Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
DITA 9/ Lufta në Ukrainë, 331 qytetarë të vrarë, termocentrali bërthamor në duart e Rusisë
4 Mars 2022, 21:55Nga DOSJA
UKRAINË– Në ditën e 9 të luftës rusët kanë sulmuar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë. Fatmirësisht nga ky sulm nuk është raportuar për asnjë viktimë deri më tani, por dëmet materialE janë të shumta. Pas këtij sulmi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi forcat ruse si autorë të këtij sulmi si dhe u kërkoi liderëve botërorë të ndalojnë Rusinë përpara se kjo të kthehet në një fatkeqësi më e madhe se ajo e Çernobilit në vitin 1986.
Këtë sulm e kanë dënuar vendet perëndimore si Anglia dhe SHBA-ja, ku kjo e fundit për të marrë masa konkrete ka aktivizuar ekipin e reagimit bërthamor. Johnson nga ana tjetër këtë sulm e ka quajtur të pamatur dhe të rrezikshëm për sigurinë e të gjithë Evropës. Ndërkohë që menjëherë pas sulmit, forcat ruse kanë mundur që të marrin nën kontroll termocentralin në Ukrainë, i cili është edhe më i madhi në botë. Vetë Rusia pretendon se sulmi ka për autore Ukrainën.
Zyra e OKB për të drejtat e njeriut, OHCHR, ka konfirmuar se 331 civile janë vrarë, përfshirë edhe 19 fëmijë që nga fillimi i pushtimit rus me 24 shkurt në Ukrainë. Vëzhgues të OHCHR të cilët ndodhen në Ukrainë, bënë me dije se 675 të tjerë janë plagosur që nga mesnata e së enjtes, ndërsa paralajmëruan se numri i saktë mund të jetë edhe më i lartë. Shumica e viktimave janë vrarë me armë shpërthyese , artileri e rëndë apo sulmet ajrore me raketa.
Kryetari i parlamentit të Rusië Vajçeslav Volodin tha se presidenti i Ukrainës Volodimri Zelenskyy është larguar nga Ukrainas dhe ndodhet aktualisht në Poloni. Mediat në Ukrainë kanë publikuar disa foto nga sulmet ruse, që pretendohet se është goditur edhe shtëpia shtetërore e Presidentit Zelensky. Sipas zëdhënësit të tij, një fragment i dyshuar rakete ka rënë në shtëpinë e presidentit Zelensky (shtëpia e dytë) në Kiev. Sergii Nykyforov postoi dy fotografi që supozohet se tregojnë copat e raketës në oborrin e shtëpisë në Koncha-Zaspa, në jug të Kievit.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba tha se ushtarët rusë po përdhunojnë gratë ukrainase. Në një deklaratë tronditëse, Kuleba u shpreh se është shumë e vështirë të flasë për ligje kur vendi ndodhet në një situatë të tillë. Ai ishte sot në Londër, në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare teksa foli për ngjarjet e rënda që denoncoi. Kancelari gjerman Olaf Scholz së fundmi ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, ku i ka bërë thirrje për përfundimin e të gjitha veprimeve në Ukrainë. Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime. Ndërsa nga ana tjetër presidenti rus njoftoi një raund të tretë të bisedimeve Rusi-Ukrainë këtë fundjavë, por ora dhe vendi nuk janë caktuar ende.
Gjatë pasdites u raportua për viktima në Kiev teksa u godit me raketë provinca Markhalivka. Sipas të dhënave, rezultuan 7 viktima mes tyre 2 fëmijë.
Përpara se të niste mbledhja e ministrave të jashtëm të NATO-s, sekretari amerikan Antony Blinken tha se Putin po rrezikon t’i sjellë botës më shumë fatkeqësi me pushtimin e Ukrainës. Më pas, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen paralajmëroi marrjen e sanksioneve të reja SHBA-BE ndaj Rusisë. Sipas saj, lufta në Ukrainë mund të vazhdojë për një kohë të gjatë.
Parlamenti ukrainas miratoi sot ligjin e sekuestrimit të pasurive ruse në vend. Nga ana tjetër, diplomati rus Gennady Gatilov mirëpriti propozimin e Turqisë për mbajtjen e një samiti mes ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në datat 11-13 mars.
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Raffael Grossi tha lidhur me shpërthimet në centralin bërthamor në Zaporizhzhia se nuk janë dëmtuar sistemet e sigurisë dhe mbrojtjes pranë reaktorëve bërthamorë. Ai premtoi se do të takohet me zyrtarë ukrainas në çernobil.
Nga ana tjetër, Pentagoni bëri me dije se sipas informacioneve të veta, forcat ukrainase kishin bllokuar avancimin e autokolonës ruse drejt Kievit.
Rusia vendosi më pas bllokimin e Facebook, Twitter dhe YouTube si kundërpërgjigje ndaj bllokimit të transmetimit të mediave shtetërore ruse dhe propagandës së Perëndimit kundër Luftës në Ukrainë. Presidenti Putin dekretoi sot ligjin drakonian të dënimit me 15 vite burg për shtetas rus që përhap informacione të rreme në dëm të forcave ruse.
Një burim në Shtëpinë e Bardhë për CNN raportoi se zv/presidentja e SHBA Kamala Harris pritet që të vizitojë Poloninë.
Ditën e sotme, Shërbimi Sekret i Polonisë bëri me dije se arrestoi mbrëmjen e 27 shkurtit gazetarin spanjoll Pablo Gonzalez me akuzën e spiunazhit në dëm të Polonisë dhe në favor të Rusisë.
Në mbrëmje, sekretari Antony Blinken u shpreh se me kalimin e kohës Ukraina do ta mposhtë Rusinë në luftë.
UKRAINË – Kryebashkiaku i qytetit Mariupol Vadym Boychenko kërkoi ndihmë ushtarake dhe hapjen e korridori për ndihma humanitare për shkak të gjendjes...
KIEV – Një raketë ruse ka rënë pranë shtëpisë së dytë së presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenskyy në zonën e Koncha Zaspa. Lajmi u dha nga zëdhënësi i ...
BRUKSEL – Komisioni Evropian ka pezulluar bashkëpunimin me entitetet ruse në kërkimin, shkencën dhe inovacionin, pas pushtimit rus të Ukrainës, tha komisi...
BERLIN/ MOSKË – Kancelari gjerman Olaf Scholz bisedoi sot në telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Shefi i Kremlinit i bëri me dije Scholz...
BERN – Zvicra do të miratojë sanksionet e reja të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe do të ngrijë asetet e më shumë njerëzve me lidhje të ngushta me presi...
LAJMI KRYESOR: DITA 9/ Lufta në Ukrainë, 331 qytetarë të vrarë, termocentrali bërthamor në duart e RusisëBurimi: Times of Israel(d.v/dosja.al)Ndihmës-Sekretarja...
KIEV – 7 persona, mes tyre 2 fëmijë kanë humbur jetën pas sulmeve me raketa nga forcat ruse në fshatin Markhalivka, 10 km larg kryeqytetit të Ukrainës, Ki...
BRUKSEL – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti se presidenti i Rusisë Vladimir Putin rrezikon të shkaktojë më shumë vuajtje dhe fatkeqësi...
UKRAINË – Rreth 100 persona ndodhen nën rrënoja në shtëpitë e shkatërruar nga bombardimet ruse në zonën e Borodiankas të kryeqytetit Kiev. Zëdhënësja...
KIEV – Parlamenti i Ukrainës miratoi sot projektligjin për sekuestrimin e të gjitha pasurive me origjinë ruse në vend. Ky ligj u kalua me vetëm 1 ditë pas...