LIVE UPDATES
Politike

“Distancohuni nga dhuna”, Kryemadhi këshillon qytetarët dy ditë para zgjedhjeve: Rama ndale përçarjen

28 Qershor 2019, 17:56 Nga DOSJA
“Distancohuni nga dhuna”, Kryemadhi këshillon qytetarët dy

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi ka bërë një thirrje kundrejt qytetarëve shqiptarë. Dy ditë përpara zgjedhjeve, kryamdhi në një status në rrjetet sociale këshillon qytetarët që të mos përfshihen në konflikte dhe të qëndrojnë sa më larg përplasjeve që po ndodhi në KZAZ-të  e ndryshme.

Më tej Kryemadhi teksa akuzon kryeministrin Edi Rama si provokator të këtyre përplasjeve shkruan se askush nuk duhet të bie pre e këtyre provokimeve që kanë për tendencë të përshkallëzojnë aktet e dhunës dhe të cënojnë sigurinë e jetës së qytetarëve.

Më tej si kryetare e LSI-së, Monika i drejtohet Ramës dhe shprehet se ai duhet të ndalë gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes mes shqiptarëve.

Reagimi i plotë

Lëvizja Socialiste për Integrim, e vetëdijshme për rolin e saj si forcë politike e përgjegjshme, konstruktive dhe me ndikim në jetën politike të vendit;

Me përgjegjësinë si misionare e integrimit europian të Shqipërise dhe për të kontribuar në mbrojtje të vlerave të demokracisë, të pluralizmit politik dhe të kushtetutshmërisë së veprimtarisë së institucioneve shtetërore;

Vëren me shqetësim se mungesa e reflektimit të përgjegjshëm përballë interesave të vendit nga ana e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama si dhe përpjekja e tij për t’ia kundërvënë pushtetin shtetit përmes komandimit politik të institucioneve ligjzbatuese;

Po provokon një situatë tensioni politik, konflikti social dhe përplasjesh në mes të institucioneve, çka fatalisht mund të çojë në përshkallëzim të akteve të dhunës dhe cënim të sigurisë së jetës së qytetarëve.

Në këto kushte;

LSI iu drejtohet të gjithë qytetarëve shqiptarë të distancohen dhe të dënojnë aktet e dhunës kudo dhe prej kujdo që të manifestohen ato;

Si qytetarë të përgjegjshëm të Republikës së Shqipërisë, të gjithë pa përjashtim, pavarësisht bindjeve apo simpative politike, duhet të ruajnë qetësinë e duke vënë interesat e larta të atdheut mbi çdo gjë tjetër, të distancohen me forcë nga çdo akt provokativ, dhe  në zbatim të ligjit, të denoncojnë cilindo që do të tentojë të prekë e rrezikojë jetën e qytetarëve, lirinë e tyre apo institucionet e shtetit.

LSI u kërkon të gjithë shqiptarëve të refuzojnë pjesëmarrjen në aktin e turpshëm e të paligjshëm të krijimit të shtetit paralel, me të cilin Edi Rama po përpiqet të sfidojë Republikën, Kushtetutën, Demokracinë dhe Pluralizmin Politik.

Lëvizja Socialiste për Integrim u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe veprimtarëve të saj në të gjithë Shqipërinë, që të mos bien pre e provokimeve të cilat do të vijnë duke u shtuar, pasi makineria kriminale e pushtetit të votave të krimit, e përfshirë prej panikut e frikës së ndëshkimit të afërm, do të përpiqet me çdo mjet dhe me çdo mënyre të krijojë kaos, konfuzion dhe konflikt, për të përligjur përpjekjen kriminale të Edi Ramës për të rrëzuar Republikën dhe për të marrë peng shtetin.

Në këto kushte, Lëvizja Socialiste për Integrim i drejtohet drejtpërdrejt Kryeministrit Edi Rama, të ndalë gjuhën e urrejtjes dhe të përçarjes mes shqiptarëve, të heqë dorë nga përgojimi, shpifjet dhe fyerja që janë bërë refren i veprimtarisë së tij, të ndalë makinën e tij të krimit dhe procesin e kundërligjshëm të 30 qershorit, sepse në të kundër ai do të jetë përgjegjësi kryesor për gjithë sa mund të ndodhë!

LSI ka dokumentuar dhe do të vazhdojë të dokumentojë gjithë veprimtaritë okulte e në kundërshtim flagrant me ligjin që po përgatitin falangat e krimit shtetëror dhe do ti denoncojë ato me forcë publikisht, siç ka bërë e do të vazhdojë ta bëjë edhe pranë institucioneve ndërkombëtare dhe misioneve të tyre të vëzhgimit dhe monitorimit.

LSI u bën thirrje forcave të Policisë së Shtetit që të ruajnë shenjtërinë e misionit dhe të uniformës së tyre në shërbim të ligjit dhe në mbrojtje të qytetarëve, e të mos iu binden urdhërava të kundërligjshëm të ministrit e shefave shërbëtorë të krimit, që duan ta venë policinë kundër popullit, përmes skenarëve kriminalë të përgatitur nga vjedhësit e votave dhe ortakët e tyre të krimit zgjedhor.

Përpjekja për të imponuar zgjedhjet partiake të partisë së Kryeministrit si zgjedhje lokale në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,  është provokimi më i rëndë që po ju bëhet saktificave dhe ëndrrēs së shqiptarëve për Shqipërinë si Europa, ndaj me Shqipërinë të parën dhe mbi gjithçka;

Jo dhunës!

Jo përçarjes!

Jo konfliktit!

Ndërkohë kujtojmë që jemi vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, në të cilat opozita nuk do të marrë pjesë. Për këtë arsye ka patur përplasje dhe një KZAZ-në Shkodër është djegur.

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar një datë tjetër zgjedhjesh që është 13 tetori. Kjo datë është refuzuar si nga mazhoranca edhe nga opozita.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi sulmet ne kzaz edi rama monika kryemadhi sulmet ne kzaz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj