LIVE UPDATES
Insights

Ditët e agonisë të pluralizmit në Shqipëri dhe shanset e fundit për ndërhyrje! 

16 Qershor 2019, 15:47 Nga DOSJA
Ditët e agonisë të pluralizmit në Shqipëri dhe shanset

TIRANË- Nëse në zgjedhjet e 30 qershorit partitë qeveritare rreth kryeministrit hyjnë vetëm, pa pjesëmarrjen e partive reale opozitare, demokracisë dhe pluralizimit në Shqipëri i ka ardhur fundi!

Ta çojmë në varreza, ta qajmë aty, politikanët të mbajnë fjalimet e rastit dhe mbi pllakën e gurtë të varit të shkruhet:

11 dhjetor 1990 – 30 qershor 2019

Këtu prehet pluralizmi shqiptar!
Vdiq i ri! 
E vranë në sherr e sipër ! 
Ju o kalimtarë që shkoni këtej hidhni një lot, vini një gjethe dafine dhe mendoni se njeriu sado të rritet mbetet një fëmijë e i papërgjegjshëm! 
Shqipëria prehet poshtë këti guri varri!

Varrosja e pluralizimi shqiptar e dëmton deri në palcë popullin dhe kombin shqiptar anë e mbanë trojeve të veta!

Qani edhe ju që nuk keni lindur ende, edhe ju të vdekur!

Brezi jonë ju vrau pa lindur dhe ju rivrau përsëri!

Kush është fajtori? Të gjithë! Llogaritë e i bën Zoti në botën tjetër kur të gjithë politikanët nëse nuk tërhiqen në ferr do t’i çojë. Pas tyre edhe ne të tjerët! Porta e parajsës është mbyllur!

Pamjet filmike nga Librazhdi a Prenjasi dje kur populli në rrugë thërriste : ik, ik, dhe eskortat e policisë mbronin të ardhurit dhe kryeministrin me makina blind që iknin si të cmendura duke rrezikuar qytetarët rrugëve a trotuareve ishin prova e asaj që do të ndodhi në ditët dhe vitet që do të vijnë!

Zgjedhjet janë të pamundura kështu për ne qytetarët! Mes breshër gurësh, sirenash policie sherresh mes nesh!

Asimetria në mjete dhe vendosja e shtetit, e forcave të armatosura dhe e policisë në shërbim të një force politike qeveritare për të mbrojtur përfaqësuesit e saj nga populli që pretendon se do t’a përfaqësojë treguan dje dhe në vazhdim se nuk mund të ecet kështu!

A ka zgjidhje?

Po! Po! Po!

Nga analiza e gjendjes ka të paktën 5 opsione për të gjendur një zgjidhje jo për të kënaqur palët, por për të bërë ato akte kirurgjikale që t’a shpëtojnë pluralizmin shqiptar nga vdekja e sigurt në ditët që vijnë!

Ka 5 opsione të shkëlqyera!

Por politikanët të heqin dorë fillimisht nga mjetet e dhunëshme.

Po, është dhunë ta çosh kryetarin e opozitës para zgjedhjeve në Prokurori. Pluralizmi ka mbaruar! 
Po është dhunë t’i bësh gjyqin ostracist Presidentit të Republikës në një seancë llafollogjie në një Kuvend me deputetë që marrin urdhëra dhe mund të votojnë edhe nëse u thuhet :”Gomari fluturon!”. 
Po është akt dhune edhe të gjuash eskportën e kryeministrit me gurë!

Këto janë zgjedhjet që na shërbeni o politikanë ne qytetarëve?!

Këto quani shprehje e vullnetit qytetar?

Kjo është qetësia që meriton qytetari kur të shkojë të hedhi votën në kuti?

Midis shkopit të policit dhe vëzhgimit të militantit që i mban shënim emrin në bllok duke e survejuar nga ballkoni?

Cfarë tallje po na bëni!

Vetëm një popull budalla mund të votojë kështu!

Pse? Sepse paskeni prerë datën e dasmës dhe krushqit nuk mund të kthehen më mbrapsht!

O na jepni çupën sot për nuse o u premë me thika për një qind breza me njeri tjetrin!

Në legjenda mijëvjeçare do të hyjë kjo javë!

Aristoteli, Makiaveli, Loku, Hobsi, Rusoi, Monteskjei do të na shihnin nga qielli dhe do të thoshin : Ja shqiptarët, kombi më idiot, më budalla, më shtetshkatërrues në Europë!

Kështu duam të na pranojë Europa!

Ne meritojmë të hidhemi në det po vazhduam edhe pak ditë kështu!

Ka 5 opsione të shkëlqyera!

Ka universitarë që i mendojnë këto, i kanë këto zgjidhje, por askush nuk dëshiron t’i dëgjojë!

Politikanët kanë nxjerrë shpatat me njeri tjetrin! 
Akademikë të korruptuar, senilë nga mendja, dhe të bufatur, heshtin si minj! 
Populli sheh një spektakël dhune me përbuzje dhe mendon se çfarë të bëj: të kap gurët apo të marr dhenë!

Ai fyhet cdo herë që sheh skena dhune sepse janë kërcënime kundër tij!

Rri urtë o skllav, o raja, o palaço, o turmë! – duket sikur i thonë!

Nuk do të ketë kryetar bashkie, politikan, qytetar që pas 30 qershorit do ta nisi e do ta ngrysi ditën si njeri!

Ka 5 opsione, mund të ketë edhe 50!

Por fillimisht duhet ndërhyrë për të mos e lënë të sëmurin në agoni të vdesi në mënyrë të sigurt në 30 qershor!

Mos shpresoni se do ta shëroni me barna popullore! 
E sigurt, vdekja! 
As duke u rrahur dhe çjerrë sipër shtratit të tij për trashëgiminë!

Ju doni ta vdisni sa më shpejt!

O sot, ose përgatituni për varrimin e madh ku poshtë gurëve do të shkruhet !

Këtu prehet pluralizimi shqiptar! 
Vdiq i ri! 
11 dhjetor – 30 qershor 2019! 
E vranë politikanët! 
Shqiptarët janë budallenj! 
O kalimtar mos kalo më këtej!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione artan fuga zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten artan fuga zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten

Sondazh

Poll
Insights 16 Qershor 2019, 12:34

Saga e një pasioni

Kur pashë Lindën që doli nga shtëpia e Nikos mendova në fillim se janë kushërinj. Niko qe shoku im prej vitesh. U ndamë në universitet,ai për oficer,unë për gaz...

Insights 12 Qershor 2019, 17:26

Urime 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës miq!

Urime 20 vjetorin e çlirimit te Kosoves miq! ## Ku jemi pas 20 vitesh! Pa polici e ushtri serbe neper kembe dhe te lire e te pavarur (deri diku) etj etj!...

Insights 10 Qershor 2019, 14:12

Mos shko or trim

TIRANË- Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetue...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj