LIVE UPDATES
Politike

Bushati për median greke: Asnjë metodologji s’e zëvëndëson mungesën e vullnetit politik. Ja çfarë tha për ish-homolog

11 Shkurt 2020, 13:32 Nga DOSJA
Bushati për median greke: Asnjë metodologji s’e

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, duke folur për ethnos.gr në margjinat e Forumit të 2-të Rajonal të Selanikut, deklaroi se Brukseli duhet të marrë gjithashtu përsipër pjesën e përgjegjësive që u janë atribuuar atyre për çështjen e zgjerimit, duke e trajtuar procesin si një moment historik dhe jo si një barrë.

Vetëm disa ditë pas njoftimit të Komisionit Evropian për një metodologji të re për procesin e anëtarësimit të vendeve të reja në BE, ish-ministri i jashtëm shqiptar thekson se është e rëndësishme të mbash gjallë procesin e zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor, një përpjekje e cila është ndërthurur me projektin e unifikimit evropian, i cili ka një pikë referimi në 1989, pas rënies së Murit të Berlinit.

Bushati sqaroi për ethnos.gr se “Metodologjia mund të përmirësojë potencialisht procesin e zgjerimit dhe se si vendet e Ballkanit Perëndimor do të përgatisin rrugën e kalimit të pragut të BE-së. Por, duhet të jemi të qartë se asnjë metodologji nuk mund të përdoret si zëvendësim i mungesës së vullnetit politik”, duke shtuar se “të gjitha palët duhet ta shohin zgjerimin si një histori win-win, duke e trajtuar atë si një përgjegjësi historike dhe jo si një barrë”.

Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor aktualisht po përballen me tre sfida kryesore, duke u përqendruar në sundimin e ligjit dhe demokracinë, zhvillimin demografik dhe socio-ekonomik. Dhe është e rëndësishme të sigurohet që përmes procesit të ri të transformimit që do të përfshihen qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ata të shohin që gjërat po ndryshojnë dhe nuk ngecin.

Duke iu përgjigjur skenarit të mundshëm të ndarjes së dy kandidaturave, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në Samitin e Zagrebit pranverën e ardhshme, siç disa qarqe diplomatike pëshpëritin, z. Bushati theksoi se tashmë nuk ka ndonjë çështje të tillë, duke kujtuar se Shqipëria duhet të kishte filluar negociatat e pranimit në qershor 2018. Ai tha se “Nëse lexoni vendimin që kanë marrë shtetet anëtare, atëherë do të shihni që ata kanë rënë dakord për një plan kohor për vitin 2019. Përsëri, në vitin 2019, BE nuk arriti të plotësojë premtimet e vitit 2018. Tani jemi në vitin 2020 dhe ka ardhur koha që të fillojmë negociatat e pranimit dhe të përqendrojmë të gjitha përpjekjet tona në procesin e zgjerimit”. Z. Bushati shpjegoi se edhe nëse Franca ngre kundërshtime të reja në Zagreb, për Shqipërinë nuk ka asnjë alternative tjetër përtej rrugës së Evropës.

Duke marrë përsipër kryesinë e OSBE-së për herë të parë në historinë e saj, ai theksoi për ethnos.gr se është një nga arritjet më të rëndësishme të politikës së jashtme shqiptare, veçanërisht pas anëtarësimit në NATO, duke marrë parasysh rëndësinë e organizatës, e cila lidh tre kontinente, Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë.

Çfarë thotë për Nikos Kotzias?

Biseda arrin në periudhën kur ai bashkëpunoi me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, dhe në përpjekjet e përbashkëta për të hapur një faqe të re bashkëpunimi. Ai tha se “Me mikun tim, Nikos Kotzias, nxorëm nga tavolina disa nga çështjet bilaterale dhe mosmarrëveshjet që kanë një rëndësi praktike për njerëzit duke hapur një dialog të bazuar në besim. Shpresoj se kjo do të jetë një bazë e fortë për t’u marrë me të gjitha çështjet e tjera që duhet të zgjidhen. Dialogu vazhdon edhe sot në nivelin e Kryeministrave dhe presim të shohim hapat e ardhshëm për zgjidhjen e çështjeve bilaterale”.

Ndër të tjera, gjatë ditëve të Kotzias-Bushati u ra dakord për varrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë nga Lufta Greko-Italiane në 1940-41, dhe zgjidhja e një numër çështjesh që kishin të bënin me shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi, siç është heqja e rezervave konsullore nga autoritetet greke dhe njohja e patentave shqiptare të drejtimit në territorin grek.

Ai shtoi se “nga ana tjetër, ekzistojnë edhe disa çështje të ndjeshme politike siç janë heqja e ligjit të luftës nga Athina, delimitimi i zonave detare dhe çështje të tjera historike që duhet të zgjidhen. Sa i përket Tiranës, Athina nuk është thjesht një fqinj i mirë, as vetëm një aleat brenda NATO-s. Marrëdhënia jonë me Greqinë ka një rëndësi strategjike. Përtej kësaj, dhe mbi të gjitha, duhet të kemi parasysh ndërveprimin njerëzor që kemi midis nesh dhe marrëdhëniet personale që shqiptarët kanë zhvilluar me grekët”.

 

Duke iu referuar minoritetit grek dhe tensioneve të rastit të krijuara, z. Bushati përsëriti që “ata janë një minoritet i respektuar, i njohur në Shqipëri. Do të jemi të lumtur, siç kam thënë edhe në të kaluarën, të eksplorojmë me qeverinë greke, modelin grek dhe modele të tjera evropiane që garantojnë plotësisht të drejtat e tyre në praktikë”.

Duke iu përgjigjur në fund shenjave të mbështetjes që ekzistojnë në Kosovë për një Shqipëri të Madhe, z. Bushati tha se “ky nuk ishte një skenar realist dhe ekzistonte vetëm në mendjet e atyre që do të donin të flisnin për këtë ide”.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati marredheniet shqiperi greqi nikos kotzias ditmir bushati marredheniet shqiperi greqi nikos kotzias

Sondazh

Poll
Politike 11 Shkurt 2020, 11:43

Tiranë-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbardhur takimin me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryemadhi ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj