhe e ndjek edhe vetë dhe që ua rekomandoj familjarëve si dhe miqve të mi realë e virtualë.
Kushdo që beson, është i mirëpritur!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho erion dasho

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Shtator 2021, 10:41

Një nënë e re doli për xhiro me shoqen e ngushtë për ta nxjerrë foshnjën për ajër të pastër. Edhe një çift po ashtu doli për xhiro me qenin. Të dyja palë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj