Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me Presidentin Ilir Meta në ambientet e Presidencës. Pas takimit Kreu i Shtetit ka zbardhur detaje nga takimi, ku ka bërë me dije se i ka thënë se qeveria e Kurtit i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.
Mësohet se Meta vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera e vëllazërore. “Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike. Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, është shprehur Meta.
Kreu i Shtetit dhe Kurti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve integruese të të dy vendeve në BE, si dhe zhvillimeve në rajon. Presidenti Meta tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Më tej Presidenti Meta shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë. Po ashtu kreu i shtetit inkurajoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe partnerët e tjerë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës.
Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës. Fillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Ramën me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Të dy theksuan se do të punojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve por u ndanë tek ideja e Shengenit të Ballkanit. Kurti i qëndroi statik “jo-së” së tij. Pas takimit me Ramën, Kurti i shkoi në zyrë edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velij për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me axhedën e ngjeshur.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Pas takimit, Kurti dhe Basha kanë dhënë një deklaratë pë...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Burimet për Dosja.al bëjnë me dije se takimi është...
TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Në një njoftim për mediat, zyra e Kuvendit ka bë...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar për të takuar në selinë blu kryedemokratin Lulzim Basha. Basha shoqërohet nga shefi i kabintetit të t...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim delegacionin e Komisionit të Venecias, të cilin e njohu me të gjitha argumentet e tij ligjorë dhe kusht...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar institucionet në Kosovë duke thënë se janë shumë burokratike. Teksa foli për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe zb...
TIRANË- Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferëncës me Edi Ramën në Tiranë ka bërë me dije se ka pasur një diskutim të hapur me kryeministrin e S...
TIRANË- Mini Shengeni i Ballkanit ka sjellë dhe njëherë përplasje mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Nga konferenca e përbashkët në Tiranë, Kurti tha se duhet...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se janë të angazhuar në çdo hap p...